Kulturë
Meti Rexhepi: Mos na zërë në gjumë Shën Gjergj
E merkure, 11.05.2022, 06:54 PM
Meti Rexhepi
Mos
na zërë në gjumë Shën Gjergj
spërkatej
me degë gjethesh të lagura
të
mos e zërë gjumi i moshës madhore të gjetheve
t`i
kundrojë si veshën skeletet e drunjve pemëve lisave
veshe
trungun tënd me fletët e gjeometrisë së blertë të mendimit
ngrehu
mbrehu rrëmbeje shndërroje në penë vetëtimën e rrufesë
kur
të shkruash le t`i dalë shkëlqimi ngjyrës
bubullimat
le të rrëshqasin joneve të zjarrit
në
kulmin e kulmit të kurmit vrapit
zë
në thua të fërkimit tepria e mllefit
frerët
e rrezeve ngasin kuajt e padukshëm të jonizuar
kush
hyri ndërmjet atij vringëllimi hidhërimi i ndeshjes i godet
të
gjitha delet e kopesë pa sherre dhe vardisja e gjarprit
edhe
vetë rrapi i radhës së mashtruar
gjeniu
shtjelloi deri në thinja relievit nga ndërdyma
fushave
të mbërthyera mëtoi gjithësisë të notojë
pos
yll-kaltrës tij askund peshë as florinj
tori
e tori mbështolli e u mbështoll
në
perin e qepjes së urtisë dhe tha
e
madhërishmja e papërmbajtshmja rrufe
çerdhen
e zjarrmisë tënde në djersë e ke
humbja
e gjumit e pikasi shkasin
Kalorësi
i Pestë i Apokalipsit
i
doli ndoresh Mirko Gashit
e
bekuara e tmerrshmja e shkrepshmja rrufe
vetëtima
uverturë risish e poemës të stinës së re
s`verbojnë
krismat tua as shurdhojnë
burra
të shpifur lakmitarë zhgualli të pathyeshëm
palcën
prej qelqi t`ia lëmë sedrës së frikës
mençurinë
intuitës le ta zërë në gjumë
t`ia
lagë barotin e ta vë nën fre
prej
qielli ta zbres të varroset në dhe
o
Zot mos na gjuaj me gurë
prore
le të rrjedh shiu të mos i dalë tymi
margaritar
i lëngshëm rigon mallëngjim-ngazëllimi
i
Shën Gjergjit
Gjilan, më 6 maj 2017