E diele, 02.10.2022, 10:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Në "telashe" më fut prilli

E merkure, 20.04.2022, 06:14 PM


Në "telashe" më fut prilli

(cikël me poezi)

Nga Përparim HYSI

1. Në "telashe" më fut prilli

Iku marsi,erdhi prilli

Tek unë kthehet "bandilli"

Unë nga sot nuk jam thinjosh

Ja, më shihni:si "djalosh"!

Jam djalosh që ç'ke me të

Ndaj pas po ndjek"Atë"

Unë i flas,ajo s'më flet

Sado s'flet,jam"dreqi vet"

S'ndaloi NJËRA;hop tek "TJETRA"

Më thonë:- Është ditë për gënjeshtra!

Po vazhdoj dhe vazhdoj

Epo njëra do më dojë?

Sot mbeçë "thatë",por provoj nesër

Se më kot s'jam"stekë e vjetër"

Vargjet i sjell  për të qeshur

Gjithë lexuesit:për t'i përshëndetur.

1 prill 2022

2.Në një tjetër kohë

Gjiret në këmishë si me dridhje fluture

Mornica në mish dhe po pres një puthje

Sytë lëshojnë një dritë; një dritë plot shkëndija

M'u mbytën gjemitë;me sy ma bën mikja.

Lëshon një buzëqeshje që sikur më ndjellë

Pupu sa magjepse! Shkova në esfel!

Zë e "loz" me të: në një"gjatësi vale"

Tash lemza më zë(lëre ç'punë e madhe!)

Tund e shkund unë mendjen (në një"tjetër kohë")

Të tillë e kam gjendjen:rënkoj e bëj"oh"

Oh,me regëtima,për kohën që iku

Mbytem me psherëtima: në prill jam "ashiku"

2 prill 2022

3.Sado ardhur pleqëria

Sado ardhur pleqëria ( ndoshta shtyj ca vite tutje)

Koka ime plot me thinja, prapë unë mbushur huqe

Se më vjen prapë"mideja",si në kohë të djalërisë

Ndaj jam nisur për"beteja"(në beteja dashurisht)

Huqi,- thonë,- del me shpirtin:është bërë ves a zakon

As që pyes për covidin dhe nuk dëgjoj se ç'thonë

Pa zë dhe kapërdisem,si maçoku mu në thekër

Shoh një zonjë dhe i vardisem dhe harroj që jam i vjetër.

80-bukësh, po i "ri",por dhe mendja firi-fiu

Dhe nga mendja  axhami( a nuk thash: u kthye i"riu"?)

Se ka ardhur,o miq,prilli dhe unë jam"përtërirë"

Tani unë jam bandilli që"kullot " qelepir".

3 prill 2022

4. Për një mike

Fëmijët seç u rritën,gati për martesë

Ti e ruan"karizmën" dhe nuk është sajesë

Syri i madh,i zi,qepallat me bisht

Pleksur që i ri,me ty,dashurisht.

Buzët plot me lëng,të ëmbla qenë mjaltë

Koka ma bën"tëng",sado jemi larg

I kujtoj tani dhe dua t'I rrufis

Sado pleqëri,por prapë i sajdis.

Kujtoj gjinjtë e bardhë dhe të fortë si gur

Unë,po flokëbardhë,por bie i sëmurë.

Vite plot ikën,por ti vjen si dritë

Veç malli nuk ikën që më mpik në shpirt.

6 prill 2002

5. Kolegia

Eh,moj kolege,e bukur si drita

Kur hyje në zyrë,më e plotë drita.

Nga koka tek këmbët të zbriste një nur

Dukej e gjithë zyra,veshur me purpur.

Një ditë m'u afrove, më puthe në faqe

Tani e gjithë zyra,era manushaqe!

Më zuri një lëmëz,ghë-ghë në grykë

Të më ikte lemza,të putha atë ditë.

E kujtoj që goja m'u mbush çokollatë

Sa s'më doli"boja" (Ç'ndodhi atë çast?!)

Në zyrën e punës,ndodh, kur je vetëm,

E humbet"pusullën"(si unë me kolegen).

7 prill 2022

Tiranë,20 prill 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora