E merkure, 07.12.2022, 11:19 PM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Lule nëpër New York për mësuesit e "Alba Life", Ambasador i Kombit

E hene, 14.03.2022, 07:33 PM


Lule nëpër New York për mësuesit e "Alba Life", Ambasador i Kombit

Nga Keze Kozeta Zylo

Që ditën që është hapur Shkolla Shqipe “Alba Life” gati 15 vjet më parë e ka festuar me nderim dhe respekt Ditën e Shenjtë të Mësuesit, 7 Marsin.

Të gjithë nxënësit mësojnë historinë se: Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe.  Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë.  Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes Kombetare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj.

Të gjithë mësuesit i edukojnë me frymën e lartë të patriotizmit, të mësojnë Gjuhën Shqipe këta nxënës që dhe në Diasporë të jenë pasardhësit e Rilindasve dhe të jenë DRITA E KOMBIT SHQIPTAR.  Naim Shqipëria na frymëzon:

O vëllezër shqiptarë

Gëzohi! që erth kjo ditë,

Kaq’ e mir’ e kaq’ e mbarë

Që sjell gjithë mirësitë.

Aspak nuk është befasuese se shumë prej nxënësve të lindur dhe rritur jashtë trojeve amtare e mësojnë për herë të parë historinë e hapjes të shkollës së parë shqipe.  Ata mësojnë rreth terrorit osman, të vërtetën e hidhur se më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla, prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, Shkollë Shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin.

Shpesh ata pyesin të çuditur dhe pyetjet e tyre nuk kanë mbarim.  Psh: Si është e mundur që në Shqipëri egzistonin shumë shkolla të huaja dhe për shekuj nuk kishte asnjë shkollë shqipe?  Asimilimin ata nuk e gëlltisin dot, pushtimin e urrejnë.  Historia e martirëve të arsimit kombëtar dhe e popullit shqiptar ata i frymëzon për të shkruajtur paragrafe, esse të shkurtëra, ose dikush prej tyre dhe i tregon në klasat publike amerikane ku ata janë nxënës të tyre.

Mësuesit ju tregojnë historitë e martirëve të arsimit kombëtar si: Pandeli Sotirin, Papa Kristo Negovani që u masakrua barbarisht në moshën 30 vjecare nga andartët greke.  Ai ka thënë:

“Vramëni, por gjakun mblidhmani në një enë që të shkruajnë nipat tanë gjuhën shqipe”!…

Luftrat janë tmerri i popujve, janë shkatërrimi i çdo gjëje, por më së shumti tek fëmijët.

Në këtë 7 Mars pranë kishja një nxënëse me mama nga Ukraina dhe baba shqiptar të cilët e kanë regjistruar në Staten Island me plot dashuri për të mësuar Gjuhën Shqipe. Për shkak të moshës së saj nuk bisedova, por ndërkohë shikoja lulen e bukur që mbante në duar, që simbolizonte jetën në sytë e mi. Të pakten ishja e sigurtë nga prindërit me të cilët kishja biseduar se gjyshi i saj dhe dajat ishin gjallë.  Ata jetojnë disa kilometra jashtë Kievit, kryeqyteti që është synimi i bombardimeve dhe marrjes nga pushtuesit rus.

Kur lashë Atdheun…me vehte mora një copëz shqipërie që shndrit nga veprat më të epërme të Kombit.

E përkujtoj jo thjesht me një shkrim, por me misionin për t’i njohur nxënësit e Shkolles Shqipe “Alba Life” në New York me figurat më të ndritura të kohës dhe për t’ju mësuar Gjuhën Shqipe.

Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti të pakufishëm z.Qemal Zylo themeluesi dhe drejtor i Shkollës Shqipe "Alba Life" që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut dhe në Online iu dhuron çdo vit nga një buqetë me lule.

Për shkak të numrit të madh të shkollave dhe klasave nëpër NY po i përmbledh në këtë shkrim me mirënjohjen tonë për të gjitha mësueset e nderuara, asistentet dhe koordinatoret të Alba Life si: Entela Muda, Elona Shkreta, Anxhela Alushaj, Ariana Topallaj, Arta Xhaferri, Blerim Gjocaj, Fatbardha Shiqerukaj, Mirvete Krasniqi Veselaj, Majlinda Tafaj, Alda Hoxhaj, Davida Hasanaj, Adelina Lacaj, Gela Bulku, Vjollca Skënderi, Eriola Shahaj, Sonilda Koçi (Online).

Këto mësuese e meritojnë mirënjohjen tonë dhe i inkurajojmë fort të bashkëpunojme deri në frymën e fundit për këtë mision kombëtar për të cilin jemi betuar.

6 Mars, 2022

New York



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjekë Marinaj: Kozeta Zylo, një shkronjë shtesë në alfabetin e diasporës shqiptare në Amerikë Kozeta Zylo: Nëna pranë foshnjës së vdekur Kozeta Zylo: 14 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës festohet me madhështi në Manhattan Kozeta Zylo: Krijohet “Ulqini”, shoqata më e re në Diasporën Shqiptaro Amerikane Kozeta Zylo: Romancë Kozeta Zylo: Ne 117 vjetorin e vrasjes se Papa Kristo Negovanit Kozeta Zylo: Në shtëpinë e shkrimtarit të shquar Walt Whitman Kozeta Zylo: Lamtumirë Agron Isufi Kozeta Zylo: Promovohet libri “Përpjekja për Lirinë Shqiptare dhe Fundi i Jugosllavisë” Kozeta Zylo: Gëzuar ditëlindjen e 106-të në qiell, Dr. Lazër Radi! Kozeta Zylo: Luigj Çekaj si Shenjt i Poezisë Kozeta Zylo: Koncert tradicional i festave të fundvitit nga Shkolla Shqipe "Alba Life" Kozeta Zylo: Lamtumirë Ilia Ylli Luka Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në mjediset universitare të St. Francis College në Brooklyn Kozeta Zylo: Nëna dibrane që festoi 100 Vjetorin e lindjes në Ditën e Flamurit Kombëtar Kozeta Zylo: Akademi Përkujtimore Kushtuar Heroit Legjendar Adem Jasharit Dhe Ditës Së Flamurit Kombëtar Kozeta Zylo: Protestë për drejtësi kundër krimeve serbe nga Diaspora në Amerikë para konsullatës serbe Kozeta Zylo: Loti im godet pa meshire perdhunuesit serbe ndaj motrave te mia te Kosoves Kozeta Zylo: Mirënjohje për Shkollën Shqipe “Alba Life” Kozeta Zylo: Dritan Abazovic takohet me diasporën shqiptaro amerikane në Staten Island

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora