E enjte, 08.12.2022, 12:10 AM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Krijohet “Ulqini”, shoqata më e re në Diasporën Shqiptaro Amerikane

E diele, 20.02.2022, 06:56 PM


Krijohet shoqata “Ulqini” - shoqata më e re në Diasporën Shqiptaro Amerikane

Nga Keze Kozeta Zylo

Sot në Staten Island u krijua shoqata më e re në Diasporën Shqiptaro-Amerikane e pagëzuar me emrin më të bukur “Ulqini”.  Në Staten Island në një nga ishujt e bukur të Nju Jorkut në restorantin “Tratoria Toscana” u mblodhën nismëtarët e kësaj shoqate dhe anëtarë të saj për të krijuar shoqatën “Ulqini”.

Kryetari i shoqatës “Ulqini” në New York u zgjodh z.Xhemo Lanica, n/kryetar z.Cano Apaduli dhe sekretare znj.Dina Seferi.  Gjatë intervistës që i morëm si TV “Alba Life” z.Lanica ndihej shumë i emocionuar dhe i gëzuar që kishin krijuar shoqatën “Ulqini” dhe tha se së bashku mund t’i shërbejmë Atdheut tonë, të ndërtojmë dhe të kalojmë pengesat e shumta që kemi përpara.   Ajo që më preku më shumë gjatë bisedës ishte se si ky djalë kaq i ri në moshen 22 vje çare kishte një mision të qartë në kokë rreth shoqatës “Ulqini” e cila ka si objekt kryesor humanizmin për të qenë në shërbim të njerëzve në nevojë ve çanërisht fëmijëve me Autizëm dhe probleme të tjera shëndetësore.

Ne kemi se nga të frymëzohemi vazhdoi z.Lanica, ne kemi shembullin më të bukur në botë shenjtoren shqiptare Nënën Tereza që iu ndodh gjer në fund të jetës së saj njerëzve në nevojë.  Shoqata jonë ka gjithashtu obligim për të ndihmuar nxënës që duan të vazhdojnë studimet universitare për rezultatet e shkëlqyera, por nuk ju jepet mundësia.

Djali nga Ulqini një qytet i themeluar rreth shekullit V p.e.s. nga Ilirët fliste një shqipe të kulluar çka më bënte të ndihesha shumë krenare.  Ai kishte mbaruar shkollën fillore “Boshko Strugar”, të mesmen në Shkoder në kolegjin turko amerikan dhe universitetin në UMSH në Tiranë, për shkencat politike dhe diplomacinë e jashtme.  Ulqini është qytet bregdetar i mahnitshëm i cili laget nga Deti Adriatik dhe posedon një pasuri të madhe kulturoro-historike dhe natyrore.

Tek bisedoja për Ulqinin e pamundur të mos më vinte në mendje Gjon Buzuku i kësaj treve shqiptare, përkthyesi dhe përpiluesi i librit të parë të botuar si dhe përkthimit të parë në gjuhën shqipe, një liber liturgjik kishtar i titulluar Meshari.  Vepra e Gjon Buzukut hapi një etapë të re në lëvrimin e shqipes si gjuhë e shkruar.

Jane këto treva shqiptare të marra padrejtësisht nga pushtuesit e shumtë, por bijtë e shqipes kanë mbijetuar dhe e kanë ruajtur mrekullisht gjuhën tonë hyjnore.  Mali i Zi sot ka zv/kryeminister një djalë të ri shqiptar z. Dritan Abazovic, me origjine nga Ulqini i cili është pretedent për kryeministër dhe unë frymezohem prej tij vazhdoi z.Lanica.

Në këtë mbledhje me nismëtarët merrte pjesë z.Marko Kepi ish kandidat për këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut i cili I shprehu bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen që do i japi Organizata “Rrënjët Shqiptare”, në të cilën z.Kepi është President i saj.

Z.Lanica tha se ishte frymëzuar ta krijonte këtë shoqatë që në kohën e pandemisë ku dilte nevoja e domosdoshme të ishim bashkë dhe të fitonim kundër saj.  Shoqata “Ulqini” së shpejti do të ftojë anëtarët, dashamirësit e saj për aktivitetin e radhës dhe në focus do të jetë mbledhja e fondeve për bamirësi në ndihmë të fëmijëve në nevojë.

Urime dhe punë të mbarë shoqatës “Ulqini” shoqatës më të re në Diasporën Shqiptaro Amerikane

13 shkurt, 2022

Staten Island, New York



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Romancë Kozeta Zylo: Ne 117 vjetorin e vrasjes se Papa Kristo Negovanit Kozeta Zylo: Në shtëpinë e shkrimtarit të shquar Walt Whitman Kozeta Zylo: Lamtumirë Agron Isufi Kozeta Zylo: Promovohet libri “Përpjekja për Lirinë Shqiptare dhe Fundi i Jugosllavisë” Kozeta Zylo: Gëzuar ditëlindjen e 106-të në qiell, Dr. Lazër Radi! Kozeta Zylo: Luigj Çekaj si Shenjt i Poezisë Kozeta Zylo: Koncert tradicional i festave të fundvitit nga Shkolla Shqipe "Alba Life" Kozeta Zylo: Lamtumirë Ilia Ylli Luka Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në mjediset universitare të St. Francis College në Brooklyn Kozeta Zylo: Nëna dibrane që festoi 100 Vjetorin e lindjes në Ditën e Flamurit Kombëtar Kozeta Zylo: Akademi Përkujtimore Kushtuar Heroit Legjendar Adem Jasharit Dhe Ditës Së Flamurit Kombëtar Kozeta Zylo: Protestë për drejtësi kundër krimeve serbe nga Diaspora në Amerikë para konsullatës serbe Kozeta Zylo: Loti im godet pa meshire perdhunuesit serbe ndaj motrave te mia te Kosoves Kozeta Zylo: Mirënjohje për Shkollën Shqipe “Alba Life” Kozeta Zylo: Dritan Abazovic takohet me diasporën shqiptaro amerikane në Staten Island Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” në ditën e parë për vitin akademik 2021-2022 Kozeta Zylo: Një princ shqiptar Zigfrid - Tafaj në skenën e New Roshell-it në New York Kozeta Zylo: Betimi i mësuesit Kozeta Zylo: U inagurua Qendra “Illyria” në Bronx për mbarë Diasporën Shqiptaro Amerikane

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora