Mendime
Hilmi Saraçi: Kush ishte Mulla Asllan Murati
E enjte, 06.01.2022, 07:00 PM
Kush ishte Mulla Asllan Murati (?)
Nga
Hilmi Saraçi
Mulla
Asllani herët filloi të punojë me zell dhe dashuri për lirinë dhe pavarësinë e
Kosovës. Në këtë fushë krahas me të tjerë, sidomos me prof. Latif Berishën u angazhua në aktivitete shoqërore dhe
politike kundër pushtuesit serbo çetnik. Në xhami dhe kudo nëpër institucionet
tjera jofetare krijoi autoritet dhe
besim të dalluar. Ai (Mulla Asllani) gjithmonë krahas shpiegimit fetar
shpiegonte edhe për historinë shqiptare, për rëndësinë që ka angazhimi ndaj
kombit dhe atdheut. Si historian kishte njohuri të shpiegonte qartë shumë tema
nga historia jonë,preardhjen e kombit shqiptar dhe rëndësinë që ka angazhimi
për ta ruajtur kulturën dhe traditën tonë kombëtare, prandaj shpejt u
dallua si një fytyrë e shquar fetare dhe kombëtare. Në
këtë fushë krahas me të tjerë, sidomos me prof. Latif Berishën u angazhua në aktivitete shoqërore dhe
politike kundër pushtuesit serbo çetnik. Nëpër objektet fetare (xhamitë) si
kryetar i Bashkësisë Islame në Mitrovicë hapi dyert për aktivitete kulturore,
arsimore, politike dhe kombëtare, sidomos për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi
serb. Ndihmoi që arsimtarët dhe nxënësit e larguar nga shkolla të ushtrojnë
veprimtarinë e tyre edukative dhe arsimore nëpër objektet fetare. Organizoi dhe mori pjese në disa demostrata
dhe protesta kundër pushtuesit serb.Ishte në ballë të demostratave. Pjesëmarja
e tij ndikoi në masovizimin e qytetarëve për të protestuar dhe kundërshtuar
pushtuesin. Gjatë luftës 1998-1999 ndihmoi UÇK-në dhe tregoi një angazhim të
veçantë për luftën për liri dhe pavarësi të vendit. Para luftës ishte njëri
ndër organizatorët dhe prijsit për pajtimin e gjaqëve. Në këtë fushë, përveç në
komunën e Mitrovicës , ishte i pranishëm bashk me Anton Çettën, Zekeria Canën,
Mark Krasniqin e të tjerë në Verrat e
Llukës dhe në Bubovec të Malishevës- ishte një personalitet I njohur fetar dhe
kombëtar, prandaj me autoritet të veçantë pajtoi qindra familje të gjaksuara
dhe të ngatrruara. Ai në rajonin e Mitrovicës bashk me prof. Latif
Berishën,prof. Ahmet Malokun e të tjerë
shtriu dorën e pajtimit për shumë gjaqe
dhe ngatrresa…Nëpër trueza shkencore dhe fetare ishte mjaft i pranishëm.Disa
tema që trajtoi ishin mjaft të qëlluara dhe me vlerë të veçantë shkencore dhe
fetare... Mirëpo ajo që e dallon nga të
tjerët Mulla Asllanin ,është angazhimi i tij për heroin tonë kombëtar, Isa
Boletinin.Bashk me prof. Latif Berishën,prof. Muhamet Shukriun ,prof.
dr.Pajazit Nushin e të tjerë ndihmoi në zbulimin e eshtrave të Isa Boletinit me
bashkluftëtarë të tjerë në Pobrezhje (Podgoricë), sjelljen dhe ruajtjen e tyre
në Kosovë. Mulla Asllani ka ruajtur me
vite të tëra në një vend, objekt ndihmës në oborrin e tij eshtrat e Isa
Boletinit dhe të luftëtarëve të tjerë. Ai gjatë kësaj periudhe nuk hezitoi as
nuk u frikësuar, por u angazhua me
dashuri dhe krenari të punojë me përkushtim për heroin kombëtar Isa Boletinin ,
të kujdeset dhe të ruaj eshtrat e tij në një fshehtësi të madhe nga pushtuesi
kriminel serb…
Pas
luftës nuk u ndal, por punoi me zell dhe dashuri për çështjen e shtetndërtimit
të Kosovës duke marr pjesë në shumë takime dhe debate. Kontaktoi dhe shtroi
shumë çështje me rëndësi të veçantë me ndërkombëtarët, sidomos kishte takime të
shpeshta me komandantin e KFORI-t ,Gjeneral Kermabo, për zgjedhjen e problemeve në veri të vendit, kur kriminelët
serb të përkrahur nga Beogradi
keqtrajtuan, përzunë nga shtëpitë e tyre dhe vranë shqiptarët.Uzurpuan dhe
rrënuan shumë shtëpi dhe Xhaminë e Ibrit e cila ende përkundër kërkesave që të
rindërtohet, kriminelët serb nuk lejojnë rindërtimin e saj. Angazhimi i Mulla
Asllanit për të luftuar të gjitha këto
vepra kriminale ishte mjaft e dalluar.Ai herët
që nga fëmijëria u dalluar nga moshatarët e tij me orientim fetar dhe
kombëtar , ngase ai rrjedh nga një familje me tradita fetare dhe kombëtare.
Kishte një energji të papërshkruashme pozitive e cila ishte vendimtare në jetën
dhe në veprimtarinë e tij. Këtë masë miri e verteton puna e tij që bëri si
fetar (hoxhë) dhe atdhetar me ide përparimtare dhe intërgruese në shoqërinë ku
jetoi dhe veproi. Aftësia e lindur e Mulla Asllanit që t’u përgjigjet rrjedhave
kombëtare të kohës, vyrtytet e trashiguara nga të afërmit siq ishte Mulla Osman
Ujkani dhe dajallarët e tij siq ishte
Hamit Saraçi, shoqërimi me intelektualë dhe patriotë të ndryshëm siq
ishin (janë) prof Mehmet Gjevori, prof. dr.Pajazit Nushi, prof.dr. Sabit
Uka,prof.dr. Mehmet Halimi,prof.dr. Jusuf Osmani,prof. dr. Shefki Sejdiu, dr.
Ramadan Këlmendi, prof.dr. Adem Zejnullahu, dr.Mehmet Rukiqi e të tjerë dhe një
varg faktorësh të tjerë ndikuan që Mulla Asllan Murati me qëndrimin dhe
ngritjen fetare ,shkencore,humane dhe kombëtare të rrezatonte në çdo vend ku jetoi dhe veproi.