Mendime
Enver Bytyçi: Pyeteni Pacollin se çfarë mendon Serbia për Asosacionin!
E merkure, 05.01.2022, 08:10 PM
Enver
Bytyçi:
Pyeteni Pacollin se
çfarë mendon Serbia për Asosacionin!
Behgjet
Pacolli ka deklaruar në një intervistë të ditës së djeshme se “Unë jam pro asaj
që Kosova të sillet si shtet serioz që respekton obligimet ndërkombëtare dhe që
i beson aleatëve të vet. Nëse dikush mendon se SHBA dhe Bashkimi Evropian, që
janë sponsorë të Asociacionit, dëshirojnë të krijojë Republika Srpska në Kosovë
apo çkado tjetër dhe se ata nuk e dinë çfarë rreziku paraqet Serbia, sinqerisht
nuk e di ku jetojnë".
Më
lindin disa pyetje rreth kësaj deklarate:
-
Ata që kanë firmosur Asosacionin dhe ndihmësit e tyre, si Pacolli, u dëshmuan
se për shkak të kapjes nga krimet e korrupsioni nuk ishin të vëmendshëm për
interesat e Kosovës. A mos Pacolli dëshiron t'i ndihëmojë këta bashibozukë që
në emër të luftës e plaçkitën Kosovën?!
-
Sponsorët europianë që mundësuan Asosacionin ishin të llojit të Mogherinit, e
njohur për lidhjet e ngushta së paku ideologjike me Rusinë dhe Serbinë, njësoj
siç është i njohur Pacolli për lidhje të tilla për shkaqe financiare. A do të
thotë kjo se duhet anashkaluar vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për
shkak të besimit të verbër te një ndërmjetësuese si Mogherini?!
-
Ata që jetojnë në tokë e dinë se Marrëveshja për Asosacionin dhe marrëveshjet e
tjera janë prodhuar me kërkesën e Beogradit pa asnjë ekspertizë, thjesht si
rezultat i vullnetit të Hashim Thaçit. Pyetja për Pacollin është: Kush është i
besueshëm në këtë rast, mendimi juaj pragmatik, apo mendimi dhe ekspertiza e
munguar e ekspertëve të pavarur?! Kush ka të drejtë, ti Behgjet Pacolli, apo
epskertët amerikanë e britanikë, të cilët paralajmërojnë për rrezikun e
krijimit të një Republika Srpska me anën e Asosacionit?! A mos duhet që Behgjet
Pacolli ta mësojë kur është mjaft në përçarjet dhe përçartjet e veta pro-serbe
e pro-ruse?
-
Së fundmi, zotit Pacolli i duhet bërë pyetja se ku jeton ai? Sepse qytetarët e
Kosovës pikërisht këtë nuk kanë mundur ta mësojnë, megjithëse përpiqen në këtë
drejtim prej dekadash! Jeton në Kosovë, apo në Serbi e në Rusi?! Duhet ta ndajë
mendjen e mos mashtrojë publikun me sofizma të tilla.
__________
Të
gjitha partitë opozitare të Lindjes Europiane, të cilat u formuan në procesin e
rënies së sistemit komunist, u tkurrën ose u shuan pas një apo dy dekadave. E
vetmja parti që rezistoi fort ishte Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Lidhja Demokratike
e Kosovës. Por LDK u formua dhe zhvilloi aktivitetin e saj në kushte të
ndryshme nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Ajo u tkurr shumë për shkak të
bashkëpunimit të saj të tepruar me Partinë Demokratike të Kosovës! Ndërsa
Partia Demokratike e Shqipërisë filloi të zhbëhej për shkak të kompromiseve të
lidershipit të Bashës me narko-shtetin!
Po
pse PDSH nuk pësoi fatin e simotrave të saj në Lindje? Sepse nuk bëri kompromis
me regjimin e shkuar dhe as me Partinë Socialistë si trashëgimtare të PPSH-së!
E në të gjithë kurbën e këtyre qëndrimeve, dalja nga Qeveria e Stabilitetit
shënon kthesën e madhe në historinë e kësaj partie. Në të kundërt ajo do të
kishtë pësuar fatin e partive të tjera në Europën Lindore.
Ka
edhe faktorë të tjerë! Por rezistenca ndaj partisë trashëgimtare të diktaturës
është faktori kryesor. Bashkëpunimet kanë ndodhu vetëm në rastet kruciale për
kombin. Çdo bashkëpunim tjetër pa kushte me socialistët do të sillte fatkeqësi
të mëdha jo vetëm për PD-në, por edhe për Shqipërinë. Nëse nuk e besoni këtë,
atëherë kthehuni dhe analizoni ato që kanë ndodhur në Partinë Demokratike me
Lulzim Bashën në këto 8-9 vite!
Bashkëpunimi
me "djallin" është vdekja e njeriut! Për partitë sjell shuarjen e
tyre dhe zhdukjen e sistemit pluralist, si kusht I domozdoshëm për demokracinë
funksionale!
__________
Më
2 korrik 1990 regjimi i Serbisë në Kosovë ua mbylli deputetëve dyert e
parlamentit. Por ata e shpallën deklaratën e pavarësisë në shkallët godinës së
Kuvendit të Kosovës. Ajo njihet zyrtarisht si Deklarata e Pavarësisë!
Më
duket se metodat e Lulzim Bashës për të mbyll dyert e selisë së Partisë
Demokratike janë të njëjta me ato të Serbisë së vitit 1990 në Kosovë!