Mendime
Nikoleta Kovaçi: Shakate e shtetit me vrasjen e policit Xhulio Prela!
E diele, 02.01.2022, 06:54 PM
Shakate e shtetit me vrasjen e policit Xhulio Prela!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Naten
e Shenkollit, te nje viti ma pare, ne mes te rruges, ne sy te kamerave vritet
me 3 plumba efektivi i FNSH-se! Policia, shpejt e shpejt lau duart: Xhulio nuk
ishte ne orarin zyrtar te punes kur u ekzekutue! Pra ai nuk ishte ma polic, po
qytetar i thjeshte!
Makina
qe perdori vrasesi u pa ne kamera dhe nuk shmangej dot! U gjet edhe robi qe e
kishte dhe ia kishte dhane vrasesit! Ky i fundit, sa policia u mendue me
justifikue mosqenien ne detyre te Xhulios dhe me i gjet ndonje bisht per kohen
qe ka qene ne policine e Lezhes, iku i paprekun ne Prishtine! Atje, edhe pse
pandemi, e policat nuk linin njeri rrugeve pa kontrollue per maska, ai i hipi
avionit e shkoi ne pune te vet! U arrestue i zoti i makines! Tregoi se kujt ia
kishte dhane mjetin, po mbeti ne burg per ma shume se nji vit per bashkepunim
ne vrasje! Ne fakt gjithnje ne pozita mohuese te kishte dijeni per cka kishte
ndodhur! Policia e prokuroria e shpallen ne kerkim edhe autorin!
Por
nje dite te bukur te funddhjetorit te sivjetshem, policia e Gledisit merr nje
mesazh informues nga poplli dhe arreston dy persona ai autore te vrasjes se
efektivit te policise, qe nuk u trajtue asnje dite si vrasje polici! Atyne
thuhet se iu gjeten edhe armen e krimit! Nderkohe policia e Gledisit dhe
prokuroria e Olsianit heqin pergjegjesine e dy personave qe ishin ma shume se
prej nje viti nen akuze! Dy te arrestuemit nuk e pranojne vrasjen, ndersa i
kerkuemi tash asht i lire me ardhe e me dal prape per gjueti ne Gajush te
Lezhes, derisa nje Xhulio tjeter t’i gjendet ne rruge rastesisht apo…
Mue
me ka trondit vrasja e Xhulios, si polic e si pukjan, por kjo loja mjerane e
policise me krijon gjendje neverie! Me dhemb pafund dhimbja e pafundme e
familjes se Xhulios te cileve vazhdohet tu hapet plage sa here lakohet emni i
djalit te tyne! Por po kaq me dhemb mjerimi i sistemit peng te drejtesise ne
duart e nje qeverie totalisht pale me krimin!
Vs-Nuk
dashta me reague, derisa ata dy te arrestuem te flasin ç’a i implikon me ate
histori, por mu neverit nje njoftim i policise qe thote: per festa nuk pati
asnje te vrame! Harrojne se u rivra nje koleg i tyne!