Mendime
Dedë Preqi: Duhet të jemi bashkë për t'u mbrojtur ndaj monstrumit Vuçiç
E shtune, 01.01.2022, 03:31 PM
DUHET TË JEMI BASHKË PËR T’U MBROJTUR NDAJ MONSTRUMIT VUçIQ
Nga
Dedë Preqi
Me
keqardhje do të thëmi, nëse sot shqiptarët mund të kenë rënë kaq poshtë siq po
ndodh tani, na krijohet përshtypja që natyra e këtij populli të lashtë dhe me
tradita hyjnore, bëhët gjithnjë e më i
ekspozuar vetëm ndaj pretendimeve gllabëruese të pushtetit ndaj
njëri-tjetrit, ku gjithnjë e më tepër paraqitet një gjendje acarimi dhe tipari
përçarës në mesin e kësaj shoqërie njerëzore, nga fakti se normat morale,
kombëtare dhe lidhja e gjakut, sikur e kanë humbur kuptimin e vet.
Më
këtë nuk duam të thëmi, se besimi dhe lidhja në mes shqiptarëve ka humbur
ndikimin në tërësinë e vet, por ky besim
po zvetënohet me ndikimin e vet mbi gjendjen e përgjithshme, gjë që mund të
ndodhin edhe shumë të pa pritura ndaj këtij populli, nëse po humbet vlera
kombëtare dhe vlera e kësaj ekzistence njerëzore.
T’ia
bëjmë një pyetje vetës, nëse shqiptarët në një mënyrë për fatin e tyre arritën
të ndërtojnë dy shtete sovrane dhe të pavarura, a do të mund t’i qëndrojnë
kohës në rrethana dhe kontradita të ndryshme, që do të duhej për të qenë të
aftë për t’u mbrojtur dhe për t’i përmbushë qëllimet e veta, duke i ruajtur
parimet e ndërlidhura në mes vete që formojnë hallkën e unitetit të vet, një
ndër elementet më të rëndësishme të një populli dhe një bashkësie
njerëzore ?
Prandaj,
shqiptarët sot mund të përfaqësojnë mundësinë e diçkaje të mirë dhe pozitive në
glob, që përmes shumë figurave të veta historike ky popull përveq të tjerave,
karakterizohet si shëmbëlltyra e një njerëzimi më vlera të veçanta humanitare
dhe vlerave kulturore e historike, dhe tani ky popull i cili e ka lirinë e vet
të fituar me gjakun e popullit të vet dhe ndihmën e miqëve ndërkombëtarë, do të
ishte një dëm i madh, nëse këtë të drejtë e shdërron në një liri të frikshme,
apo ta vetëshkatërrojë e ta lërë vetën pas dore, duke e lënë fatin e vet në
mëshirën armiqëve.
Zanafillën
e rrezikut shqiptarët e kanë nga anët e ndryshme, por veqanarisht nga ajo që
përbënë thëmelin e këtij rreziku e kemi ende në derë të shtëpisa nga Serbia,
thënë ndryshe, se çfarë do bëhët në të vërtetë në mes marrëdhënieve dhe
marrëveshjeve të këtyre dy popujve, kjo lidhet me faktin se në ç’mënyrë do jenë
të organizuar shqiptarët në mes vete, lidhet edhe me faktin e seriozitit të
BE-së, dhe me çasjen e SHBA-ve, në këtë marrëveshje, që do të ishte garantia më
e sigurtë dhe më e qëndrueshme në mes
këtyre dy popujve.
Ndërgjegjësimi
për një gjë të tillë duhet ti vëjë shqiptarët përpara në kuptimin tradicional
dhe organik, për të parandaluar ndonjë konflikt apo luftë të mundshme
ndërnacionale, por edhe një katastrofë të mundshme rajonale e më gjërë, që po
planifikon Vuçiqi dhe Serbia, me konceptin e ri tani, përmes strategjisë
« ballkani i hapur », apo nëse nuk mund ta realizojë një plan të
tillë, planin B, do ta kishte gati, ku qëndron mundësia e përdorimit të një
force ushtarake për ta ndarë veriun e Kosovës.
Një
vëzhgim pa paragjykime- e kemi edhe kohën e fundit nga vetë presidenti i
Serbisë Vuçiq, të cilit fare nuk i bënë përshtypje e kaluara jo e largët dhe
gjenocidi ndaj shqiptarëve në Kosovë, që edhe vetë ishte pjesë e këtij
monstrumi fashist si një informator dhe shërbëtor i kasasapit të Ballkanit, Sllobodan
Millosheviq, duke e ndryshuar vetëm planin e tij, ndërsa strategjinë kryekëput
me gjitha monstrumet dhe dredhitë të njëjta.
Serbia
në vetëvete nënkupton aftësinë e saj për të depërtuar brenda asaj që ajo e
ëndërron dhe imagjinon përmes urrejtjes, e cila po bënë sot gara të madha
armatimi që kushtojnë miliarda dollarë, për t’a përforcuar dhe fuqizuar forcën
e saj ushtarake në rajon dhe më gjërë, si një mundësi për të ushtruar ndikim
dhe presion ndaj vendeve dhe popujve që i konsideron më të vegjël se vetëvetën
dhe për ti nënshtruar, që do ti kontrollonte, apo ti pushtonte përsëri trojet e
tyre.
Po
bëhën jo më shumë se 30 vite, kur në këtë kohë forcat ushtarake dhe
paramilitare serbe e sulmuan familjen Jashari në Prekaz të Drenicës dhe pas një
rezistence të fuqishme të kësaj familje, këto forca u tërheqën për tu rikthyer
edhe njëherë, duke e sulmuar përsëri me 22 janar të vitit 1998, dhe si duket
nuk u ngop me atë djallëzi, me 5 mars po të këtij viti, kjo forcë fashiste
ekzukutoj më shumë se 50 anëtarë të kësaj familje, dhe komandantin legjendar
Adem Jashari, në mesin e të cilëve kishte gra edhe fëmijë.
Serbia
shkakëtojë edhe qindra masakra të tjera në tërë Kosovën, të cilat edhe i mohoi
dhe i quajti masakrat e tilla si trillime të shqiptarëve, ky është monstrumi i
Vuçiqit dhe i llojit të tillë, i cili nuk e pati guximin si një burrë shteti,
që të bëjë një kërkimfalje për krimet që ka bërë, së paku për hirë të fëmijëve
të pafajshëm, që ndonjërin prej tyre e kanë nxjerrë me bajoneta nga barku i
nënave shqiptare.
Duket
se problemin që paraqet Serbia, jo vetëm me ndarjen e teritorit të Kosovës dhe
çështjet tjera në Ballkan, por pretendimi i saj është edhe më gjerë, kjo e ka
mundësinë ta fusë perëndimin dhe Rusinë në konflikt me njëra-tjetren, meqenëse
SHBA-të, nuk do e tolerojnë një gjë të tillë, prandaj ne shqiptarët duhet të
jemi me fat dhe ta marrim vehtën me të mirë, sepse jemi në krah të SHBA-ve,
përndryshe do na kishte marrë djalli dhe do na kishte vënë përpara.
Kosova,
nuk do ta kishte brengën e thellë të njohës nga Serbia dhe anasjelltas, por
brenga e saj më e thellë është çështja paqës në mes këtyre dy popujve, që është
edhe thëmeli i jetës normale e popullit
shqiptarë, që do ndikonte edhe më gjërë në paqën rajonale, dhe duke dëshmuar se
në këtë vend ekziston mundësina e një ekzistence harmonike ndëretnike për t’u
pozicionuar dhe jetuar në një realitet të ri në Kosovës.
Prandaj,
shqiptarët duhet të jenë të vendosur dhe të mbetën të fortë si të tillë,
pavarësisht nga kurthat që i ngrit Serbia dhe Vuçiqi, dhe jo ti marrim si
sinonim vetëm politikat problematike të tyre, por nga ana tjetër që i përketë
shqiptarëve, nuk duhet të nënçmojmë vetëvetën, apo ti iritojmë fjalët e
kryministrit Kurti, dhe ti marrim si të çuditshme, nëse thotë se marrëveshjet
mes Kosovës dhe Serbisë, do të përfundojnë brenda mandatit të tij, duke
koinciduar që përputhët me mandatin e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden.
Para
së gjithash, Albin Kurti, është vetëm një kryeministër i Kosovës, apo një
përson i vetëm që po i bënë ballë një kauze shumë të rëndësishme dhe në favor
të shtetit dhe popullit, të cilët jemi të obliguar ta ndihmojmë të gjithë së
bashku pa dallime partiake, në mënyrë që ti kryejmë obligimet tona që na
takojnë si shoqëri demokratike, por edhe si një shumicë shqiptare, sepse të
qenët përson me peshë në pushtet nuk mund të hidhët poshtë aq lehtë dhe ta mohosh në një mënyrë, sikur po vepron dhe
po shagaret sot opozita kosovare, kur vetë populli ia ka dhënë mandatin.
Në
të vërtetë kjo zbazëti në shoqërinë tonë, në veçanti nga opozita po paraqitet
si një pabesi e ngulitur në kokë dhe shpirt dhe kjo gjendje po kthehet në një
injorancë djallëzore, që karikaturon imazhin e keq për shoqërinë dhe
demokracinë kosovare, dhe thjeshtë po i japim zë ndjenjës së një ligësie dhe të
pa zotë të marrim vendime dhe të vetëqeverisim shtetin tonë.
Në
tetor të këtij viti, policia e Kosovës në kordinim me qeverinë e saj, në Veriun
e Mitrovicë, por edhe në disa vende tjera, zhvilluan një mori aksionesh kundër
kontrabandave me mallëra dhe gjëra tjera, me çrast në veri të vendit zgjati
disa ditë me radhë përshkak të reagimeve dhe barikadave që formuan një grup i
kontrabandistëve dhe krimineleve serb, mirëpo fare pak është vërejtë përkrahja
e opozitës apo reagimi i partive opozitare në vend, edhe pse ka mundur një
situatë e tillë të përshkallëzohet dhe të merr një epilog të padëshiruar.
Janë
bërë edhe shumë aksione tjera nëpër gjithë teritorin Kosovës, për të luftuar të
gjitha kategoritë shëmtuese që po i shkakëtojnë dëme këtij vendi, por e njëjta gjë
mund të thuhet se për të gjitha këto dëme që po i adresohen këtij populli,
opozitës u mungon guximi, u mungon kurajo, u mungon shqetësimi, u mungon
reagimi, u mungon serioziteti, pra ky lloj injorimi ose përfaqëson ndonjë
mungesë psikologjike, ose u kthehet në një element frike, sikur nuk kanë lidhje
dhe nuk kanë të bëjnë fare me popullin dhe shtetin e vet.
Të
mos anashkalohen edhe angazhimet të tjera të qeverisë Kurti, në këtë periudhë
të shkurtër qeveritare, por edhe me shumë ballafaqime dhe sfida që kanë kaluar,
ku premisat e këtij angazhimi mund ti vërejmë nga shumë tregues me përshtypje
pozitive, sidomos në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, prandaj
me seriozitet duhet të dijë dhe ta marrë opozita se çfarë duhet të vihet në
diskutim dhe në llafet e tyre në Kuvend, rreth kaoseve gjithnjë e në rritje që
flejnë në mesin e kësaj shoqërie afro 20 vite, nga veprat e njerëzve të lig, që
po na paraqesin këtë pesimizëm, jo vetëm nga kontrabamdat e një etnie, por në
përgjithsi edhe vetë organizimet dhe kontrabamdat e shqiptarëve të korruptuar
dhe të inkriminuar, dhe tani me përballjen e kësaj qeverie që të marrë
përgjegjësitë që i ka vënë përpara edhe gjendja e mëhershme ndaj pushtetëve të
kësaj opozite, e cila sot del në publik dhe trumpeton si me qenë opozitë e huaj
me slloganet e saj të turpshme, duke kërkuar zgjedhje të reja.
Dhe
tani me 16 janar të vitit 2022, Vuçiq, paralajmëron një lloj referendumi për
marrëveshjen Kosovë-Sërbi, gjëja se populli i tij serb do të vendos për një
kompromis të tillë, mirëpo kryeministri Kurti, ka arsye që të mos zhvillohet
një referendum i tillë, për shkak se në këtë kohë kemi shumë data historike dhe
tragjike që i kanë ndodhë këtij populli, të cilat duhet ti përkujtojë, ti merr
parasysh dhe në konsideratë, mirëpo edhe këtu mungon zëri i opozitës, pikërisht
këtu qëndron elementi më i thellë i një turpi dhe marrëzie që po përjetohet në
mesin e kësaj shoqërie të brishtë.