Mendime
Nikoleta Kovaçi: Urim!
E premte, 31.12.2021, 08:52 PM
Urim!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Une
s’di me urue, ashtu siç i duhet kohes, vendit e botes! As kto lajle-lulet e
importueme nga kjo teknologjia sunduese e frymes dhe e mendjes, s’di me zgjedh
si e ç’a i duhet njerzise me ia kujtue çastin e ndrrimit te Motmotit!
Jo
se s’due me kane ngjashem me evoluimin, po se e di se secili ne mendje, zemer e
shpirt ka e do dicka unike, qe ndoshta as vete s’di me e percaktue qarte!
Po
une due me urue sonte! Due me urue Njeriun, sidomos njeriun shqiptar, kaq te
naperkamun nga ky vit, kaq te perbuzun nga dite-netët qe jane pervetsue nga
sundimtaret e tokes, mbitokes e nantokes:
-ktheu
e kqyr kah vjeti qe po lame, e ne gjetsh sall nji moment te mire, shumefishoje,
venju emna yjesh e me ta kaperce Motmotin…
-merre
nji dore te shtrime, e mbaje fort, deri ne kapercyell, e beso se ne mos robi
Zoti ka me pa e me bekue ate shenje te besnikerise se pathyeshme…
-lene
mas kraheve inatin per pergojimin e hajnave, qeshjen e perqeshjen e te majmeve
dhe te kamunve se s’je i denje per sallonet plot pasqyra e mermere ku ata
kuterbojne pazaresh; besoji zemres tane t’paperlyeme e ke me kane i denje per
zemrat e ngjashme…
-mos
ki dert se nuk mundesh me ble ne dugajat e matraprapazve qe trefishojne cmimet
e ushqimeve, te mjafton magjja e dashunise sublime qe mbart fryma jote…
tejkalon çdo tryeze te mushun me firma qe paguhen me pare dashakeqes te ketij
vendi…
-dil
e buzeqesh, po qe nevoja edhe qesh, e po ta dha truni, qesh deri ne kupe te
qielles, se pasaniket myllen mrene e do ua prishesh gjumin e rande si deke…
-gzo
vedin e tjetrin, ate qe nuk e ka lajtmotiv smiren, shkeljen e vjedhjen e frymes
se kujt…
-beso
ne vedin e n’principet e tua, mos ndrysho as mos i anashkalo per kurrgja e
askand, e Motmoti i ri ne mos ma i mire qe ky qe lame pas, ma i mbrapshte sak
s’ka me kane!
Te
uroj me zemer Njeri, sidomos ty: Njeri shqiptar…