E enjte, 28.03.2024, 03:30 PM (GMT)

Mendime

Lediana Fratari: “Foltorja” e vonuar e zotit Basha!

E enjte, 30.12.2021, 04:04 PM


“Foltorja” e vonuar e zotit Basha!

Nga Lediana Fratari

Dje zoti Basha vendosi të zbresë në bazë, për të takuar mbështetësit e tij. Ai ishte në Dibër dhe Z. Berisha në Vlorë. Pasi janë konsumuar dy kuvende shumë të debatueshme, pasi janë marrë vendime për shkarkime e përjashtime nga të dyja palët, pasi janë lëshuar akuza shumë të rënda nga të dyja palët, kur të dyja palët pretendojnë se janë PD-ja e vërtetë dhe kur Z.Berisha i kërkon Bashkës të lirojë zyrën deri në 8 janar 2022, ai fillon takimet me bazën.

Kur shikon këtë atmosferë në partinë tonë duket sikur jemi në një proces zgjedhor dhe dy kandidatë janë hedhur në fushatë. Në fakt kjo do të duhej të ishte bërë atëherë kur u bënë zgjedhjet. Duhej një fushatë reale e kandidatëve, për të paraqitur platforma, për të konsumuar përplasjet dhe për të nxjerrë në sipërfaqe kontraditat. Dhe në fund do të ishte vota që do të bënte demokracinë, kongresin dhe revolucionin bashkë… Por Basha nxitoi “ta kryente atë punë” shpejt e shpejt, dhe Berisha mbylli gojën. Sot ne po paguajmë një kosto të rëndë për këtë arsye.

Megjithatë, zbritja e Bashës në ring sot nuk ka asnjë arsye e asnjë produkt. Kjo fazë është kapërcyer tashmë.

Nëse do të duhet, Z. Basha do të duhet t’ia konfirmojë gjykatës nëse në Kuvendin e datën 18 dhjetor, në Pallatin e Kongreseve ishin fiks 5004 delegatë zyrtarë.

PD nuk ka nevojë sot për matje muskujsh duke përdorur si garniturë demokratët e vërtetë, apo ata të marrë borxh. Në këtë vend gjendjen gjithmonë ca njerëz për të mbushur një sallë dhe ky nuk është më një tregues.

PD sot ka nevojë të bëjë zgjedhje të vërteta, për tu bërë një parti e demokratëve, dhe jo parti e Bashës apo Berishës.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora