E diele, 02.10.2022, 09:31 PM (GMT+1)

Mendime

Nikoleta Kovaçi: Urim!

E premte, 31.12.2021, 08:52 PM


Urim!

Nga Nikoleta Kovaçi

Une s’di me urue, ashtu siç i duhet kohes, vendit e botes! As kto lajle-lulet e importueme nga kjo teknologjia sunduese e frymes dhe e mendjes, s’di me zgjedh si e ç’a i duhet njerzise me ia kujtue çastin e ndrrimit te Motmotit!

Jo se s’due me kane ngjashem me evoluimin, po se e di se secili ne mendje, zemer e shpirt ka e do dicka unike, qe ndoshta as vete s’di me e percaktue qarte!

Po une due me urue sonte! Due me urue Njeriun, sidomos njeriun shqiptar, kaq te naperkamun nga ky vit, kaq te perbuzun nga dite-netët qe jane pervetsue nga sundimtaret e tokes, mbitokes e nantokes:

-ktheu e kqyr kah vjeti qe po lame, e ne gjetsh sall nji moment te mire, shumefishoje, venju emna yjesh e me ta kaperce Motmotin…

-merre nji dore te shtrime, e mbaje fort, deri ne kapercyell, e beso se ne mos robi Zoti ka me pa e me bekue ate shenje te besnikerise se pathyeshme…

-lene mas kraheve inatin per pergojimin e hajnave, qeshjen e perqeshjen e te majmeve dhe te kamunve se s’je i denje per sallonet plot pasqyra e mermere ku ata kuterbojne pazaresh; besoji zemres tane t’paperlyeme e ke me kane i denje per zemrat e ngjashme…

-mos ki dert se nuk mundesh me ble ne dugajat e matraprapazve qe trefishojne cmimet e ushqimeve, te mjafton magjja e dashunise sublime qe mbart fryma jote… tejkalon çdo tryeze te mushun me firma qe paguhen me pare dashakeqes te ketij vendi…

-dil e buzeqesh, po qe nevoja edhe qesh, e po ta dha truni, qesh deri ne kupe te qielles, se pasaniket myllen mrene e do ua prishesh gjumin e rande si deke…

-gzo vedin e tjetrin, ate qe nuk e ka lajtmotiv smiren, shkeljen e vjedhjen e frymes se kujt…

-beso ne vedin e n’principet e tua, mos ndrysho as mos i anashkalo per kurrgja e askand, e Motmoti i ri ne mos ma i mire qe ky qe lame pas, ma i mbrapshte sak s’ka me kane!

Te uroj me zemer Njeri, sidomos ty: Njeri shqiptar…



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora