E shtune, 29.01.2022, 08:45 AM (GMT)

Rëndësi

Gjergj - Bajram Kabashi: Populli Shqiptar dhe “Kali i Trojës” në jetën e tij!

E merkure, 01.12.2021, 09:17 PM


Populli Shqiptar dhe “Kali i Trojës” në jetën e tij!

Nga Gjergj – Bajram Kabashi, drini.us

Shqiptarët duhet të përfundojnë të sillen si folkloristët e vetëm të prapambetur të kësaj bote, si njerëz të jashtkohshëm deri në dhimbje, të cilëve qartësisht u ka kaluar koha dhe lënë përshtypje të mjerësh e të humburish në hapësirë e kohë, në botën tonë të madhe në të cilën jetojmë.

Në kohën kur Serbia po e rimerr me forcë rolin e saj antishqiptar, antirajonal dhe antieuropian dhe po e shpreh hapur animin e saj për bashkëpunim krapërkrah me Rusinë dhe kur unioni Rusi-Bjellorusi dhe Serbi, është në funksion real, të thirresh e “vallëzosh” se nipi i Gjergj Kastriotit apo Adem Jasharit është tashmë në krye të FSK-së, është një shfaqje teatrale që se ka asnjë kuptim.

Të jam më i qartë: Katër nipa, mbesa e stërmbesa të Gjergj Kastriotit, Idriz Seferit e Adem Jasharit, mund ta zënë vendin e të parit të FSK, por kuptohet vetëm me një kusht, që ata, secili prej tyre, të jetë profesionist i përkryer.

Përndryshe: Jo!

Natyrisht, nuk e kam fjalën fare për emrimin e pinjollit të asaj familje në krye të FSK-së, pasi nuk dij asgjë se a ështe e sa është ai profesionist për ta merituar postin e tillë, por po mendoj për tupangjillëkun dhe marrëzinë tonë të pafundme.

Ti lëmë tashmë pas vitet e së kaluarës që na shkuan sikurse që na shkuan, duke u lavdëruar për Lirinë e vendit që praktikisht nuk e kishim arritur vet si popull, por nga Sot e Tutje nuk mund të ketë më hajgare me Serbinë.

Jo që asaj duhet ti frikësohemi, se edhe serbët janë njerëz sikurse ne, por me këtë Serbi rusomadhe, Paqen duhet ta krijojmë, ruajmë dhe mbrojmë në Kufi.

Shqiptarët duhet ta kuptojnë se Anti-Shqiptarizmi i ka rrëzuar në të dy gjunjt, duke i deturuar si delet e shkreta ti mbajnë sytë nga qielli dhe “kufijt” e dinit në qiell e tokë!

***

Një këngëtar i madh vehabist, që vazhdimisht ka dëshirë t’i tregoj muskujt e trimninë muslimane, të cilit i jepet më shumë fjala e hapësira e shprehjes se sa cilitdo atdhetar e intelektual të shquar ne mediat tona në përgjithësi, më 28 nëntor 2021 e promovoj këngën e tij gjoja patriotike me titullin Gueril. Dhe ai me të birin e pafajshëm u përbetua në këngë tek “varret muslimane” të Jasharëve në Prekaz, në këngën që ia kushtonte djalit të vet që qysh në atë moshë Duhet të Jetë e Ndihet Musliman, duke mos e ditur apo paraqitur se nuk e din se bota e qytetëruar nuk imponon fe dhe se pas moshës 16 vjeçare fëmiu ka të drejtë ta vërtetoj fenë e caktuar apo të jetë i pa fe, kurse ai, si gjithnjë me një trimni të porositur muslimane, i bindur se i takon “shumicës muslimane “shqiptare”, sikurse e ka theksuar edhe autori i “depërtimit të thellë strategjik përmes islamit”, politikani turk Davutogllu dhe që e kanë përqafuar politikanët injorantë dhe kombzhbërës “shqiptarë” të “Arnautllukut”, në tekstin e këngës me motive të islamit politik e vehabizmit, pos të tjerash, djalit të vet ia lë këtë porosi joshqiptare:

“Kujdes me kon del kujdes me kon rrin

Besnik bonu po bes mos i zin

Islamin e ki fe Allahun e ki Zot

Muhamedi A.S osht pejgamberi jot

Bon per familje per rreth e shoqni

Po dije Xhenetin te komt e nanes e ki.”

Kjo këngë indoktrinon të rinjt, një pjesë jo e vogël e të cilëve nuk e kanë kulturën minimale kombëtare për tu mbrojtur nga gjepurat e tilla propagandistike panislamike. Janë me mijëra e mijëra klikime pajtuese me përmbajtjen e këngës së tij, që do të thotë se tek masa pa mendimin e formuar kritik , propaganda e tillë e ka efektin e duhur. Më tragjikja do të ishte sikur kjo këngë e të tjera si kjo, do të pëlqeheshin tek policët dhe ushtarët e Kosovës. Kjo do të ishte tragjike dhe pikëlluese, se mendimet e tilla janë shigjeta helmuese në trupin e kombit shqiptar. Me përmbajtjen e këngës së tillë do të duhej të mirrej dikush nga institucionet përkatëse kulturore dhe jo vetëm kulturore në vend. Apo, në anën tjetër,  shoqatat e specializuara për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të fëmijëve, sikurse që do të duhej angazhuar shoqata e psikologëve me psikologët që merren me ruajtjen e shëndetit mendor të fëmijëve. Pasi fëmijët nuk mund të jenë krejtësisht nën pushtetin e prindërve, që në rase të caktuara edhe vet mund të kenë probleme dhe paaftësi për mbikqyrjen e tyre, duke i lënduar ata pa qenë të vetëdijshëm për këtë.

Por, duke e ditur se qe 22 vite kultura kombëtare në mënyrë perfide është ndjekur, ka pak gjasa dhe shpresë se mund të ndalohet dhe pengohet ky sulm ndaj kulturës kombëtare shqiptare.

Kam thënë sa e sa herë një gjë që dëshiroj ta përsëris: Ma i zi e me i rrezikshëm për kombin shqiptar dhe kulturën e tij është një islamist politik, qoftë ai edhe profesor universitar me lojalitet të madh publik, një shkrimtar, këngëtar, sportist, polic, ushtar etj., sesa sa secili nga xhihadistët trushpërlarë që i dhanë dhe ende mund ti japin jetëkotat për “çështjen e islamit” .

Të tillët janë të rrezikshëm deri në kob, pasi mu ata janë mësimdhënësit e xhihadistëve, frymëzuesit e tyre . Shovenizmi religjioz i xhihadistëve e ka frymëzimin prej tyre.

Ibrahim Kelmendi e ka thënë një mendim proverbial: “Më shumë i urrej islamistët politik “arnaut”, sesa çetnikët serbë!”

Edhe une … Sepse çetnikët serbë mund ti kesh armiq të jashtëm, ndërsa isalmistët politik të shkatërrojnë nga brenda, nga barku!

Ata janë “Kali i Trojës”, në jetën e popullit Shqiptar!

Gazetaria dhe policia shqiptare gjithandej hapësirës shqiptare në Gadishullit Ilirik, qyshkur  do të ishte dashur ta kishte kuptuar mirë dhe qartë se vetëm nacionalizmi modern shqiptar ka legjitimitet në Shqiptari, e jo ndonjë lëvizje politike islamike panreligjioze e thellësisht antishqiptare, që shfaqet në mënyra dhe forma të ndryshme propagandistike.

Sidoqoftë, kushdo që do të përpiqet që problemet e islamit botëror, të na i sjell e zbrazë në Shqiptari, i kamufluar (fshehur) pas atdhetarisë së rrejshme me ngjyresë islamike apo tjetër, nesër apo pasnesër do të përgjigjet për veprimtarinë e tij antikombëtare e antishtetërore.

P.S!

Mund ta komentoni sa t’ua merr mendja dukurinë e caktuar antishqiptare , por vetëm duke e vlerësuar dhe analizuar atë, pa e përdorur asnjë fyerje ndaj askujt.

https://fanlink.to/GUERIL @ONIMAhttp://smarturl.it/ONIMA ONIMA – http://smarturl.it/ONIMA

Teksti e muzika: Arian AGUSHI

Orkestrimi: Wirusi

Video: MProduction GUERIL (tekst) 1X 28

Nentor un bab u bona

Nditen e flamurit festojne trojet tona

N’ket’ dat lindi komandanti legjendar

Edhe n’sken’ UÇK-ja ka dal heren e par

Ftyren sta harroj n’sy kur mshikove

Ma i miri babit o Gueril Kosove

Cdo shqipe si ti e don ket dit

Mos harro tu u rrit kta nuk bon me korit

Koft krenar me ty kejt veni

Ski ka del ndryshe se je gjak i jemi

Vlla prej gjaku e ki cdo shqiptar

Kurr mos bo shok shpiun e tradhtar

Gjumi tka zon gjithmon me Kuran

Se ti je shqiptar bir e je musliman

Kushdo qe t’prek nkomb edhe n’din

Mos prito emrin me shti nperdorim.

Strofa: Kur te pyesin bir’ se cka eshte ky emer

N’diten e flamurit thuj ma la baba me zemer

Guerili eshte luft’ar qe sulmon ne befasi

E kurr’ nuk i dhimbset jeta per ta be t’madhen Shqipni.

Refren: Gueril neper shekuj Gueril me pushk’ ne dor’

Gueril te fali Zoti Me 28 Nentor.

2X

Armiqt e Shqipnis kan ik si lepuj

Se kjo tok ka rrit Guerila me shekuj

Prej Lugine n’Janin prej Struge n’Tivar

E kem ujit token me gjakun shqiptar

E di qe kto pun je i vogel me i dit

Po edhe mu baba me kto fjal mka rrit

Kushdo qe tprek nterritor tonin

Pash tmadhin Zot shok me asnjonin

Guerili me ta din me fol veq ndrysh

Se baben ta kan lon pa bab e pa gjysh

Kujdes me kon del kujdes me kon rrin

Besnik bonu po bes mos i zin

Islamin e ki fe Allahun e ki Zot

Muhamedi A.S osht pejgamberi jot

Bon per familje per rreth e shoqni

Po dije Xhenetin te komt e nanes e ki.

Connect with Gold AG Facebook

| https://www.facebook.com/GoldAG.Legend

Instagram | https://www.instagram.com/arianagushi/ #GOLDAG #GUERIL #ONIMA



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora