E hene, 29.11.2021, 09:04 PM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Bardh Nengurra: Në thellësitë e tokës, baba priti të birin

E premte, 12.11.2021, 09:16 AM


Bardh M. Nengurra

NË THELLËSITË E TOKËS, BABA PRITI TË BIRIN

(Elegji per Poetin dhe mikun Zeqir Lushaj)

I

Katuni GRI,

Atje n`Malësi,

N`varreza, te Blini,

Pas dekadash largue

Nga Tirana, Nju Xhersi e Shengjini

Nji Burr i Grisë mbërrini.

Sadik Selmani,

Ulun kambëkryq

Atje n`thellësitë e tokës,

Me krah hapun

Priti t`birin,

Ma të mirin,

Zeqirin.

Kështu nga sot,

per jetë e mot

Te Blini i Grisë

Përkrah Babë Sadikut

Do pushojnë eshnat

E Zeqirit, birit t`Grisë

Poetit t`Malësisë

Fjalë ambëlit

Bujarit të Shqipnisë.

II

Eu Sadik Selmani

Ti, o Burr i Malësisë s`Gjakovës,

a s`ma jep një shenjë, o plak,

sot që pran t`erdh Zeqiri,

loti, vall, ta njomi at mustak?

Bacë Sadik Selmani!

Miqësia ime me tet bir

M´dëfton se të njoha mirë.

Edhepse stë pashë kurrë

Duke na e marrë Zeqir Grinë

Mos u ngute, more burrë?

Bacë Sadik!

Ti i urti i Grisë,

ti Pleqnari i Malësisë,

nuk tu dridhë qerpiku

kur qortove ashpër

xhelatin e kuq t´Shqipnisë

tue i tregue se «Don vra ai qen

që i ha robtë e shpisë».

E pse tash bacë Sadik,

ti plaku i Grisë,

ti Kreshniku i Malësisë,

kaq shumë qenke ligshtue,

malli aq shumë të paska marr

per birin tand?

Dhe ja pra Zoti

per ta hjek Ty mallin

na e mori Zeqirin

dhe Ty ta solli pranë.

Ndërsa neve na thau shpirtin

Na mbetëm me lot për faqe

Të jetojmë tutje

me kujtimin ma të mirin

per djalin tand,

mikun, kolegun tonë,

për Zeqirin.

Sarpsborg: 11.11.2021



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora