E premte, 26.04.2024, 06:52 AM (GMT+1)

Editorial

Xhemal Ahmeti: 'Haga' përdhunon ligjet ndërkombëtare, shkel sovranitetin e Kosovës dhe veten!

E enjte, 28.10.2021, 07:58 PM


«Haga» përdhunon ligjet ndërkombëtare, shkel sovranitetin e Kosovës dhe veten!

Nga Xhemal Ahmeti

1.

«Pengëzimi», detyrimi i gazetarit Halil Berisha të gazetës «Infokusi» nga Gjykata Speciale është shkelje eklatante e «Kartës Evropiane për të Drejtat Themelore» (Nenet 6-19 e sidomos atij 11); «Kartës Evropiane për lirinë e shtypit» (të 26.11.2009. Nenet: 1,2,4 dhe 5); Kushtetutës së Kosovës (që nga neni 26, 27, 29 e deri tek ai 40 që ka të bëjë me lirinë e shprehjes) dhe një mori kartash tjera ndërkombëtare që janë të ratifikuara edhe nga Republika e Kosovës dhe që «Dhomat Speciale» janë të detyruara t'iu nënshtrohen.

2.

Në rast se GJS do të kishte argumente të bazuara se gazetari i «Infokus», Halil Berisha të jetë njëri nga akterët e organizimit të «vjedhjes» së dosjeve, ajo me procedurën e rregullt do të duhej të avizojë Prokurorinë Kosovare që ajo të organizoj një bisedë informative, ku Halil Berisha do thirrej në mbrojtjen e burimeve (si mbron GJS vetë dëshmitarët) dhe gjithçka do të përfundonte këtu. «Infokusi» ka bërë gabim që nuk ka publikuar gjithçka. Është detyrë e një medieje të lirë të publikojë gjithçka që nuk mban vulën eksplicite të «sigurisë kombëtare» pa hulumtim dhe bashkëpunim me mekanizmat adekuatë. Nëse dosjet janë të fabrikuara jashtë vijave të sovranitetit ku vepron media ajo s'kanë asnjë detyrim vetëpërmbajtjeje. Edhe më hiç kur tashmë është e konfirmuar se nga  kanë rrjedhur ato dosje, të cilat Beogradi i ka përgatitur për GJS-në. Poashtu tashmë dihet se janë identiket dhe se qendra e distributorit është Beogradi.

3.

Rrjedhja është efekt i bashkëpunimit me sherr ndërmjet Beogradit dhe GJS-së, ngase të dyja këto instanca janë prodhuesi dhe materializuesi i dosjeve. Hetimet mirëpo siç shohim nuk zhvillohen në këtë pistë por aty ku ndodhë procesi: në Kosovë (Haradinaj,Halili dhe tjerët). Viktimat që penalizohen janë të spostuara jashtë akterëve përgjegjës, si alibi, si mekanizëm për ta mbrojtur veten. Hetohet procesi i dështimit të dy qendrave në fjalë duke kërkuar viktima në rrethin e të pandehurve. Për shkak se kjo nuk kontestohet nga Ligjdhënësi, Konstitutori  i Gjykatës (Kuvendi i Republikës së Kosovës me amendamentin Nr. 24 të nënshkruar nga Kuvendi i I Kosovës, resp. Kadri Veseli me datën 3. Gusht 2015) gjykata krijon procese të cilat shkelin sovranitetin e Kosovës, duke tejkaluar kompetencat dhe duke ilegalizuar veten.

4.

Vetiliegalizimi i GJS-së ndodhë për dy arsye: Instanca është ngritur në sajë të dy dokumenteve «Rezolutës së Asamblesë Evropiane të 7. Janarit 2011», e cila dikton qëllimin «krijimin e një gjykate me ligjet vendore, e cila do të hulumtojë pandehjet (e mbështetura në OKB nga Rusia,Kina) rreth trafikimit me organe nga UÇK». Në bazë të këtij dokumenti detyrohet Republika e Kosovës që nëpërmjet një amendamenti të veçantë e të kontestuar A. 24] ta legalizojë Gjykatën. Selia dhe personeli i huaj janë të rregulluar me një dokument tjetër ndërmjet Kosovës dhe Holandës (TRACTATENBLAD:  2 (2016) Nr. 1.)

5.

Organi survejues, evaluues, mbikëqyrës i DHS të GJS sa i përket disiplinës në respektimin e procedurave dhe ligjeve është Kuvendi i Kosovës. Detyra e GJS është komplet e qartë: verifikimi i trafikimit dhe periudhës 1998-1999. Gjithçka që del jashtë këtyre suazave kjo instancë duhet ta kërkojë ndihmën e shtetit punëdhënës e konstitutiv të ligjeve mbi të cilat është ngritur Gjykata- tjetra është kompetente për sanskionime në rast të pengimit të procedurave. Çdo veprim i saj përtej këtyre dokumenteve, synimeve është ilegal, pa bazë juridike dhe afin për sanksionim.

6.

Pas kësaj analize parashtrohet pyetja pse nuk reagoi shteti i Kosovës në aferën Halili, ashtu siç nuk reagoi në rastin e arrestimit të funksionarëve veteranë të organizatës së UÇK-së? Për dy arsye: sepse qeveria që në ditët e para iu ka shpallur luftë vetë mediave dhe sepse Organizata e Veteranëve të UÇK konsiderohet si oponencë e pushtetit aktual. Madje duke marrë përsipër edhe përgjegjësinë e diskreditimit të sovranitetit të vendit.

7.

Dhomat e Specializuara, me mos-dëshmimin e pandehjes së trafikimit me organe njerëzore kanë humbur legjitimitetin e tyre. Instanca nuk mund të qëndrojë edhe mëtej sepse kauzën bazë nuk  e ka. Përveç kësaj ajo minon sovranitetin e Republikës së Kosovës saherë vepron sepse nuk rri brenda suazave të kompetencave të veta dhe ka katapultuar veten në shtet mbi shtetin që ia siguron ekzistencën nëpërmjet ligjeve të veta.

8.

Për shkak se në këtë mënyrë një shtet i huaj ka korruptuar sisitemin juridik të një shteti tjetër sovran Kuvendi duhet të marrë masa së paku duke parandaluar diskreditimin e shtetit të Kosovës nëpërmjet materialit të një shteti armik, me ndihmëm e ca akteve juridike tashmë të djegura.

(Xhemal Tarzani: Hulumetues shkencor i religjioneve në Universitetin e Freiburgut [aktualisht], historian, mediolog, filozof ... me diplomë dhe ministër i punëve të kota]



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora