| E enjte, 28.10.2021, 07:58 PM |
«Haga» përdhunon ligjet ndërkombëtare, shkel sovranitetin e Kosovës dhe veten!
Nga
Xhemal Ahmeti
1.
«Pengëzimi»,
detyrimi i gazetarit Halil Berisha të gazetës «Infokusi» nga Gjykata Speciale
është shkelje eklatante e «Kartës Evropiane për të Drejtat Themelore» (Nenet
6-19 e sidomos atij 11); «Kartës Evropiane për lirinë e shtypit» (të
26.11.2009. Nenet: 1,2,4 dhe 5); Kushtetutës së Kosovës (që nga neni 26, 27, 29
e deri tek ai 40 që ka të bëjë me lirinë e shprehjes) dhe një mori kartash
tjera ndërkombëtare që janë të ratifikuara edhe nga Republika e Kosovës dhe që
«Dhomat Speciale» janë të detyruara t'iu nënshtrohen.
2.
Në
rast se GJS do të kishte argumente të bazuara se gazetari i «Infokus», Halil
Berisha të jetë njëri nga akterët e organizimit të «vjedhjes» së dosjeve, ajo
me procedurën e rregullt do të duhej të avizojë Prokurorinë Kosovare që ajo të
organizoj një bisedë informative, ku Halil Berisha do thirrej në mbrojtjen e
burimeve (si mbron GJS vetë dëshmitarët) dhe gjithçka do të përfundonte këtu.
«Infokusi» ka bërë gabim që nuk ka publikuar gjithçka. Është detyrë e një
medieje të lirë të publikojë gjithçka që nuk mban vulën eksplicite të «sigurisë
kombëtare» pa hulumtim dhe bashkëpunim me mekanizmat adekuatë. Nëse dosjet janë
të fabrikuara jashtë vijave të sovranitetit ku vepron media ajo s'kanë asnjë
detyrim vetëpërmbajtjeje. Edhe më hiç kur tashmë është e konfirmuar se nga kanë rrjedhur ato dosje, të cilat Beogradi i
ka përgatitur për GJS-në. Poashtu tashmë dihet se janë identiket dhe se qendra
e distributorit është Beogradi.
3.
Rrjedhja
është efekt i bashkëpunimit me sherr ndërmjet Beogradit dhe GJS-së, ngase të
dyja këto instanca janë prodhuesi dhe materializuesi i dosjeve. Hetimet mirëpo
siç shohim nuk zhvillohen në këtë pistë por aty ku ndodhë procesi: në Kosovë
(Haradinaj,Halili dhe tjerët). Viktimat që penalizohen janë të spostuara jashtë
akterëve përgjegjës, si alibi, si mekanizëm për ta mbrojtur veten. Hetohet
procesi i dështimit të dy qendrave në fjalë duke kërkuar viktima në rrethin e
të pandehurve. Për shkak se kjo nuk kontestohet nga Ligjdhënësi, Konstitutori i Gjykatës (Kuvendi i Republikës së Kosovës
me amendamentin Nr. 24 të nënshkruar nga Kuvendi i I Kosovës, resp. Kadri
Veseli me datën 3. Gusht 2015) gjykata krijon procese të cilat shkelin
sovranitetin e Kosovës, duke tejkaluar kompetencat dhe duke ilegalizuar veten.
4.
Vetiliegalizimi
i GJS-së ndodhë për dy arsye: Instanca është ngritur në sajë të dy dokumenteve
«Rezolutës së Asamblesë Evropiane të 7. Janarit 2011», e cila dikton qëllimin
«krijimin e një gjykate me ligjet vendore, e cila do të hulumtojë pandehjet (e
mbështetura në OKB nga Rusia,Kina) rreth trafikimit me organe nga UÇK». Në bazë
të këtij dokumenti detyrohet Republika e Kosovës që nëpërmjet një amendamenti
të veçantë e të kontestuar A. 24] ta legalizojë Gjykatën. Selia dhe personeli i
huaj janë të rregulluar me një dokument tjetër ndërmjet Kosovës dhe Holandës
(TRACTATENBLAD: 2 (2016) Nr. 1.)
5.
Organi
survejues, evaluues, mbikëqyrës i DHS të GJS sa i përket disiplinës në
respektimin e procedurave dhe ligjeve është Kuvendi i Kosovës. Detyra e GJS
është komplet e qartë: verifikimi i trafikimit dhe periudhës 1998-1999.
Gjithçka që del jashtë këtyre suazave kjo instancë duhet ta kërkojë ndihmën e
shtetit punëdhënës e konstitutiv të ligjeve mbi të cilat është ngritur Gjykata-
tjetra është kompetente për sanskionime në rast të pengimit të procedurave. Çdo
veprim i saj përtej këtyre dokumenteve, synimeve është ilegal, pa bazë juridike
dhe afin për sanksionim.
6.
Pas
kësaj analize parashtrohet pyetja pse nuk reagoi shteti i Kosovës në aferën
Halili, ashtu siç nuk reagoi në rastin e arrestimit të funksionarëve veteranë
të organizatës së UÇK-së? Për dy arsye: sepse qeveria që në ditët e para iu ka
shpallur luftë vetë mediave dhe sepse Organizata e Veteranëve të UÇK
konsiderohet si oponencë e pushtetit aktual. Madje duke marrë përsipër edhe
përgjegjësinë e diskreditimit të sovranitetit të vendit.
7.
Dhomat
e Specializuara, me mos-dëshmimin e pandehjes së trafikimit me organe njerëzore
kanë humbur legjitimitetin e tyre. Instanca nuk mund të qëndrojë edhe mëtej
sepse kauzën bazë nuk e ka. Përveç kësaj
ajo minon sovranitetin e Republikës së Kosovës saherë vepron sepse nuk rri
brenda suazave të kompetencave të veta dhe ka katapultuar veten në shtet mbi
shtetin që ia siguron ekzistencën nëpërmjet ligjeve të veta.
8.
Për
shkak se në këtë mënyrë një shtet i huaj ka korruptuar sisitemin juridik të një
shteti tjetër sovran Kuvendi duhet të marrë masa së paku duke parandaluar
diskreditimin e shtetit të Kosovës nëpërmjet materialit të një shteti armik, me
ndihmëm e ca akteve juridike tashmë të djegura.
(Xhemal Tarzani:
Hulumetues shkencor i religjioneve në Universitetin e Freiburgut [aktualisht],
historian, mediolog, filozof ... me diplomë dhe ministër i punëve të kota]