Editorial
Enver Bytyçi: Konservatorizmi apo neoliberalizmi sorosian - Në anën e kujt je ti?
E merkure, 15.09.2021, 07:45 PM
Konservatorizmi apo neoliberalizmi sorosian: Në anën e kujt je ti?
Nga
Enver Bytyçi
Shqipëria
është pasqyra e konfliktit klasik ndërkombëtar midis neoliberalizmit sorosian
dhe konservatorizmit politik. Dhe Shqipëria është i vetmi vend në Europën
Lindore që ruajti nga që nga koha e rënies së komunizmit partinë konservatore,
Partinë Demokratike dhe kjo kryesisht falë rezistencë stoike e të pashëmbullt
të liderit të saj, Sali Berisha.
Debati
dhe pohimi se te ne "E majta është e djathtë dhe e djatha është e
majtë", është i qëllimshëm, i pathemeltë dhe i pavëertetë, i nxitur nga
propaganda perverse. E majta dhe e djatha në Shqipëri klasifikohen mbi bazën e
kritereve të filozoofisë politike, sociale dhe kulturore. Konservatorët, të
përfaqësuar nga Sali Berisha, luftojnë të ruajnë vlerat e familjes, integritetin,
dinjitetin dhe personalitetin e njeriut, interesat e tadheut e të kombit si dhe
vlerat e trashëgimisë së tij, pronën, dhe gjithçka që ka të bëjë me vlerat
shumëdimensionale e kulturore të shoqërisë shqiptare.
Neoliberalizmi
i Sorosit, përfaqësuar nga Edi Rama me ndihmës të tij besnikë Erion Velinë dhe
siç po duket edhe Lulim Bashën, synon asgjësimin e traditës, trashëgimisë, të
vlerave familjare, atdhetare e kombëtare, injorimin e kulturës së trashëguar e
çdo pasuri shpirtërore që lidhet me identitetin kombëtar e personal të njeriut.
Shkurt neoliberalizmi i Ramës është platformë e zevendësimit të vlerave të
kultivuara me anti-vlerat perverse, deri te rikthimi në rendin primitv të
lexuar në tekstet e historisë.
Pra
konflikti që ka plasur në Partinë Demokratike është konflikt midis këtyre dy
rrymave të kundërta, të papajtueshme. Shqipëria është përzgjedhur falë Edi
Ramës të bëhet eksperiment i laboratorit të epidemisë së perversitetit, për ta
reklamuar më pas si modelin e një shoqërie neoliberale të degjenerimit
nacional, njerëzor e moral. Sali Berisha dhe ndjekësit e tij janë kategorikisht
kundër kësaj filozofie.
Shqiptarët
duhet ta kuptojnë se ky konflikt nuk ka të bëjë me interesat personale, por me
një strategji të caktuar e të diktuar të shkombëtarizimit, të denatyrzimit, të
defunksionalizimit të shoqërisë shqiptare. Shqipëria është përzgjedhur
qëllimisht për këtë eksperiment, sepse është i vetmi vend ku të dyja ekstremet,
si konservatorizmi në ruajtje të familjes, nderit, moralit dhe kombit, ashtu edhe
neoliberalizmi pervers i Soros, Edi Ramës dhe ndjekësve të tyre shfaqen
ekstremisht brenda një shoqërie. Ne kemi parë se si dikush hakëmerret për
"nder" dhe dikush tjetër e bën motrën e tij prostitutë. Kjo diferencë
klasike e papërsëritshme në mentalitet, në qëndrime, në pikëpamje po
shfrytëzohet nga armiqtë e kombit shqiptar që të përballin deri me konflikt të
dhunshëm të dy rrymat e papajtueshme midis tyre.
Edi
Rama dhe suita e tij politike, mediatike dhe e "shoqërisë së hapur",
përfaqëson perversitetin. Kryeministri i Shqipërisë mallkon Sali Berishën pse
me shembullin e tij për respektin ndaj familjes, e detyroi atë të martohet e të
ketë familje! Sepse koncepti filozofik i tij është shthurja e familjes, jetesa
si në bashkësinë primitive, e sheqerosur me "modernitet". Sepse
pikëpamja dhe idetë e tij shkojnë kundër konceptit të kombit e kombësisë.
Prandaj ai është i lumtur kur i shpërngul shqiptarët nga atdheu e familja e
tyre dhe i zevendëson ata me afganë, bangladeshas apo indianë "të
zgjuar"!
Shqiptarët
duhet të përcaktohen tashmë jo në mënyrë të dyzuar, nëse janë në anën e
konservatorizmit e të ruajtjes së vlerave apo në anën e neoliberalizmit të
Sorosit. Nëse e duan familjen, atdheun, kombin, pronën, personalitetin dhe
integritetin e tyre moral e njerëzor, apo nëse janë për një shoqëri perverse,
në të cilën vesit i thuhet moral! Nëse duan një Shhqipëri të jetueshme nga
shqiptarët, apo duan një atdhe tjetër dhe këtë Shqipërinë e brezave mijëvjeçarë
duan t'ua lënë afganëve, indianëve e të tjerëve popuj?!
Nuk
ka më dilemë. Konservatorët duhet të bëhen bashkë për ta mundur imoralitetin,
perversitetin, anti-vlerën, jetën në kope primitive, për të forcuar familjen,
personalitetin, dinjitetin njerëzor, atdheun dhe kombin tonë! Në këtë kategori
bëjnë pjesë edhe shumica dërmuese e socialistëve, të cilët duan tiI ruajnë këto
vlera. Vija e demarkacionit është: O me familjen, dinjitetin tënd dhe atdheun e
kombin, ose kundër tyre! Nuk besoj se ka aq shumë socialistë e shqiptarë që
janë kundër vlerave!