E hene, 27.06.2022, 09:10 AM (GMT+1)

Mendime

Dritan Demiraj: Talibanizimi i Azisë Jugore

E marte, 24.08.2021, 06:02 PM


TALIBANIZIMI I AZISË JUGORE

Nga Kolonel Dritan Demiraj

Që nga pushtimi i Afganistanit në muajin dhjetor të vitit 1979 nga Bashkimi Sovjetik, rajoni i Afganistan-Pakistanit vazhdon të jetë qëndra e militantizmit Islamik, një fenomen që ka influencuar politikat dhe sigurinë në Azinë Jugore. Xhihadi afgan, u mbështet nga luftëtarët e huaj nga e gjithë bota arabe dhe Muslimane, të cilët pas luftës krijuan al-Qaedën dhe pasi u kthyen në vendet e tyre filluan luftën kundër qeverive legjitime. Në fakt, kjo është arsyeja kryesore (raison d’etre) për xhihad në Azinë Jugore. Në shumë mënyra, kjo krijoi një krizë brënda shoqërive Muslimane të Azisë Jugore, të cilat tani i referohen si Talebanizim.

Ringjallja e Talebanëve të Afganistanit dhe rritja e madhe e aktivitetit të tyre terrorist në Pakistan, jo vetëm që kanë përkeqësuar tensionet por në të njëjtën kohë kanë krijuar tensione sa i përket kontrollit të territoreve. Në mënyrë të veçantë ka krijuar shqetësime në provincat jugore të Afganistanit të cilat dominohen nga Pashtunët dhe në Zonat Fisnore të Administruara në mënyrë Federale (FATA) në Pakistan.

Në ditët e sotme, në FATA ndodhet numri më i madh i grupeve terroriste, tek të cilat përfshihen Talebanët e Pakistanit Tehrik-e-Taliban Pakistan (TTP), Muqami Tehrik-e-Taliban, Rrjeti Haqqanit (HN), Tehreek-Nafaz-e-Shariat-e-Mohammadi (TNSM), Lashkar-e-Islam (LeI), Ansar-ul-Islam, Hizbullah, Mahdi Militia, al-Qaeda (AQIS), Islamic Movement of Uzbekistan (IMU), Islamic Jihad Union (IJU) and Punjabi Taliban.

Sipas informacioneve të dekadës së fundit (2011-2021), fokusi i Talebanëve nuk është përqëndruar vetëm në rajonin e Afganistanit dhe Pakistanit, por në të njëjtën kohë edhe në disa vende të tjera të Azisë Jugore, të cilat në të ardhmen rrezikohen po ashtu nga Talebanizimi. Lëvizja e Talebanëve Afganë ka influencuar edhe grupet e tjera ekstremiste fetare, të cilat ndodhen larg Afganistanit si psh në Indi, Bangladesh dhe në Maldives. Zgjerimi i ideologjisë radikale në Azinë Jugore është evident njëlloj siç është dhe realiteti i shteteve pa kufij në këtë rajon. Kur Sovjetikët pushtuan Afganistanin, një front i ri për luftë të shenjtë tërhoqi Muslimanët nga e gjitha bota, kështu që në këtë kuptim edhe Azia Jugore nuk bëri përjashtim.

Mendoj që është shumë e rëndësishme që të theksojmë se shumë nga grupet terroriste në Azinë Qëndrore dhe Jugore, u krijuan për tërheqjes së trupave Sovjetike nga Afganistani në vitin 1989. Këtu mund të përmendim Lëvizjen Islamike të Uzbekistanit (IMU) në Azinë Qëndrore, Jammat-ul-Mijahideen dhe Harkat-ul-Jihad al-Islami në Bangladesh. Këto organizata kanë formuar një rrjet të fuqishëm midis njëra tjetrës, bazuar në eksperiencat që mësuan gjatë xhihadit afgan në vitet 1980-1989.

Stabilizimi i Afganistanit është një nga objektivat kryesore të politikës së jashtme për sigurinë e Indisë. Kërcënimet nga Talebanët e Afganistanit vazhdojnë sidomos sot që morën pushtetin në Afganistan. Për më shumë se 40 vite, problemet dhe trazirat në Afganistan vazhdojnë edhe sot të influencojnë ambientin e sigurisë në Azinë Juglindore dhe kanë limituar rritjen potenciale të rajonit. Në ditët e sotme, kërcënimet në Azinë Juglindore në mënyrë jotradicionale vijnë nga grupet militante Islamike, të cilët kanë krijuar rrjete të fuqishme me njëri tjetrin, të bazuara në ndarjen e eksperiencave që kanë fituar gjatë konfliktit të xhihadit afgan në vitet 1980-1988. Për këtë arsye, siguria e brishtë dhe kërcënimet nga territori i Afganistanit dhe i Pakistanit do të vazhdojnë të kenë efekte kritike në të gjithë dinamikën e sigurisë së rajonit të Azisë Juglindore.

Për shkak se trupat amerikane po largohen tani nga Afganistani, shqetësimet në Azinë Juglindore po rriten në progresion. Pas largimit të këtyre trupave, shtetet e Azisë Juglindore nuk kanë një strategji koherente rajonale të angazhimit në Afganistan, pasi të gjitha këto vende po përballen me të njëjtat kërcënime të sigurisë.

1. Pas largimit të trupave amerikane nga vendi, a do të jetë Afganistani në gjendje që të vendosë rendin publik në të gjithë territorin e tij? Jo pasi qeveria e tij dhe forcat e sigurisë ranë brënda tre muajve.

2. A është e mundur që përsëri Afganistani të bëhet qëndra e terrorizmit dhe e krimit të organizuar (mbi 90 për qind e tregtisë së heroinës në botë)? Në gjykimi tim po dhe shumë shpejt.

3. Cilët janë sfidat kryesore që do të ketë rajoni pas vitit 2021? A janë të gatshme vendet e  Azisë Jug-lindore që të përballen me sukses me to?

Pikërisht që ky është dhe qëllimi i kësaj analize modeste.

Lidhjet midis Afganistanit dhe Azisë juglindore janë historike. Ndërkohë që ky rajon po zhvillohet dhe po fuqizohet çdo ditë, vendet e Azisë Juglindore e shohin Afganistanin si një vend dhe partner potencial për tregti. Ai ndodhet në një zonë të rëndësishme, në të cilën kryqëzohen rrugët e rëndësishme tregtare midis Azisë Juglindore, Azisë Qëndrore dhe Lindjes së Mesme dhe padyshim që një Afganistan i sigurtë është çelësi për prosperitetin ekonomik të rajonit. Duhet theksuar se Afganistani ka një influencë të jashtëzakonshme në sigurinë e Azisë Juglindore.

Tani që forcat ndërkombëtare të sigurisë po tërhiqen nga Afganistani, jam i sigurtë se një sfidë e madhe sigurie do të fillojë të shfaqet në Azinë Juglindore. Këto kërcënime, nuk do të kenë efekt vetëm në shtete të caktuara, por do të kenë efekt në të gjithë rajonin. Gjatë këtyre viteve, të gjithë këto vende kanë qënë të prekura nga sulmet terroriste. Ekzistojnë disa arsye se përse Afganistani nuk mund jetë i izoluar nga Azia Juglindore.

Ky rajon dy dekadat e fundit ka njohur një rritje të grupeve militante Islamike, të cilat kanë të njëjtën ideologji dhe lidhje operacionale me Talebanët Afganë. Kaosi, terrorizmi dhe mungesa e sigurisë në rajonin kufitar midis Afganistanit dhe Pakistanit, ka influencuar dhe frymëzon grupet militante Islamike përmes gjithë Azisë Juglindore. Ky rajon përballet me dy sfida të mëdha.

#Së_pari, ka një rritje të grupeve transnacionale militante Islamike të cilat po “shkëlqejnë” në këtë rajon. Këtu mund të përmendim grupin Pakistanez Harkat-ul-Jihad-al-Islami (HuJI), Lashkar-e-Taiba (LeT), Jaish-e-Mohammad (JeM) dhe Hizbul Mujahideen (HuM), IMU, etj të cilat i kanë rrënjët e thella në këtë rajon.

#Së_dyti, vendet si India, Bangladeshi dhe Maldives po përballen me rritje të numrit të grupeve militante vendase Islamike, të cilët janë në kërkim të realizimit të sulmeve terroriste për të arritur objektivat e tyre politike.

Azia Juglindore është një rajon kompleks me konflikte të ndryshme fetare, ushtarake, sociale dhe ekonomike. Këto vende përbëhen nga një popullsi shumë e madhe, janë në garë për të siguruar burime të ndryshme ekonomike dhe qeverisen nga njerëz të korruptuar. Krizat e tejzgjatura politike dhe ekonomike kanë krijuar përplasje, dhunë, intolerancë dhe papunësi të madhe të rinisë, të gjitha së bashku duke krijuar hapësirë të madhe për radikalizim dhe rekrutim nga grupet terroriste. Nga viti 2001 dhe deri më sot në mes të vitit 2021,  këto vende janë përballur me përhapje të ideologjisë radikale, e cila ka shpërthyer në akte dhe sulme terroriste.

Përdorimi i fesë në sferat publike dhe politike është pa dyshim në rritje në këto rajone. Feja është pa dyshim një vegël e rrezikshme sidomos kur keqinterpretohet, duke bërë që të mobilizojë masa të mëdha njerëzish, të gatshme t’i bashkohen grupeve terroriste. Për vende që përbëhen nga fe të ndryshme, padyshim që ky është një zhvillim i dëmshëm. Gjatë viteve në vazhdim, një volum i madh i ideologjisë xhihadiste Ëahabiste dhe Salafiste së bashku me informacionet taktike, kanë gjetur rritje në audiencat e disa vendeve në këtë rajon. Kjo tregon qartë dhe pasigurinë e Azisë Juglindore sa i përket ekstremizmit dhe terrorizmit.

Gjatë viteve 2001-2021, vendet e Azisë Juglindore kanë përjetuar sulme të tmerrshme terroriste, të cilat kanë ndikuar edhe në mënyrën dhe qasjen se si këto vende kanë vendosur që t’i përgjigjen këtij kërcënimi kaq të madh. Këto vende, pas këtyre ngjarjeve kanë nxjerrë mësime duke përmirësuar strukturat e tyre të sigurisë, riorganizuar njësitë e inteligjencës, fuqizuar dhe modernizuar forcat speciale, përmirësuar bashkëpunimin rajonal, rritur kapacitetet operacionale duke blerë pajisje moderne dhe armatime të cilat mundësojnë përmballje më të suksesshme kundër grupeve terroriste.

Kjo ka bërë që të ketë ndryshime të mëdha të brendshme ligjore sa i përket taktikave të përgjigjes kundër terrorizmit, duke krijuar njësi moderne kundërterroriste. Për shkak të rivalitetit politik dhe rajonal të vazhdueshëm midis dy vendeve të mëdha, Indisë dhe Pakistanit, Azia Juglindore nuk ka qënë në gjendje që të gjejë një konsensus për mënyrën se si ta luftojnë së bashku terrorizmin.

Ndërkohë që jemi në mesin e vitit 2021, është e qartë se në Azinë Juglindore me arritjen e marëveshjes së paqes midis Talebanëve dhe qeverisë Afgane, sfidat dhe kërcënimet në rajon do të rriten. Sipas Indisë, ka një perceptim se marrja e kontrollit të Afganistanit nga Talebanët përbën një kërcënim për shtetin e tyre.

Që nga viti 2011 dhe në vazhdim, Talebanët e Afganistanit kanë adoptuar një strategji të re sulmesh terroriste kundër qeverisë Afgane, duke goditur në mënyrë të vazhdueshme zyrtarët e lartë të qeverisë nga Presidenti i vendit dhe poshtë tij, duke vrarë governatorët e provincave, figurat qëndrorë të ushtrisë, të policisë kombëtare afgane, etj. Në të gjithë Afganistanin sulmet terroriste janë intensifikuar shumë, por më shumë ky trend është ndjerë pas vitit 2014, kur dhjetra mijëra trupa amerikane dhe të NATO-s u larguan nga vendi.

Sulmi i Talebanëve në muajin shtator 2012 në provincën e Helmand-it kundër kampit ushtarak “Kampi Bastion” është njëri nga këto shembuj. Nga viti 2011 dhe në vazhdim është rritur shumë përdorimi i sulmeve me makina bombë (S-VBIED), kamikazë (S-HBIED) dhe sulmeve të brëndshme “green on blue” (sulmeve të terroristëve të veshur me uniforma policie kundër forcave të NATO-s ose forcave amerikane). Në këtë linjë, edhe sulmi terrorist kundër ndërtesës së presidencës afgane dhe shtabit të misionit të ISAF-it në Kabul në datën 25 qershor 2013, është një nga disa shembujt të këqij që tregon se situata e sigurisë në Afganistan është shumë e keqe.

E rëndësishme për tu theksuar fakti se shumë nga sulmet e Talebanëve afganë janë bërë në bashkëpunim me anëtarë të ushtrisë (ANA) ose të policisë kombëtare afgane (ANP) nën planifikimin dhe drejtimin e ISI-it pakistanez.

Forcat kombëtare afgane të sigurisë (ANSF) kanë mangësi në pajisje, trajnim dhe kapacitete operacionale. Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme, të vazhdueshme  dhe shumë të kushtueshme të SHBA-ve, dhjetra miliarda dollarëve të shpenzuara në këtë drejtim, pajisjeve dhe armëve të shumta që i janë dhuruar qeverisë së Afganistanit, përsëri e pothuajse e gjithë ushtria dhe policia afgane dezertoi dhe iu bashkua Talebanëve. Sipas shumë analistëve të sigurisë, përgatitja e forcave afgane të sigurisë me qëllim që të marrin në dorë fatin dhe sigurinë e vendit duket një mision i pamundur.

Talebanët Afganë, al-Qaeda në Afganistan dhe Pakistan së bvashku me 20 grupe të tjera ekstremisto-terroriste të cilat operojnë në zonat kufitare midis dy vendeve, kanë pjesërisht mbështetje nga qeveria e Pakistanit, kanë fuqi të madhe financiare si pasojë e tregtisë së opiumit, kanë fuqi njerëzore, mbështetje nga fiset dhe krahinat e tyre, etj.

Bazat operacionale të Talebanëve në Pakistan janë të fuqishme dhe nuk po goditen sa duhet nga qeveria e Pakistanit. Këto grupe, me ngadalë por me siguri janë kthyer në Afganistan, madje edhe më të fuqishme duke kontrolluar zona të ndryshme në provinca të ndryshme në Afganistan, zona të cilat ishin jashtë kontrollit të trupave të ISAF-it dhe forcave të sigurisë afgane.  Për këto arsye dhe jo vetëm, mendoj se largimi  i trupave të sigurisë së misionit ndërkombëtar “Resolute Support” të drejtuara nga amerikanët dhe kalimi i sigurisë në dorë të policisë dhe ushtrisë afgane, nuk do të mundësojë neutralizimin dhe uljen e rrezikut ndaj Talebanëve dhe grupeve terroriste të lidhura me to.

Cilat janë kërcënimet nga grupet militante në Afganistan?

Duhet theksuar se tre janë grupimet kryesore të cilat paraqesin rrezik për sigurinë në Afganistan dhe në Azinë Juglindore.

1. Talebanët e Afganistanit.

2. Rrjeti i Haqqanit.

3. Grupi Hizb-e-Islami Gulbuddin.

#Talebanët_e_Afganistanit janë grupi që po drejton kryengritjen kryesore në Afganistan. Talebanët sot janë një grup kryengritës i centralizuar, i cili kontrollohet nga Shura e Quettas dhe Peshawarit e cila ndodhet e stacionuar në qytetin Quetta të Pakistanit. Talebanët e Afganistanit u krijuan në vitet 1990 në veri të Pakistanit, direkt pas tërheqjes së trupave Sovjetike nga Afganistani.

Si një lëvizje që dominohej nga Pashtunët, Talebanët e Afganistanit erdhën në pushtet në vitin 1994 dhe pas një lufte të përgjakshme me Aleancën e Veriut, morën qeverisjen e pothuajse të gjithë Afganistanit në vitin 1996, sapo pushtuan Kabulin. Ata qëndruan në pushtet deri në vitin 2001. Pas pushtimit Amerikan, ata u infiltruan në Pakistan, një pjesë në qytetin Quetta të Pakistanit ndërsa pjesa tjetër u largua në zonat tribale në kufirin midis dy vendeve në Peshawar. Në Pakistan, Talebanët duke patur lidhje farefisnore, fetare, gjuhësore dhe familjare u vendosën në veri-perëndim të vendit duke filluar sulme kamikaze (S-HBIED) kundër forcave të sigurisë së Pakistanit. Në këto zona, ata strehuan al-Qaedën dhe filluan zbatimin e Ligjeve të Sheriatit. Në këto zona, vlen të theksohet kryerja e ekzekutimeve të kriminelëve dhe hajdutëve të cilët gjendeshin fajtorë.

Fuqia e sotme e Talebanëve Afganë është 80.000-85.000 luftëtarë. Talebanët në Afganistan janë nën monitorim dhe mbështetje të vazhdueshme nga ISI i Pakistanit dhe veprojnë nën urdhërat e tyre. Drejtuesit e tyre kanë leje dhe zyra moderne në territorin e Pakistanit, ndërkohë që vetë ish drejtuesi i tyre Mullah Mohammad Omari mbrohej nga ISI pakistanez.

Një kërcënim tjetër i madh për Afganistanin qëndron në zonën kufitare midis dy shteteve nga #Rrjeti_Haqqani (HN) i cili drejtohet nga Sirajudin Haqqani. Edhe këta xhihadistë bashkëpunojnë ngushtë me Talebanët Afganë. Edhe pse zakonisht ekspertët e sigurisë e cilësojnë si grup militant Islamik i pavarur, Rrjeti terrorist Haqqani është një grup që e ka deklaruar hapur aleancën tek ish lideri suprem i Talebanëve Afganë, Mullah Muhammad Omari. Rrjeti Haqqani është një rrjet terrorist i cili operon kundër qeverisë së Afganistanit, trupave të misionit ndërkombëtar të NATO-s dhe SHBA-ve në Afganistan. Grupi është themeluar nga Xhalaluddin Haqqani.  Origjinën e tyre ata e kanë nga provinca Ghost, e cila ndodhet në kufi me Pakistanin në provincën e Waziristanit të Veriut. Ky grup ka lidhje të fuqishme gjithashtu me shërbimin sekret të ushtrisë pakistaneze ISI dhe bashkëpunon ngushtë me Talebanët e Pakistanit të cilët janë të stacionuar në Waziristanin e Jugut dhe të Veriut.

Ky grup terrorist ka më shumë se 15.000 militantë. Disa nga sulmet e tyre më të rëndësishme kanë qënë sulmi kundër bazës ushtarake të Wardak-ut, kundër hotelit “Intercontinental”, kundër Ambasadës Britanike dhe ambasadës Amerikane në Kabul në vitin 2011. Ata kanë lidhje të fuqishme me grupet militante të cilat janë të stacionuara në Pakistan.

#Hezb_e_Islami_Gulbuddin, është një grup kryengritës që vepron në Afganistan dhe drejtohet nga ish kryeministri afgan Gulbuddin Hekmatyar. Grupi drejton disa fraksione të opozitës, të cilët kundërshtojnë me forcë prezencën e ushtrive të huaja në territorin e Afganistanit.

Në fillim të viteve 2007, Talebanët Afganë krijuan një aleancë me Gulbuddin Hekmatyar-in, në mënyrë që të luftonin së bashku kundër forcave të trupave të misionit ISAF dhe trupave të qeverisë afgane. Gulbuddin Hekmatyari gjatë kohës së konfliktit kundër Sovjetikëve, ka drejtuar fraksionin më të madh të xhihadistëve në Afganistan, Hezb-e-Ismali Hekmatyar. Pas pushtimit të Afganistanit në vitin 2001, Gulbuddin Hekmatyari u kthye në Afganistan dhe filloi operacionet kundër qeverisë Afgane dhe forcave amerikane.

Ata kanë lidhje të fuqishme me grupin terrorist Lashkar-e-Taiba (LeT), grup terrorist i lidhur me shumë sulme të suksesshme terroriste në territorin e Indisë, ku ndër të tjera mund të përmendim sulmin terrorist në Parlamentin Indian në vitin 2001 dhe sulmin terrorist në qytetin bregdetar të Mumbait në vitin 2008.

Po ashtu, LeT-i është përfshirë edhe në sulmin terrorist të muajin gusht 2013 kundër konsullatës indiane në Jalalabad të Afganistanit.

D.D. Michigan

https://www.facebook.com/profile.php?id=100044589662161



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora