Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Zbulimi i varrit masiv në Përmet...
E diele, 18.07.2021, 09:05 PM
ZBULIMI I VARRIT MASIV NË PËRMET – PËRGJEGJËSIA E INSTITUCIONEVE SHTETËRORE DHE NDËRKOMBËTARE
Nga
Frank Shkreli
Mediat
shqiptare njoftuan pardje, zbulimin e një varri masiv të viktimave të
komunizmit në Përmet. Zbulimi u bë aksidentalisht nga një firmë ndërtimi. Për
një shumicë të mediave shqiptare, zbulimi i këtij varri masiv, u trajtua si
diçka e re, si një “lajm”, sikur nuk e dinin deri tani se anë e mbanë
Shqipërisë, ka varre masive të tilla nga periudha e komunizmit, të zbuluara dhe
të pazbuluara. Varre të tilla masive viktimash të pafajshme të komunizmit ka
gjithandej, të nderuar: Buzë Dajtit, nën
pallatet e larta në Tiranë dhe në qytete të tjera. Në brigjet e liqenjve due të
lumenjve. Shkoni kërkoni brigjeve të Lumit Buna dhe Drinit në Veri të vendit,
si dhe përgjatë kufirit, mund të shkelni mbi to kudo. Do “zbuloni” mjaft
eshtra, megjithëse eshtrat e shumë viktimave të komunizmit, lumi Buna dhe Drini
i kanë përcjellë në Adriatik due nuk gjënden më, përfshirë edhe eshtrat e At
Gjergj Fishtës dhe të shumë anëtarëve të elitës antikomuniste, jo vetëm në
Veri, por anembanë Shqipërisë.
Heshtja
e medias, heshtja dhe mosveprimi i organeve qeveritare dhe shtetërore
shqiptare, heshtja e përfaqësive diplomatike Perëndimore në Tiranë -- në lidhje
me varrezat masive të komunizmit në Shqipëri është e turpshme, moralisht dhe
ligjërisht e pamundur për t’u mbrojtur, as në nivel kombëtar, as
ndërkombëtar. Fatkeqësisht, duket sikur ekziston një marrëveshje e shëmtuar,
e heshtur midis të gjitha këtyre palëve, për të mos i trazuar ujërat për krimet
e komunizmit dhe për të mos u përballur seriozisht me të kaluarën komuniste në
Shqipëri. E kam thënë shpeshherë, kjo heshtje është e turpshme due e pa
moralshme, sidomos, për Perëndimorët në Tiranë, të cilët, ndryshe nga kjo klasë
politike shqiptare e tre dekadave të kaluara, për çështje të tilla, diplomatët
perëndimorë duhej të udhëhiqeshin nga vlera të tjera morale dhe drejtësie për
çeshtje të tilla siç janë krimet e komunizmit në atë vend.
Nuk
mund të vendoset një drejtësi e re në Shqipëri pa u marrë me krimet e vjetra të
komunizmit në Shqipëri dhe nuk mund të heshtë drejtësia e re,përfshirë SPAK-un
ndaj përgjegjësisë dhe pandëshkueshmërisë për ato krime nga organet e sotme të
drejtësisë shqiptare. Të gjithë Perëndimorët deklarohen shpesh se mbështesin
anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Vërtetë!? Si mund të konsiderohet anëtarësimi
i Shqipërisë në BE kur, si asnjë vend tjetër në Evropë, Shqipëria ka refuzuar
për tre dekada tani për t’u përballur, seriozisht, me krimet e komunizmit?
Flitet për vlera të përbashkëta me perëndimin, apo jo. Për të cilat vlera?
“Fatkeqësisht, duket sikur ekziston një marrëveshje e
shëmtuar midis të gjitha këtyre palëve, për të heshtur për krimet e komunizmit
dhe për të mos u përballur seriozisht me të kaluarën komuniste në Shqipëri”
“Heshtja e medias, heshtja dhe mosveprimi i organeve
qeveritare dhe shtetërore shqiptare, heshtja e përfaqësive diplomatike
Perëndimore në Tiranë, është e turpshme, moralisht dhe ligjërisht e pamundur
për t’u mbrojtur”.
Thua
nuk e di Ministria e Brendshme se ku gjenden varreza të tilla masive anembanë
Shqipërisë? Prokuroria vendase duke marrë parasysh deklaratën e Ministrisë së
Kulturës të Shqipërisë ku njoftoi, dy javë pasi ishin zbuluar varrezat, se ato
mund të ishin të kohës së mesjetës. A
nuk mund të bashkrendojnë informacionin për këto varreza, Ministria e
Mbrendshme, Ministria e Kulturës dhe Prokuroria për periudhën që i përkasin
këto varreza. Duket se institucionet vendit kanë diçka për fshehur. Pyetja që çdo shqiptar/e duhej të bëjë, pse
nuk bëhet më shumë për të identifikuar varreza të tilla masive dhe për t’i
mbrojtur si vende të shenjta, jo vetëm në Përmet por anë e mbanë Shqipërisë, me
qëllim, mbi të gjitha, për të lehtësuar dhimbjet e familjeve të atyre viktimave
të pafajshme të komunizmit, por edhe epër hir të së vërtetës historike? Unë e
kam ndjekur deri diku veprimtarinë në Shqipëri të Komisionit Ndërkombëtar për
Personat e Zhdukur. Pse nuk pyet media se pse nuk zbatohet një marrëveshje për
gjetjen e personave të zhdukur në komunizëm, midis këtij enti ndërkombëtar dhe
qeverisë, shqiptare?
Ja
rekomandimet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur:
ICMP [ALBANIAN LANGUAGE] Raporti i ri i ICMP paraqet rekomandime për të përmirësuar përpjekjet e Shqipërisë për të dhënë llogari për personat e zhdukur nga periudha komuniste
Autori
i shkrimit, Frank Shkreli ka botuar në gazetën “Telegraf” më, 2 qershor 2021,
edhe shkrimin me titull “Të zhdukurit e periudhës komuniste në Shqipëri
kërkojnë drejtësi!”, ku lexuesit tanë mund ta gjejnë në këtë