E premte, 24.09.2021, 02:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Hasan Hasanramaj: Artisti shqiptar që ka bere emër në Evropë dhe botë

E diele, 11.07.2021, 04:31 PM


Artisti shqiptar që ka bere emër në Evropë dhe botë

Skulpturat e Gashit - histori e legjendave dhe e miteve shqiptare të gdhendura në gur

Nga Hasan Hasanramaj

Skulptori i mirënjohur në botë - Destan Gashi i lindur në fshatin Zoqishtë të Rahovecit për talentin e tij të veçantë u reflektua që në moshën e fëmijërisë së hershme kur edhe filloi të punojë figura me argjilë të thatë, të mbledhur në kodrat përreth fshatit të lindjes të cilat ia tërhiqnin vëmendjen e arsimtarit të artit figurativ dhe shumë dashamirëve të tjerë. Nga biseda të cilën e zhvilluam me bashkëshortët Gashi mësuam së duke mos parë asnjë perspektivë në Kosovë u zhvendosen në Belgjikë, ku  gjatë dymbëdhjetë vjetëve sa  jetuan, punuan, studiuan ku me sakrifica të mëdha arritën të bëjnë realitet ëndrrën e tyre të jetës bashkë, ku i përfunduan me sukses studimet e skulpturës dhe të pikturës  në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel. Gjatë kohës sa ishin në studime, për punën e tyre të madhe që e bënë me përkushtim në skulpturë dhe në pikturë, çifti Gashi mori shumë shpërblime dhe dekorata nga qyteti i Brukselit dhe kudo në botë që hapën ekspozita. Gashi gjatë afër katër dekadave të fundit si skulptor i vyeshëm  në Evropë, në Amerikë dhe në botë realizuan afro dyzet ekspozita. Që me shumë së tridhjetë vjet jeton dhe krijon në Vjenë, si skulptor i pavarur, me bashkëshorten Barbaren si piktore dhe djaloshin Gurin, i cili edhe ai po punon skulptura në gur e zall. Skulpturat e këtij skulptori që nga vitit 1987 e deri me sot  janë të vendosura në ente, në institucione shtetërore e private, në oborre të shtëpive, në shtëpi, në rrugë dhe në sheshe të qyteteve të Evropës, të Amerikës dhe të kontinentet tjera të botës. Skulpturat e skalitura në gur tregojnë histori shqiptare e legjenda si ajo e Rozafës dhe Doruntinës, si dhe motive të Malësisë së Hasit dhe  të gjitha fshatrave që shtrihen në të dyja anët e Drinit të Bardhë.

Veprimtarin e këtij skulptori në  punimin e gurit, është titulluar si skulptor me i mirë në Evropë dhe më larg. Është kjo një histori e legjendave dhe e miteve më të njohura shqiptare e gdhendur në gurë nga skulptori Gashi. Ky skulptor i vyeshëm me renome botërore jeton dhe punon në Vjenë të Austrisë. Edhe këtu si në shumë vende të Evropës dhe të botës  dashamirët e skulpturës i cili ua kishte mundësua të kënaqen me realizimet e tij, sepse çdo skulpturë e tij shpreh fuqishëm mite e legjenda, por edhe motive me burim kombëtar që u bënë realitet. Pra  në çdo skulpturë të tij Gashi ka një qëndrim besnik të traditës shqiptare të shprehur në gur në të cilat përfaqëson një individualitet të qartë që bazohet ndër të tjera edhe në vetitë e vetë mermerit. Studime të gjata të natyrës dhe të anatomisë i mundësojnë sot autorit të skalitë figurat direkt në gur pa pasur nevojë për model dhe këtë e bën me lehtësi, me siguri dhe me fuqi krijimit, duke i dhënë veprës një perceptim të veçantë estetik.

Punimet e skulptorit Gashi vite të tera janë prezantua dhe po prezantohen po prezantohen në ekspozitën në qytete të ndryshme të e   Evropës

Çifti i artistëve në ekspoziat që e  hapen viteve te fundit ne qytetet te ndryshme te Evropes dhe ma large me piktura me ngjyra - te bashkëshorteve Destan dhe Barbara Gashit - dashamireve të sklupturës dhe  pikturës e të tjerë në këto ekspozita  ju ofruan një mjeshtri  e vërtet të skulpturës zemra e kësaj dhe shumë eksëpozitave të tjera të veprave me titullin „Puthja“ prej mermeri të qytetete . Skulpturat e tjera të këtij skluptori, janë të gjitha prej mermeri të Karrarës. Kurse disa  vepra të tjera janë prej një mermeri fin me damarë të kuq  të cilat e kanë prejardhjen nga një gurore e vogël në  Kosovës, atdheut të skulptorit shqiptar. Bashkeshortet Barbara dhe Destan Gashi   ekspoziten që e kanë hapur në qytetet te ndryshme, janë të njohur  për shumë dashamirës të artit dhe koleksionistë privatë.

Këto ekspozita e cila u hap në Galerie në qytetin e ndryshme të Evrrpes, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonise - në mesin e shumë vizitore. Të cillët shprehen kënaqësinë për çiftin Gashi për të cilët u tha së me punen e tyre në lëminë e artit këta dy artist me renome botërore me veprat e tyre që po i vrejten në  ekspozita në Galeritë e  qyteteve deri tani dhe tani e tutje treguan dhe po tregojne të vizitoreve të shumtë së fuqia dhe energjin e tyre të veҫant. Bashkshortet Gashi kdo që ishin me  ekspozitat e tyre  nga zemra dhe shpirti falenderuan vizitoret dhe strrukturat e qytetteve për perkrahjën dhe ndihmen që ua ofruan  bashkeshorteve Gashi në transportin e skulpturave. Këto ekspozita në quytetet e ndryshme të Evropës  janë vizitua nga  ambasadori i Shqipërisë këshilltarën e ambasadës së Republikës se Kosovës në Austri të cillët në fjalet e tyre përshendetese thanë së bashkeshortet Gashin i perkasi Kosovës, Shqipërisë, dhe Austrisë. Të cilët për  dashamiret e skluptures në Austri dhe botë janë një shembull qe me punen e tyre tregojnë se arti i perket çdo njeri pa marrë parasysh prej nga është...

Në ketë dhe shumë ekspozita të tjera të suksesshme bashkeshortet Gashi në shumë shtetet të botës  më tepër se dyzet vepra i kanë  në kështjellën Gabelhofen në Fohnsdorf. Në ambjentet artistike të Gracit skulptori Destan Gashi është mjaft i njohur si  pjesëmarrjes në Bienalen Ndërkombëtare të Skulpturës në Kopshtin Botanik të qytetit të Gracit, ku veprat e tij kanë qenë gjithashtu shpesh të ekspozuara. Megjithatë ai punon në mënyrë të re, moderne, sipas modeleve që pozojnë..

Forma sensuale, rumbullake dhe të prekshme e ftojnë shikuesin që t’i prekë veprat e Destan Gashit, që janë kthyer në vepra arti origjinale pas gdhendjes, formimit, lëmimit dhe llustrimit me një punë dore të rëndë për disa javë me radhë. Barbara Gashi  me punen e saj të madhe ka arritur të krijojnë një ambient të gëzueshëm. Zogj dhe peshq shumëngjyrësh, një notare që zhytet në ujë, një perëndim i jashtëzakonshëm dielli takohet me retë e shiut, këto janë titujt dhe temat e disa prej tabllove të ekspozuara këtu. Skluptori me renome boterore - Destan Gashi  që nga vitit 1985 ka hapur ekspozita  në galeri të ndryshme, kështjella, kopshte dhe muze brenda dhe jashtë vendit. Shumë vepra të tij  sot gjenden në hapësira publike dhe koleksione private në Belgjikë, në Hollandë, në Itali, në Austri, në SHBA, në Spanjë në Gjermani, në Moskvë dhe shumë shtete dhe qytetet të tjera të botës.

1. Skulptori - Destan Gashi me punën e tij sensacionale ka arrit të bëhen emra të njohur në  botë

2. Bashkëshortet Barbare dhe Destan Gashi- janë shembull qe  treguan se arti i perket çdo njeri pa marrë parasysh prej nga është.

3. Gnuja Hasjane e puruar nga mermeri

4. Skulptura Zana e detit e punuar në mermer

5. Puthje në mermer

6. Djaloshi  Gur Gashi trashëgimtari i profesionit të prindërve- duke punua një mollë

7. Kjo vogëlush duke e shikuar e vëmendje ketë vepër të skulptorit Destan Gashit

8. Vepra të tyre  sot gjenden në hapësira publike dhe koleksione private në  shumë shtete të botës

9. Një grup dashamireve të pikturave nga Prishtina gjatë një kafe me piktoret Destan dhe Barbara Gashit



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora