E marte, 19.03.2024, 03:42 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Pellazgët në librin 'Tërësia dhe Pasjeta'

E merkure, 30.06.2021, 07:12 PM


Pellazgët në librin 'Tërësia dhe Pasjeta'

Shkruan Fahri Xharra

Një liber i mirë se ardhur me tema të ndryshme, dhe një risi në trajtimin e tyre Një  vend të posaçë e zënë pellazgët , të grumbulluar nën titullin “ Shqipëria, Hirushe hijeshuese”

"Shqipëria, Hirushe hijeshuese"

400 vite dritë larg Tokës rrotullohet rreth Diellit  të vet, një planet me emrin Arbër. Ndoshta "gjindja" e atjeshme, me mjete optike të panjohura në rruzullin tonë të kaltër, vëzhgojnë me kërshëri këtë "qoshe bukuroshe", buzë Adriatikut e Jonit, në folenë e Ballkanit të trazuar, të cilës i kanë marrë emrin e mëherëshëm (gadishulli Ilirik).

Ç'të jetë ky vend? (habiten ata). Hiç të mos habiten, se ja ku po ua themi ne.

Në këtë planetin tonë të jashtëzakonshëm e të rrumbu llaktë ka "banesën e tij atdheu ynë i bekuar, Shqipëria. Vendi ynë ka pothuajse çdo gjë, që ndodhet edhe kudo në botë, përveç shkretëtirave.

Më herët se tjetërkush, erdhi në këto troje, (siç na e thotë eruditi i shquar shqiptar, Sami Frashëri), një fis i zhvilluar e që kishte një zotësi të pangjashme me askënd:

Ata dinin "të hapnin ara". Në shqip "arë" i thuhet asaj pjese toke, të papërdorur më parë, ku mbillet fara. Më pas të ardhurit, mbasi u afruan e i njohën, u thanë të njohurve të tyre se kishin takuar njerëz që janë nga vendet ku hapin ara.

I emërtuan "arjanë".

Mendoni pak, për ato kohëra të lashta, kur njerëz it, si kopetë e kafshëve bridhnin nga vendi në vend, pa pushim, për të kërkuar ushqim!

Hapja e arave u dha drithin, ushqimin e sigurtë e të përherëshëm, u siguroi... të nesërmen, kështu që... u ndalën. Ky veprim ishte epokal.

U ngulën në këto troje, u përshtatën, u shumuan, por... nuk shkruan, siç bënë të tjerë, të mëvonshëm. Historia i njeh si Pellazgë, më vonë si Ilirë, më këtej akoma, si Arbër e së fundmi Shqiptarë. Njerëz të një gjenshëm.

Të rrëfejmë për këtë popull të pa shkulur prej mijëra vjetësh nga ky truall, pavarësisht furtunave të pandalura, që e mësynë nga të gjitha anët, për ta ç'bërë.

Si e gjykojnë të huajt?

Maximilian Lambertz: "Historia e vërtetë e njerëzimit do të ndriçohet, vetëm kur të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve"

Alphons Lamartine: "Ky komb i takon tokës së herojve të të gjitha ko hërave. Homeri gjeti aty Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz të së njejtës racë dhe të të njejtit gjak".

Harold Vhitehal: "Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4000 vjetësh, kanë domethënie në gjuhën shqipe".

Zacharie Mayani: "I gjithë pellgu i Mesdheut është banuar dhe pagëzuar nga populli iliro-shqiptar".

Jovan Cvijiq: "Sllavët e jugut, kur erdhën në Ballkan, gjetën aty shqiptarët".

Teodor Mommsen: "Në lashtësinë klasike, Epiri banohej nga një popullsi etnikisht e ndryshme nga grekët e lashtë, që i përkiste grupit etnik ilir".

Ç’ja ne këta pellazgë të kohërave të legjendave, kur parahistoria po trokiste në histori? Janë të parët tanë. Jehona dëshmon për ta.

Profesori poliglot e jetëgjatë Spiro Konda dëshmon, në librin e tij "Shqiptarët dhe problemi pellazgjik” duke shkruar më së pari:

"O mbret Zeus dodonas pellazgjk"!

Ai njihet si i pari studiues (shkruan Fahri Xharra), që besoi në prejardhjen e popullit shqiptar nga po populli para ilir, pellazgët. Qe i bindur dhe argumentoi shkencërisht se çelësi për "hapjen e bravës" enigmatike pellazge është gjuha shqipe.

Më herët, në adoleshencë, bleva dhe "e përpiva" librin e këtij gjeniu. la dhashë dikujt për ta lexuar, që harroi të ma kthente dhe ua kishte dhuruar fëmijëve të tij. (Ata e përdornin... për të koleksionuar pullat e postës). Por ideja e tij u ngulit në mendjen time.

S'kisha si të mos tronditesha tek lexoja se pellazgët (domethënë, ne shqiptarët) ishin popull "i lindur drejtpërdrejt nga dheu".

Pra, mendoja unë, i vogël e i varfër por ama shumë i lashtë atdheu im. Krenohesha.

Më erdhi ndërmend një thënie lapidare e të shumë diturit, Maurice Druon, ish sekretar i Akademisë Franceze:

"Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vetë historia. Gjyshërit e tyre merrnin pjesë në luftën e Trojës, të udhëhequr nga Akili, në njërën anë dhe në anën tjetër nga Hektori". Pellazgët kanë banuar në një territor të madh, aty ku sot banojnë shqiptarët dhe grekët e rinj.

Këta, grekët, përvetësuan qytetërimin pellazg, duke marrë nga ata shumë fjalë e emra perëndish si Zeusin, Dhemetrën, Athinanë etj, që u dhanë trajtë greke, prej nga mund të thuhet se qytetërimi helenik, nuk është gjë tjetër përveçse rrjedhë e qytetërimit pellazgjik. Babai i historisë, Herodoti ka thënë se: “Më herët “Greqia quhej Pellazgjia".

Këtë e kanë ditur e përhapur rilindasit tanë të përndritur, në veçanti De Rada, Naim Frashëri e Sami Frashëri që e lidhën edhe me lashtësinë e gjuhës shqipe. Përpjekje për tezën pellazgjike ka bërë edhe profesor Aleksanër Konda, duke provuar se glosat dhe emrat pellazgë shpjegohen vetëm me gjuhën shqipe, që realizohet duke e krahasuar me gjuhën e vjetër sanskrite, greqishten e vjetër dhe shqipen......

Dhe libri e vazhdon përshkrimin autorë të ndryshëm shqiptar dhe  botëror për të vërtetën pellazge.

Fahri  Xharra, 30.06.21

Libri “ Shqipëria, Hirushe hijeshuese” është i botuar në Tiranë, 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora