Mendime
Klajd Kapinova: Absurdi i racizmit të hershëm në SHBA shkarkon sot nga puna profesoreshën
E marte, 01.06.2021, 06:23 PM
Absurdi i racizmit të hershëm në SHBA shkarkon sot nga puna profesoreshën e letërsisë në Universitetin e New York-ut
Nga
Klajd Kapinova
Profesoresha e
Universitetit të Shën Gjonit, u pushua nga puna në Universitet pse kishte
lexuar fragmente nga libri: “"Pudd'nhead
Wilson", shkruar nga shkrimtari i famshëm amerikan i Mark Twain.[1]
Pedagogia
prof. Hannah Berliner Fischthal, tha se nuk ishte në dijeni se si politika
racore ka shpërthyer në universitetet e të gjithë vendit.
Në një kthesë
të denjë për vetë Mark Twain, një profesoreshë e Universitetit St. John's është
pushuar nga puna, për leximin para studentëve të saj të një pjese letrare, që
përmban fjalën Neger (z… ose njeri me
ngjyrë) nga romani anti-skllav i Mark Twain "Pudd'nhead Wilson", shkruar në vitin 1894.
Një vit më
vonë më 1895, romani është përshtatur (kthyer në libret si dramë artistike) dhe
luajtur në teatër, kurse në vitin 1916 vepra në fjalë është kthyer në film,
kurse si film në ekranet e televizorit është shfaqur në vitin 1984, në
përkujtim të 100-vjetorit të botimit të romanit.
Profesoresha
ebreje Hannah Berliner Fischthal, jep mësim (leksione) prej 20 vitesh në klasën e saj në lëndën Letërsia e Satirës, në Kolegjin Katolik
Saint John’s në Queens në shtetin e New York-ut. Ajo shqiptoi fjalën N… vetëm një here, gjatë një ore rutine
leksioni në klasën e saj më 10 shkurt 2021.
Profesoresha e
kulturuar si naïve, nuk e dinte se me cilin nivel kulturorë dhe tolerance të
studentëve të saj kishte të bënte, pasi ajo u shpjegoi për herë të parë atyre kontekstin
e fjalës N… dhe tha se shpresonte që ajo të mos ofendonte askend.
Po nuk ndodhi
kështu. Nëse profesoresha e letërsisë do të ishte një grua me ngjyrë afrikano
amerikane, nuk do të ishte bërë kaq zhurmë e madhe për fjalën N të rilexuar nga
romani i shkrimtarit amerikan të shek. XIX.
Disa studentë
me ngjyrë e gjykuan profesoreshën e tyre pse e tha fjalën N, të cilën ajo po e lexonte direkt nga libri dhe nuk e krijoi nga
mendja e saj. Ata e gjykuan atë vetëm pse profesoresha veterane e universitetit
ishte e bardhë. Nëse profesoresha do të ishte me ngjyrë dhe do të lexonte një
roman të shkruar nga një shkrimtar me ngjyrë dhe do të rilexonte fjalën i
Bardhë a do të quhej racizëm!?
Studentët e
kolegjit katolik e dinin shumë mire se profesoresha e tyre po shpiegonte
përmbajtjen e romanit dhe personazhet e tij në orën e zakonshme të letërsisë.
Nga ana e tjetër, profesoresha nuk i ishte drejtuar askujt me gisht me fjalën
N, por e kishte rilexuar fragmentin e librit, që ishte pjesë e programit
mësimor, dhe që sot fatmirësisht ndodhet në shtëpitë e amerikanëve dhe
libraritë e të gjithë shtetëve të SHBA-së. Gjithsesi, libri është një dritare
në jetën kulturore dhe historike, për të mësuar më shumë nga koha dhe historia
kur autori e ka shkruar atë.
Kështu në
pamundsi të kritikojnë shkrimtarin dhe shtëpinë botuese, apo Sekretarin e
Arsimit të SHBA-së (e njëjtë me detyrën e Ministrisë së Arsimit në Shqipëri),
që kishte botuar librin, disa studentë me ngjyrë afrikano amerikanë shkarkuan
zemërin e tyre tek profesoresha dhe jo tek shkrimtari i madh, që e kishte
shkruar atë vepër letrare me një qëllim të caktuar, për të kritikuar dallimin racor dhe skllavërinë asokohe.
Nga kjo del,
se niveli dhe diapazoni kulturorë, historik dhe kultura e disa studentëve të
rinj amerikanë me ngjyrë lë shumë për të dëshiruar, mbasi shpesh reflektojnë
formimin e tyre të cekët dhe injorancën e kultivuar nga mjedisi i ulët kulturor
e shoqërorë.
Por ana e
tjetër medaljes është se hipokria e tyre manifestohet dukshëm në ditët tona,
mbasi këtu ka kongresmenë, senatorë, governatorë etj., apo edhe deri edhe
kryetari i shtetit “demokrati” Joe Biden, i cili, gjatë karrierës së tij
politike kontradiktore si senator në Senatin Amerikan (për 47 vjet), i ka
ofenduar vazhdimisht njerëzit me ngjyrë afrikano amerikanë, të cilët gjithashtu
nga ana e tyre i kanë kaluar me heshtje këto incidente plot koshiencë, të
përsëritura me ndërgjegje dhe zë të lartë publikisht nga senatori i tyre
demokrat.
"Mark Twain ishte një nga shkrimtarët e parë
amerikanë që përdori dialektin aktual", tha profesoresha e letërsisë
Fischthal. "Fjala N…, përdoret vetëm
në dialog. Ajo ishte folur apo përdorur zakonisht në shtetet e jugut, përpara
Luftës Civile Amerikane, kur dhe zhvillohet historia në fjalë."
Sot fjala N…,
përdoret gjerësisht mes bisedave të përditshme të lira, grindjeve me armë
zjarri mes shokëve të komunitetit me ngjyrë, etj. Unë këtë fjalë e dëgjoi këtu
në New York shpesh nga goja e afrikano amerikanëve dhe të grupeve hispanjike,
të cilët ia thonë njeri-tjetrit edhe pa shkak në tren, avion, tragete,
supermarket, qendra të mëdha bisnesi, autobuzë, rrugë, poshtë pallateve
shumëkatëshe etj.
Unë nuk besoj
se këto persona nuk e kanë lexuar romanin e shkrimtarit amerikan apo të
shqetësohen shumë për përdorimin e kartës së racizmit, që po përdorin sot
politikanët dhe “liderët” e komuninitetit me ngjyrë.
Si ka mundsi që në
universitet studentët të mos e kuptojnë profesoreshën e tyre në orën e
letërsisë!? Si ka mundsi që studentët më ngjyrë nuk i kuptojnë deklaratat e ish
senatorit dhe ish zv/Presidentit të SHBA-së në kohën e administratës së Barack
Hysen Obama kur ato tashmë i dijnë publikisht të gjithë populli amerikan!?
Leksioni i profesoreshës
ebrej ka qenë brenda auditorit, kurse deklaratat e përsëritura të Joe Biden
janë bërë publike publike para senatorëve, rrjeteve të shumta televizive,
gazetave dhe popullit amerikanë, të cilat i di shumë mirë, sikurse i di edhe ish Presidenti me ngjyrë demokrati Barack Hysen
Obama!? Pse komuniteti me ngjyrë përdor dy standarte një për profesoreshën e
univeristetit e cila u shkarkua nga detyra dhe një tjetër për ish senatorin dhe
zv/ Presidentin demokrat sot kryetar shteti Joe Biden!? https://www.cnn.com/2019/03/07/politics/biden-1993-speech-predators/index.html
Një ditë pas
orës së leksionit për romanin e shkrimtarit amerikan, profesoresha e letërsisë
mori një email nga një studente e revoltuar, e cila tha se duhej të largohej
nga universiteti pse përdori fjalën N…, për shkak të përdorimit të një "turpi të papërshtatshëm" nga
Fischthal.
Pse studentët
me ngjyrë të komunitetit afrikano amerikanë nuk perjashtohen nga shkolla kur
përdorin fjalën e zakonshme sot N…, në praninë e njerëzve të bardhë etj., në
ambientet publike sikurse si në shkollat e mesme dhe universitetet, në
stacionet e trenave, në qoshet e rrugëve, kur bisedojnë me njeri tjetrin në
rrugë, tren, aeroporte, stadiume, takime të zakonshme me njeri tjetrin etj.,
etj.!?
Unë këtë fjalë
për herë të parë e kam mësuar në SHBA dhe jo Shqipëri, kur njerëzit me ngjyrë
ia thonë njeri tjetrit pa asnjë paragjykim. Racizmi nuk ekziston në ligjet
demokratike amerikane, por vetëm në gojën e politikanëve demokratë, që e
përdorin kartën e racizmit sa herë që ata kanë nevoj, vetem për të fituar
karriget politike zyrtare administrative nga zgjedhjet rutinë.
Romani me
titull: “Pudd’nhead Wilso’n”, i
shkrimtarit amerikan Mark Twain, tregon
historinë e një bebe të bardhë dhe një bebe me ngjyrë afrikano amerikane, që
ndërrohen gjatë lindjes në maternitet.
"Ishte e panevojshme dhe shumë e dhimbshme
për të dëgjuar," shkroi studentja në email-in e parë, sipas gazetës The Post.
Fischthal me
keqardhje i kërkoi falje studentes që e kishte keqkuptuar, në një email dhe
krijoi një diskutim privat në internet për çështjen që ajo e titulloi Gjuha e pandjeshme.
"Unë kërkoj falje, nëse e bëra ndokënd të
pakëndshëm në klasë, duke përdorur një turp, kur citon dhe diskuton tekstin. Ju
lutemi ndani mendimet tuaja," shkroi profesoresha Fischthal.
Gjashtë
studentë u përgjigjën, përfshirë ankuesen fillestare. Dy mbrojtën Fischthal dhe
pjesa tjetër thanë që fjala N… nuk duhej përdorur. Fischthal gjithashtu ftoi
studentët të diskutojnë mbi polemikat gjatë klasës tjetër, por ajo tha se fjala
N… nuk u përdor nga askush gjatë atij diskutimi.
Pudd'nhead
Wilson, është botuar në vitin 1894. Ai është një nga romanet më pak të njohur
të shkrimtarit Mark Twain. Romani në fjalë, përqendrohet në absurdin dhe tragjedinë e racizmit dhe
skllavërisë.
Djali
biologjik i Roxy, megjithatë, rritet të jetë një përbindësh i prishur ndërsa
djali biologjik i prinderit që e adoptoi rritet si një njeri i përulur me
karakter. Historia kthehet në një mister vrasjeje në fund, kur djali biologjik
i Roxy kryen një krim të egër dhe identiteti i tij i vërtetë zbulohet.
"Romani satirizon të gjithë institucionin e
keq të skllavërisë. Qëllimi i këtij romani ishte se nuk ka asnjë ndryshim të
qenësishëm midis njerëzve me ngjyrë dhe të njerëzve të bardhë. Rrobat dhe
edukimi janë ato që i dallojnë njerëzit. Të dy djemtë në histori duken saktësisht
të njëjtë, edhe pse njëri është me ligj skllav, dhe tjetri është një djalë i
bardhë i privilegjuar," tha prof. Fischthal për gazetën konservatore New York Post.
Pedagogia e
univeristetit prof. Fischthal, tha se ajo nuk ishte në dijeni të asaj se si
politika racore ka shpërthyer në universitetet rreth vendit, por tha se ajo
ishte "tmerruar" nga çështja e një instruktori tjetër shtesë të Saint
John’s University, Richard Taylor.
Taylor u
pushua nga puna në fillim të këtij viti (2021), kur studentët me ngjyrë u
ankuan se ai ishte racist, për shkak të pyetjeve që ai bëri gjatë një mësimi që
përfshinte skllavërinë.
Prof. Hannah
Berliner Fischthal u pushua nga puna në 29 prill 2021, pas një hetimi në
shkollë. (Brititte Stelzer, New York Post).
"Unë kurrë nuk kam menduar se kjo do të
ndodhë me mua," tha Fischthal, e cila është vajza e një ebreji, ish të
burgosuri (me numër në krah) në kampet e internimit dhe shfarosjes të nazizmit
gjerman, gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore.
Qëllimi i
këtij romani ishte se nuk ka asnjë ndryshim të qenësishëm midis njerëzve me
ngjyrë afrikano amerikanë dhe të bardhëve. Rrobat dhe edukimi, janë ato që i
dallojnë njerëzit.
Të dy djemtë
në histori duken saktësisht të njëjtë, edhe pse njëri është me ligj skllav, dhe
tjetri është një djalë i bardhë i privilegjuar. Familja e profesoreshes, që i mbijetoi Holokaustit, ka qenë viktimë e
racizmit gjerman dhe se pushimi i saj nga puna është krejt absurd. Kush më
mirë se sa ajo e di domethënien e fjalës racizmit.
Nëse nuk
diskutohen librat e autorëve amerikanë apo botërore në universitetin amerikane,
ku ato mund të diskutohen lirshëm dhe pa paragjykime. Pse duhet të kemi frikë
nga liria e shprehjes?
Këtu në SHBA,
hipokrizia dhe dystandartësia (dyftyrësia) është e hapur dhe e pamoralshme,
pikërisht nga ata që flasin për racizmin, që fatkeqsisht ka ekzistuar si plagë
e rënë e shoqërisë amerikane shumë shekuj më parë. Ata kujtohen për këtë temë
dukuri negative dhe e përdorin si kartë politike dhe përfitimi sa herë që janë
zgjedhjet presidenciale dhe ato për karriget politike në Senat dhe Kongresin
Amerikan.
Sa herë që
artificialisht në mediat amerikane ndezën fitilat e “racizmit” shumë shekuj më
parë, shtypi i majtë globalist spekulon hapur, për të manipuluar votuesit
demokratë naiv, që janë shumë të ndjeshëm ndaj këtij fenomeni të kaluar të
shoqërisë amerikane.
Ish senatori
Joe Biden në vitin 1993 dhe më përpara në Senatin Amerikan është shprehur shumë
keq për njerëzit me ngjyrë të komunitetit afrikano amerikanë. https://www.cnn.com/2019/03/07/politics/biden-1993-speech-predators/index.html
Asnjë prej
tyre asokohe dhe sot nuk flet për deklaratat e Biden-it në vite të ndryshme
ndaj komunitetit me ngjyrë dhe komuniteteve të tjera jo të bardhë. Governatori
demokrat i Virgjinias në rininë e tij në universitetet ishte lyer me bojë
(ngjyrë) të zezë, për të imituar këngëtarin e famshëm me ngjyrë Michael Jackson
para 3 vitëve dhe deri më sot asnjë lider i komunitetit me ngjyrë nuk ka
protestuar dhe nuk ka kërkuar nga ai që të jap dorëheqjen nga detyra si
governator, por përkundrazi ai me
arrogancë tha se nuk kishte ndërmend që të jap dorëheqjen.
Governatori
kishte dalë në universitet në një foto pas diplomës me një person tjetër i
bardhë, që ishte i veshur me kapuc të bardhë, në formën e piramidës sikurse e
mbanin vazhdimisht njerëzit e organizatës së supremacistëve të bardhë të Ku Klux Klan.
… Asnjë nga
studentët e univeristeteve ultra liberale amerikane nuk ka protestuar kundër
governatorit demokrat, sepse ai është antar i Partisë Demokratike Amerikane dhe
është zgjedhur aty nga votat e komunitetit demokrat me ngjyrë afrikano
amerikanë.
Profesoresha
Fischthal, ka të drejtë kur thotë, se: "Unë jam një nga njerëzit e fundit, që duhet të akuzohet për racizëm.
Unë e di se ku të çon dhe e di se ku përfundon. Në çdo klasë unë mësoj të
këqijat e stereotipizimit."
Por fjalët dhe
ndjesat e sinqerta të profesoreshës dhe përpjekjet e saj për të adresuar
çështjen në fund të fundit nuk e ndihmuan atë. Kështu më 3 mars 2021 ajo u
thirr në një takim me HR në lidhje me përdorimin e saj të fjalës N… në klasë,
diskutimin pasues të saj dhe një koment që ajo pretendohet të ketë bërë në
lidhje me “flokët” e një studenteje me ngjyrë afrikano amerikane.
Prof.
Fischthal, tha se ajo bëri vetëm një vërejtje, në lidhje me kokën e një
studenteje, që ishte mbështjellë gjatë orës së mësimit dhe nuk kishte asnjë
lidhje me flokët e saj.
Ajo tha se u
kritikua gjithashtu për përmendjen e përvojës së familjes së saj në Holokaust gjatë ores së mësimit. A nuk
janë njësoj si Holokausti apo Racimi i gjermanëve nazistë kundër ebrejve me
racizmin, që ka ekzistuar në SHBA shumë kohë më parë!?
Fischthal tha
se ajo gjithmonë merrte vlerësime të mira të performancës si nga shefat e saj
ashtu edhe nga studentët. Me sa duket këto vlerësime pozitive për te paskan
qenë hipokrite nga përdoruesit e zakonshëm të lëvdatave.
Avokatët e
FIRE (Fondacioni për të Drejtat Individuale në Arsim) i dërguan meshtarit
katolik Rev. Brian J. Shanley, president i Saint John’s University, një letër
të vonë duke e thirrur atë për të rivendosur Fischthal.
"Puna e citimit (të Mark Twain) në një orë
mbi satirën bie plotësisht brenda mbrojtjes së dhënë nga liria akademike, e
cila u jep anëtarëve të fakultetit dhomën e frymëmarrjes, për të përcaktuar
nëse dhe si dhe për të diskutuar studentët e materialit mund të duken fyese",
thuhet në letrën FIRE.
Kur u
kontaktua nga gazeta The Post, Brian Browne, një zëdhënës i St. John's, tha se
"nëse pohimi juaj është se ajo u pushua nga puna për leximin me zë të
lartë nga një roman i Mark Twain, kjo është e pasaktë". Ai nuk pranoi të
jepte hollësi, duke thënë se universiteti nuk komenton për çështjet e
personelit. (Dana Kennedy, "Profesoresha
e Shën Gjonit u pushua nga puna për leximin e turpit racor nga libri i Mark
Twain", New York Post, 15 maj, 2021)
Mark Twain
përqendrohet në absurdin dhe tragjedinë e racizmit dhe skllavërisë. Dihet nga të gjithë se “Pudd'nhead
Wilson” (1894), është një roman i shkrimtarit amerikan Mark Twain. Intriga e
saj qendrore sillet rreth dy djemve (foshnjave) njëri, i lindur në skllavëri,
me prejardhje me ngjyrë; tjetri, i bardhë. Dy djemtë, të cilët duken të
ngjashëm, janë ndërruar që në foshnjëri kur kanë lindur dhe secili rritet në
rolin shoqëror të tjetrit.
Asokohe
historia u serializua me vijime në Revistën “Shekulli” (1893-1894), përpara se
të botohej si një roman më vete në vitin 1894.
Dihet
se shkrimtari Twain, përmes satirës tregon me humor dhe në mënyrë të dukshme
gjithçka, nga politika e qyteteve të vogla dhe besimet fetare te skllavëria dhe
racizmi.
Racizmi
dhe natyra kundrejt edukimit. Pjesa e parë e librit duket se satirizon racizmin
në shtetin jugor Misuri, duke ekspozuar brishtësinë e vijës ndarëse midis së
bardhës dhe njerëzve
me ngjyrë. Tom
Driscoll i ri pranohet nga një familje me prejardhje të lartë virgjiane si të
vetën rritet si i korruptuar, i interesuar për vetveten dhe i papëlqyeshëm në shoqëri. Gjithsesi lexuesi nuk e di, në
fund të tregimit, nëse sjellja e Tomit vjen nga natyra apo nga edukata. Leximet
natyraliste rrezikojnë ta kornizojnë historinë si një justifikim të racizmit
bazuar në ndryshime biologjike shumë delikate për t’u parë.
[1]Samuel Langhorne Clemens (November 30, 1835 – April 21,
1910), ëell knoën by his pen name Mark Twain, ëas an American
author and humorist. Twain is noted for his novels Adventures of
Huckleberry Finn (1884), ëhich
has been called "the Great American
Novel," and The Adventures of Tom Saëyer (1876). He also ërote poetry, short stories, essays,
and non-fiction.