E shtune, 27.04.2024, 06:23 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Shuplakat e Hashimit e rrahën tërë Kosovën

E diele, 23.05.2021, 10:29 AM


SHUPLAKAT E HASHIMIT E RRAHËN TËRË KOSOVËN

Nga Dedë Preqi

Është ish ambasadori Gjergj Dedaj, që e nxiti këtë artikull dhe janë edhe disa nxitës të tjerë, që po shkruajnë me eufori dhe fjalë vetëm sa për të mbushë faqet e gazetave tona dhe jo fjalë që komunikojnë me publikun dhe përafrojnë opinionin tonë.

Sikur janë disa shtysa që mund të veprohet edhe kur asaj i kundërvihen ide të krisura, pasi zakonisht është armiku që na i dikton metodat e mbrapshta dhe metodat shpeshherë janë më të fuqishme se idetë, të cilave u japim formë dhe sharm, por më në fund e nxjerrim fytyrën e kombit tonë në pasqyrën e botës.

Nuk duhet të zbrazëmi në njëri-tjetrin dhe të depëtojmë në një ligësi të thellë, e cila e dëmton në rrënjë gjenezën tonë kombëtare, nëse i referohemi tiparit djallëzor, të atij që e kishte në plan dhe program për ta çfarosë kombin tonë deri në farë dhe ne sot ndaj njëri tjetrit, e nxjerrim me mllef dhe e mbështesim përfideologjinë e tij, duke i thënë njëri-tjetrit, në kohën e Milloshit, nuk kishe guxuar me kundërshtue dekretin e shtetit, sepse ta kishte heqë kokën, sikur i thuhet Gjergj Dedaj, në një opinion.

Duhet ta njohim mirë Gjergj Dedaj, por edhe preardhjen e tij nga një familje atdhetare, e cila kaloi nëpër shumë sfida përballë armiqëve të kombit tonë, edhe pse e dëmtuar disa herë në periudhe të ndryshme dhe me humbje të madhe të familjarëve të saj, kjo familje i mbeti gjithmonë besnike dhe fisnike amanetit të parëve të vet, duke e ruajtë shembëlltyrën e tyre për komb dhe atdhe.

Ish ambasadorin Gjergj Dedaj, të cilin e dekretoj vetë Hashim Thaqi, si ambasador në Maqedoninë e Veriut, nuk do të thotë se shuplakat e Hashimit, ia dhanë edhe këtë pozitë, edhe pse kishte edhe shumë pozita të tjera në qeveritë e Kosovës, i cili e ka merituar apo se ka merituar, sikur edhe të tjerët, që ish presidenti i vendit ua ka bërë vendin aty ku i ka konvenuar atij dhe klanit të vet.

Gjergj Dedaj  dhe të tjerët, si ambasador të Kosovës, të akredituar përmes Ministrisë së Jashtme dhe presidencës së Kosovës, nëpër vendet e ndryshme të rajonit dhe botës, nuk e kanë të garantuar dhe nuk e kanë me «tapi «, që të mbetën të përjetshëm në këtë pozitë apo tjetren, poashtu edhe në këtë rast sikur gjithë  ambasadorët tjerë të shkarkuar edhe Gjergj Dedaj, duhet të pajtohet me vendimet e qeverisë së Kosovës, deshëm apo nuk deshëm, një vendim i tillë është sjellë në marrëveshje me ministrinë përkatëse dhe presidencën dhe në përputhje me ligjet e vendit.

Ish ambasadori Gjergj Dedaj, por edhe të tjerët, që përfaqësojnë shtetin e Kosovës, ku do në botë, duhet ta ruajnë parimin e vlerave dhe madhështinë ndaj shtetit të vet, dhe për atë do quhen ambasador, që të japin një shembëll të mirë të demokracisë të shtetit tonë, sepse detyrat për të organizuar pushtetin vijnë e shkojnë, ndërsa njeriu e përdor këtë pushtet që të mbetët përsëri njeri edhe pa pozitë.

Akuzat dhe etiketimet ndaj presidentës Vjosa Osmani, nga Gjergj Dedaj, por edhe të tjerët, janë reagime të nxituara dhe të pa tolerueshme, që nuk përkojnë fare me realitetin, sepse zonja presidente nuk është presidente e kontrabanduar dhe as e diktuar, por e ka meritën më të madhe se kush do tjetër, të cilën ia ka dhënë vetë populli, që do të ishte një pasardhëse e denjë dhe e merituar e presidentit dr. Ibrahim Rugova.

Në kuptimin e vërtetë të fjalës, shuplakat e Hashimit, e rrahën jo vetëm Gjergj Dedaj (nëse do të është e vertetë), por shuplakat e Hashimit e rrahën tërë Kosovën, i cili edhe ndaj të tjerëve u sjellë në të njëjtën mënyrë, dhe pikërisht përmes këndvështrimit tashmë të diskutuar, sipas të cilit njeriu nuk duhet ta zotëroj dhe ta mbajë pushtetin me fuqi dhe pa dhënë llogari, por së pari ta zotëroj vetëvetën, dhe fuqinë ta përdor për të punuar, por edhe për të përhapur fronte të reja të punës dhe aq më shumë ti shtohet energji jetës dhe mirëqenjës së popullit të vet.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora