Editorial
Haxhi Mehmetaj: Mbi trashëgiminë ilire në Prishtinë, ndërtohet Muzeu i Sulltan Pushtuesit
E shtune, 27.03.2021, 10:52 PM
Mbi trashëgiminë ilire në Prishtinë, ndërtohet Muzeu i Sulltan Pushtuesit
Nga
Haxhi MEHMETAJ
Sulltan
Mehmet II Pushtuesi (1432 – 1481), të
cilit Komuna e Prishtinës dhe TIKA po i ndërtojnë muze, në fushatën e tij për
konvertimin e shqiptareve (arbërorëve) nga të krishterë në mysliman ka vra disa
herë më shumë shqiptarë sesa Millosheviçi në Luftën e viteve 1988 – 89. Nuk
duhet të befasohemi kur një ditë edhe Serbia të kërkoj që kisha ortodokse
serbe, e ndërtuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës, të behet Muze i
Millosheviçit.
Komuna
e Prishtinës ka nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë Turke për
Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), siç
thuhet për realizimin e projektit të restaurimit të Hamamit të Madh të
Prishtinës. Me ketë marrëveshje
skandaloze Hamami i Madh i Prishtinës behet
Muze i sulltan Mehmet Fatihut (Pushtuesit), ndërsa i cenohet
autenticiteti dhe përdhoset historia jonë kombëtare. Për ketë muze Komuna e
Prishtinës dhe TIKA kanë ndarë nga 500 mijë euro (1milion euro).
Hamami
i Madh i Prishtinës është monument i shpallur Trashëgimi Kulturore . Me ketë
emër ka hy në listën e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore. Qysh në vitin
1981 i është dhënë në pronësi të përhershme Institutit të Monumenteve dhe
Muzeut Rajonal të Prishtinës. Ky institucion ku isha drejtor nga viti 1999 deri
në vitin 2013 ka marrë pjesë në te gjitha fazat e konservimit të Hamamit,
përveç fazës së shëmtimit dhe shkatërrimit të tij me llaç betoni, për çka kam
reaguar në te gjitha institucionet kompetente dhe në mjetet e informimit publik.
Në
vitin 2009 – 2010 kam ndërmarrë gërmime arkeologjike, ku kam zbuluar shtresa
dhe gjetje të periudhës ilire të hekurit, murin e një objektit të antikitetit
të hershem dhe poçeri nga mesjeta e mesme deri në mesjetën e vonë. Në vitin
2010, Komuna e Prishtinës sipas kërkesës sime ka marr vendim që Hamami i Madh i
Prishtinës të behet Muze i Komunës së Prishtinës, ku do të prezantohej
trashëgimia kulturore që nga neoliti deri në mesjetë, edhe fazat e ndërtimit të
Hamamit të Madh.
Sulltan
Mehmet II Pushtuesi (1432 – 1481), të cilit Komuna e Prishtinës dhe TIKA po i
ngritin muze, në fushatën e tij për konvertimin e shqiptareve (arbërorëve) nga
të krishterë në mysliman ka vra më shumë
shqiptarë sesa Millosheviçi në Luftën e viteve 1988 – 89. Nuk duhet të
befasohemi kur një ditë edhe Serbia të kërkoj që kisha ortodokse serbe e ndërtuar
në oborrin e Universitetit të Prishtinës , të behet Muze i Millosheviçit.
Andaj
apeloj që të shfuqizohet Memorandumi skandaloz me Agjencinë Turke me te cilin
Hamami i Madh i Prishtinës behet Muze i sulltanit pushtues. Ky mjedis duhet të
behet Muze i Komunës së Prishtinës.
Maketi
i Hamamit të Prishtinës – Muze i
Sulltanit Pushtues