Mendime
Florim Zeqa: Sistem presidencial per dalje nga çarku i mbyllur politik!
E shtune, 06.03.2021, 02:21 PM
Sistem presidencial per dalje nga çarku i mbyllur politik!
Nga
Florim Zeqa
Pas
rezultatit zgjedhor askush nuk ka të drejtë ta kontestoj dhe as nuk mund ta
pengoj zgjedhjen e Albin Kurtit kryeministër të ri të shtetit të Kosovës, pasi
këtë ia mundësuan qytetarët e vendit tonë me votën e lirë dhe demokratike në
zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
Konsensus politik për
zgjedhjen e presidentit (tes)
Kështu
duhej të ndodhte edhe për zonjën më të votuar në Kosovë, por sa i përket
zgjedhjes së presidentit e kemi një situatë pak më të ndërlikuar.
Edhe
përkundër legjitimitetit të lartë qytetar, zgjedhja e zonjes Vjosa Osmani në postin e presidentes kërkon konsensus më
të gjërë mes forcave politike në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe se
sistemi aktual qeverisës dhe kushtetuta e vendit nuk i mundësojnë zgjedhjen si
presidente nga vota popullore.
Çdo
tendencë e abuzimit me rezultatin zgjedhor në emër të votes popullore për
zgjedhjen e presidentit mund ta çojë vendin drejt një krizë të re politike, e
cila mund të prodhojë destabilitet dhe zgjedhje të njëpasnjëshme.
Pa
ndryshimin e kushtetutës nuk mund të kemi sistem elektoral që e mundëson
zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejt nga vota popullore.
Thirrja
ime në shkrimin e fundit për heqje dorë të Vjosa Osmanit nga posti i
presidentit për të mirën e vendit, nuk ka të bëjë me preferenca personale por
me çasje pragmatike.
Bazuar
në kompetencat e kufizuara të presidentit si rrjedhojë kufizimeve kushtetuese
dhe sistemit politik, konsideroj se Vjosa Osmani më e dobishme për shtetin do
të ishte në cilin do post tjetër politik sesa në atë të presidentit deri në
ndryshimin e Kushtetutës apo kalimin në sistem presidencial të qeverisjes.
Ndryshimi i sisetmit
elektoral, hapë rrugën e ndryshimit të sistemit politik
Ndryshimi
i sistemit elektoral do ta ndryshonte rrënjësisht edhe sistemin qeverisës në vendin
tonë. Vetëm kalimi nga sistemi parlamentar në atë presidencial do t'i krijonte
premisat e një qeverisje stabile dhe demokratike në vendin tonë.
Sistemi
Presidencial dhe zgjedhja e presidentit të shtetit drejtëpërdrejt nga populli
(ide e kahmotshme e presidentit historik Ibrahim Rugova) do t’u jepte fund
bllokadave paszgjedhore dhe mënyrës së kontrabandimit të postit të presidentit
të shtetit nga partitë politike.
Ndryshimi
i Kushtetutës, përkatësisht i ligjit dhe akteve nënligjore që mundësojnë reformën
e mirëfilltë zgjedhore për kalimin nga sistemi parlamentar në atë presidencial,
i cili përveqse imperativ i ngutshëm kohorë, ka si mbetur e vetmja zgjidhje për
nxjerrjen e vendit nga kolapsi i një sistemi të dështuar qeverisës 22 vjeçarë.
Sistemi
presidencial paraqet çelësin e evitimit të ngërçeve politike dhe krizave
artificiale paszgjedhore të paraqitura në mënyrë serike në Kosovën e pasluftës!
Sistemi
presidencial automatikisht krijon premisat e dy blloqeve të forta
parazgjedhore, respektivisht bipolarizimin e skenës politike me krijimin e
krahut të djathtë dhe atij të majtë
politik.
Përderisa
në sistemin parlamentar mundësia e manipulimit me zgjedhjet është
jashtëzakonisht e madhe, në sistemin presidencial zvogëlohet në minimum ajo
mundësi, pasi vota e sovranit (qytetarit) është e drejtëpërdrejtë dhe
vendimtare në përcaktimin e kaheve qeverisëse të vendit.
Republika parlamentare,
dështim i demokracisë
Sisemi
parlamentar, gjegjësisht republikat parlamentare nuk janë treguar të suksesshme
në zgjidhjen e krizave politike paszgjedhore shkaku i polarizimit të skajshëm
të skenës politike.
Probleme
të kësaj natyre janë shfaqur dhe po vazhdojnë të manifestohen kriza të thella
paszgjedhore edhe në shtetet më të zhvilluara si; Gjermania, Italia, etj, e të
mos flasim për Kosovën me një demokraci të brishtë parlamentare.
Jo
vetëm për zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejt nga populli, por edhe për
shumë arsye të tjera, legjislatura e re e Kuvendit të Republikës së Kosovës e
ka për detyrë të themelojë një komision të pavarur parlamentar, të përbër nga
ekspert të fushës juridike për të ridizajnuar kushtetutën e vendit konformë
kërkesave të kohës, për çuarjen para të reformave dhe proceseve demokratike.
'Pakoja e Ahtisarit' e
tejkaluar për rrethanat e kohës
Kushtetuta
aktuale e bazuar në të ashtuquajturën “Pako e Ahtisarit”, është bërë pengesë e
vendimarrjes në Kuvend. Kthimi i referendumit në Kushtetutën e Republikës së
Kosovës, si instrumentin më demokratik për zgjidhjen e problemeve madhore
(ndryshimeve kapitale për vendin) dhe dryshimi i ligjit për heqjen e votës së
dyfisht (vetos) të serbëve në parlament do t'i largonte përfundimisht vargonjët
serb nga qafa e Kosovës.
Për
më shumë se kaq, Kosova, “De Jure” dhe “De Facto” do ta merrte formën e shtetit
sovran. Me kalimin në sistemin presidencial në njërën anë dhe modernizimin e
Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës në anën tjetër, shteti ynë do të
bëhej partner i fuqishëm politik dhe ushtarak i Aleancës Veriatlantike,
përkatësisht NATO-s dhe SHBA-së, si garantuesin më të fuqishëm të lirisë dhe
pavarësisë së shtetit tonë.
Përfundimisht,
sistemi presidencial i qeverisjes së vendit, do ta nxjerrte Kosovën nga “çarku
i mbyllur” politik. Kjo, përveqse do të pamundësonte kontrabandimin e postit të
presidentit nga partitë politike, do të pengonte edhe ndërhyrjet e tmerrshme
nga jashtë, siq ishte rasti i zgjedhjes së presidentes
përmes zarfit në vitin 2011, dukuri kjo e paprecedent në vendet e lira dhe
demokratike!
04.03.2021