Editorial
Nikoleta Kovaçi: Vetem nje populli te mjere i vdesin njerzit neper rrenojat e qeverise se vet!
E hene, 01.03.2021, 10:04 PM
Vetem nje populli te mjere i vdesin njerzit neper rrenojat e qeverise se vet!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Sot,
ne harkun e ma pak se 200 metrave rruge, te sheshi “Shqiponja”, gjendeshin 4
ambulanca te bllokuara! Me kot ulerinin tu hapej rruga, e po kaq me kot
tentonte ndonje drejtues mjeti te devijonte, ishte e pamundur! Tri prej tyre
tentuan anen e jashtme te rruges dhe pashe se brenda kishte njerez te semure!
Nje polic, i vendosur te semafori idiot qe eshte vene te kryqezimi qe te fut te
Fusha e Aviacionit, e kishte te pamundur te hapte korsi per ambulancat! Urbane,
kamiona, betoniere, trajlera, qindra makina ishin te ngjitura pas
njera-tjetres, ndersa ne ambulanca njerzit luftonin me vdekjen!
Pluhur
qe ngrihej si nga nje rrenim apokaliptik, kanale te hapura ne te dy anet,
punetore qe ma shume hane plurur se sa bejne ndonje pune, pallate ne anesore te
ngrehines mashtruese per zgjedhje qe kane mbire si kerpudha qe te trullosin
vetedijen, armatura te dala boje te vendosura ne shesh qe te pajisin me nje
ankth izolimi te perhershem, ndersa sinjali tmerrues i ambulancave te bllokuara
te ngjeth mishte dhe shpirtin!
Askujt
nuk i ben pershtypje ajo katrahure! As ky makth vdekjeje qe na ka pllakosur!
Askush nuk bertet, as shan, as revoltohet, pos meje ne ate cope rruge perzier
me pengese jete! E di se shume sish kane kompleksin e paragjykimit te mos duken
johijshem nga makina luksoze, nga veshja firmato, nga favori i te qenurit ne
nje mjet me xhama te mbyllur, thu se ata jane ne nje planet tjeter e jo ne te
njejten rruge me mua...
Une
revoltohem me veten, komunikoj me policin ne rruge, kerkoj hapesiren per ata
njerez qe po vdisin mbi rrenojat e babezise se qeverise se mafies, e ai i
shkreti dorezohet; as ne kembe nuk levizet dot! Atehere shaj, ulerij me sa kam
ne krye, e njerzit indiferente me shohin me keqardhje, mbase duke ndjere edhe
meshire per mua...
Largohem
duke u kujdesur ku ve kemben! Rrenojat jane kercenuese edhe per kembet e mia,
po jo aq sa per jetet e atyre njerzve qe ishin ngerthyer ne ato barqe
ambulancash qe ulerinin pafund! Panik mental i perzier me friken e
mosmbijeteses se atyre njerezve! Vetem pak minuta me pare isha ndare nga nje
bije qe i thoshte doktorit qe kishim ne tavoline: Doktor, te lutem, thuame: Pse
me iku im atë?! E doktori i vene ne siklet, i zene ngusht perballe asaj
pyetjeje bije, duke mos dashur te fajesonte koleget e vet, vertitej rreth fatit
te pafat te te atit te vajzes se fisme qe donte te dinte nje te vertetë!
Ne
fakt, ne vdesim te gjithe cdo dite, çdo çast e çdo hap! Ne Tirane vdesim çdo
minut qe frymojme! E ne nuk na vret virusi po mjerimi jone i zemres, shpirtit
dhe mendjes! Ne na vdesin familjaret neper grumbuj mbeturinash, barriera
betoni, ngushtime rrugesh te vendosura nga qeveria mafioze ne emer te
zhvillimit; e na e pranojme! Na vdesin njerzit neper rrenoja te sajuara nga
bashkia uzurpuese ne emer te ndertimit, e na jo vetem e pranojme po edhe
duartrokasim babezine qe na vret njerzit e zemres!
Veç
ne Tirane ndodh, qe ne kohe murtaje te bllokohen rruget; ambulanca mos te kete
mundesi ta çoje gjalle njeriun ne spital, ne keto spitale qe ne fakt ngjajne me
shumë me thertore se sa vendshpetimi jetesh! E askush nuk reagon, askush nuk
revoltohet, asnje instance nuk heton as hulumton per kete masaker qeveritare ne
kurriz te jetes se njerezve tanë!
Ne
s’na vret virusi, po mediokriteti jone sistematik!