Kulturë
Kalosh Çeliku: Mos e duaj Kosovën “krejtë” por duaje veten - Shqipërinë
E marte, 02.02.2021, 08:11 PM
MOS E DUAJ KOSOVËN “KREJTË”
POR
DUAJE VETEN - SHQIPËRINË
NGA
KALOSH ?ELIKU
(Partitë politike shqiptare
si macet e mia besnike)
Edhe, bëra
krahasim mes maceve mia
Partive Politike
Shqiptare. Gjithë jetën:
Lypin, si mace.
Pamarrë parasysh, se:
Ende, janë
barkzbrazura. Uri, nën sofër.
Macet, që ende i
dua! Dhe, gjithë jetën
Nateditë, flej me
to: Në shtrat. Shtëpi.
E, kaloj Natën mes
shtrigave. Ëndrrave.
Imzot, Partitë
politike qenkan si macet
E mia, hazdisura.
Dalldisura politike?!...
(Partia ime Sot për Sot
është Poezia Erotike)
Partia ime
politike, Ehu! Sot, për Sot
Ende, është
Poezia: Xhadia, Erotike.
Mund të thoni, ju:
Dhe, Gratë Besnike.
Nuk ka problem. E
pranoj, Shtegun:
E, Grave besnike,
te “Parku i Grave”.
Megjithatë, Burra:
Gruaja ime besnike
Sot për Sot, ende
është: Poezia Erotike...
(Pandemia politike)
Ende, Sot: Nuk
arriti të më shti në burg
Shteti i
”përbashkët”. Dje, komunist.
As, edhe Nesër: Shteti, Neokomunist
Pandemia politike:
Rrasi, në karantinë.
Orë, policore.
Dhe, masa Qeveritare
I mbylli tavernat.
?erdhet. Shkollat.
Universitetet.
Edhe, “Parkun e Grave”
Gratë e mia
besnike, burg shtëpiak.
Pandemia politike:
Rrasi, në Karantinë...
(“Shitësi” i vajit ullirit
në Shkupin shqiptar)
Edhe, vjen një “shitës” nga Pusteci
Nateditë, në “Bit
– Pazar.” Shkup.
“Shetë: “,Vaj
ulliri. Pazarin shqiptar.”
Dikur, tjetëri: “maqedonas”, “lypës”
Me torbën plotë
arna, krahë.”Jetë.
Përderisa, çantën
e kam plot krahut:
Lypësa. Dyluftime,
në “Bit - Pazar”.
Po, të kesh raki
rrushi. Shtamaverë
Urdhëro! Dhe,
merri lekët “hallall”!
“Maqedonasi”,
dikur edhe më thotë”:
Nuk e kam shitur,
asnjë lapës kimik:
Nuk kam hëngër,
sot as edhe bukë.
I nxjerrë disa
lekë nga xhepi strukes
I them: Sot, haje
një drekë festive!
Ende, shitësin e
vajit ullirit shqiptar
Përditë e shoh me
një torbë në Shkup.
Edhe, atë:
“Maqedonasin” me lapsa.
Po, ende: Nuk
shesin raki rrushi. Verë
Që, Unë t’i bëj
bythekrye në Tavernë...
(Kohë kam për Gratë besnike
por jo edhe Koronavirusin)
Adhuruesja, Dje: E
poezive mia erotike
Më pyet: A,
trembem nga Koronavirusi?
Jo, i përgjigjem.
Nuk kam kohë, Mike:
Aspak rastë, nuk
del për Gratë besnike
Mes librave mi,
ende të “rrezikshëm”.
Adhurusja e
poezive të mia, ende erotike
Më pyet: A,
trembem nga Koronavirusi?
Jo, i përgjigjem:
Nuk më lënë Gratë besnike
Dhe, poezitë e
egra të “rrezikshme” erotike...
(Mos e duaj Kosovën “krejtë”
por duaje veten - Shqipërinë)
Mike, mos e duaj
Kosovën, “krejtë”
Por, duaje disi
vetëveten si beqare!
Edhe, Sot: Gjeje
një burrë azgan
Të të shërojë nga
partitë politike.
Zonjushë, mos e
duaj Kosovën Sot:
Po, gjeje: Një burrë
besnik. Nesër!
Edhe, mos ndajë
vota me PDK -ën
Sot, zjarr haptas
na digjet mbi krye:
Dhe, shpëto nga
partitë tona politike...
(Edhe del nga burgu Shutkës
kojshiu i rakisë rrushit)
Edhe, delë nga
burgu i Shutkës
Kojshiu, i rakisë
rrushit. “Hallalli”.
Që, u printe Protestsave politike
Me Kimin. Hoxhën e Allahut.
Ballë, protestave
me “Din e Iman”
Sot, bëjnë protestë festive partiake.
Reziku, troket:
Tek, Dera e Madhe
U them: Urdhëroni!
Sot, kam vetëm:
Raki rrushi, dhe
mandarina pa gjethe...
(Kalosh ?eliku nuk blen
mandarina pa gjethe)
I them, shitësit:
Mati 3 kg. mandarina
Një kg. e zgjedh
Unë vetë me gjethe:
Dhe, dy tjerat:
zgjidhi vetë si tregtar.
Pajtohet shitësi
“hallall”, i “Bit-Pazarit”
Dhe hopa, ua
këputë gjethet mandarinave:
Tre binjakeve
lindura, Sot: nga Natyra?!
I them: Ndal, mos
i matë 3 kg. mandarina
E përfundova,
pazarin. Shihemi, Nesër!
Kalosh ?eliku: Nuk blen pemë pa gjethe...
(Edhe Ky është Kalosh ?eliku)
Punemadhe, kush është Kaloah ?eliku:
Rrugaç.
Kurvar, Shkrimtar. Poet, Rebel
Padyshim, edhe,
mik i partive politike?!
Megjithatë, Është:
Kalosh ?eliku. Rebel
Që, Sot haptas:
Kopilin, ua lë pas dere.
Edhe, Ky është:
Klosh ?eliku - Rebeli
Që, Sot: Haptas,
Kopilin ua lë pas dere...