Kulturë
Prend Buzhala: Izraeli dhe Kosova, 168 Nobelistët hebrenj dhe Kadare
E marte, 02.02.2021, 09:45 PM
IZRAELI DHE KOSOVA,
168 NOBELISTËT HEBRENJ
DHE KADARE
Me
rastin vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të Izraelit e Kosovës,
këtu po veçoj disa fragmente nga Fjalimi i Ismail Kadaresë me rastin e pranimit
të Çmimit “Jeruzalem International Book Fair” -Izrael, 8 shkurt 2015):
Nga
Prend BUZHALA
1.
"Shqyrtimi
i ndërgjegjes mbetet sot po aq dramatik dhe aktual sikurse në teatrin grek, dy
mijë e pesëqind vite më parë. Nga krimet e nazizmit e të komunizmit, ai vjen
gjer te hapja e dosjeve të fshehta, ato që janë kthyer në ankth në vendet që
ende s’e kanë bërë këtë, duke përfshirë këtu, për fat të keq, edhe vendin tim,
Shqipërinë.
S’është
e rastit që kur shkojmë në Yad Vashem, këtu në Jerusalem, ne përpiqemi të kapim
përmasat e një tmerri që gjuha njerëzore, duke pranuar kufizimet e saj, e ka
përcaktuar si “të papërfytyrueshëm”.
(...)
Prej
shumë kohësh shqiptarët ngulin këmbë se është vërtetuar që në mbarim të luftës,
ndërsa në gjithë Europën hebrenjtë ishin rralluar krejt, si pasojë e
gjenocidit, në Shqipëri përkundrazi, ishin shtuar dukshëm. Arsyeja ishte e
thjeshtë: hebrenjtë, që nga dita e parë e luftës gjer në të fundit ishin të
mbrojtur në Shqipëri.
(...)
Do
të ishte një gjë e rrallë që mbrojtja e hebrenjve, për të cilën u fol më lart,
të bëhej shkas për një vizion të ri, afrues e pozitiv.
Bota
ka nevojë për këtë vizion. Popujt kanë gjithmonë nevojë të mbrohen. Duke
mbrojtur të tjerët, ata mbrojnë veten.
Do
të doja që me një urim të tillë ta mbyllja këtë diskurs për lirinë, këtu në
Jerusalem.
2.
Çmimi
“Jeruzalem International Book Fair” më 2015 i takoi shkrimtarit shqiptar të
mirënjohur, Ismail Kadare. Kadare, ka disa dekada që ligjëron para forumeve më
prestigjioze botërore. Prandaj dhe Fjala e Tij është e këtyre formateve.
Fjalim
që, si thotë shkrimtari, është një diskurs për lirinë.
QYTETËRIMI
I LIRISË është i papajtueshëm me QYTETËRIMIN TOTALITAR.
Ndër
kryevepra të Epokës Moderne janë Liria dhe Njeriu i Lirë, çlirimi i njeriut nga
shumë paragjykime ( dogma e kufizime tjera antinjerëzore) e Njeriu i Çliruar.
Prandaj ndodhin dhe miliona e miliona zbulime jo vetëm shkencore... Ndërkaq,
Kadare bën një përqasje me përmasën e lirisë në relacionet me diktaturën dhe me
botën moderne:
“Befasimi
lidhej me motivin e lirisë, që e kushtëzonte, si temë kryesore, këtë çmim. E
dinin vallë zotërinjtë e jurisë që shkrimtari i laureuar, më saktë, vepra e
tij, kishte një problem me lirinë?”
3.
Izraeli
është fuqi botërore e dijes dhe vatër e trashëgimisë botërore të shumë vlerave.
Kosova e ndien veten mirë me vendosjen e këtyre marrëdhënieve. Ka edhe autorë
të mëdhenj të letërsisë, ndër ta disa nobelistë. Prej vitit 1966, Izraeli ka
nëntë nobelistë nga fusha të ndryshme, kurse prej vitit 1905, hebrenj që
jetojnë nëpër vende të ndryshme të botës, janë: 29 hebrenj nobelistë në fushën
e kimisë, 44 në fushën e psikologjisë dhe mjekësisë, 45 në fushën e fizikës, 28
në fushën e ekonomisë, dhe shtatë personalitete hebraike fituan Çmimin Nobel
për paqe.
Kurse
janë 15 shkrimtarë hebrenj që jetojnë nëpër vende të ndryshme të botës dhe që e
kanë fituar Çmimin Nobel:
1910
Adolf Friedrich Erdmann von Menzel
1927
Bergson-Nobel
1958
Boris Pasternak
1966
Agnon Nelly Sachs
1976
Saul Bellow
1978
Isaac Bashevis Singer
1981
Elias Canetti
1987
Joseph Brodsky
1991
Nadine Gordimer
2002
Imre Kertész
2004
Elfriede Jelinek
2005
Harold Pinter
2014
Patrick Modiano
2016
Bob Dylan
2020
Louise Glück.
Pra,
del një shifër prej 168 nobelistësh!
Për
disa nobelistë hebrenj jepet edhe ky shënim: "Laureatët hebrenj Elie
Wiesel dhe Imre Kertész mbijetuan në kampet e shfarosjes gjatë Holokaustit,
ndërsa François Englert mbijetoi duke u fshehur në jetimore dhe shtëpitë e
fëmijëve. Të tjerët, si Walter Kohn, Otto Stern, Albert Einstein, Hans Krebs
dhe Martin Karplus u desh të iknin nga Gjermania naziste për të shmangur
persekutimin. edhe disa të tjerë, si Rita Levi-Montalcini, Herbert Hauptman,
Robert Furchgott, Arthur Kornberg dhe Jerome Karle përjetuan antisemitizëm të
theksuar në karrierën e tyre."