Mendime
Dedë Preqi: 2020-ta, çaloi, apo kaloi ço e rrëzo
E shtune, 02.01.2021, 07:32 PM
2020-TA, ÇALOI, APO KALOI ÇO E RRËZO
Nga
Dedë Preqi
Kosova
këtë vit e kaloi « ço e rrëzo » siq thotë një fjalë popullore, apo pakëz më
ndryshe, këtë vit Kosova e kaloi me një ngërç të thellë politik e qeveritar,
por edhe me një përballje të pa pritur me pandeminë e Covidit 19-të, duke na
vënë në një sprovë shumë serioze.
Populli
i Kosovës, sa ka qenë në një presion të vazhdueshëm nga luftërat dhe shtypjet,
për aqë kohë të gjatë sa nuk mundet të harrojë aq lehtë. Por është e pa
shpjegueshme, që pas lirimit të kësaj shtypje dhe dhune, ky popull nuk e gjenë
qetësinë e vet shpirtërore akoma.
Kur
do e shohim popullatën e këtij vendi të lumtur njëherë, apo ta quajmë për
njerëzit e këtij vendi mjerim, nëse sot nuk i shohim gjërat me çëllim të mirë
dhe synim për të ardhmën më optimiste, ku sëcili me përpjekjet e veta të krijon
kushte normale, për një jetë më të mirë dhe më të begatshme.
Dhe,
natyrisht të bëhët përpjekje më serioze e shtetit, që të mënagjohet më mirë e
ardhmja e gjeneratave të reja, si përgjegjësi e çdo shoqërie demokratike,
poashtu edhe shoqëria e jonë kosovare të afroj kushte normale të ardhmës së
këtij brezi, që mos të lakmojnë kampet e huaja perëndimore, duke ëndërruar të
ardhmën e tyre për një jetë më të mirë.
Viti
2020, do mbahet në mendje më gjatë, ndoshta më shumë se çdo vit tjetër, për
shkak të dështimeve politike dhe inskenimet e ngjarjeve të jashtëzakonshme në
qeveri, duke i ndërruar dy pushtete brenda një viti, që janë edhe raste të
rralla në demokracinë e vendeve të botës.
Natyra
e sakrificës dhe funksionimit të shtetit demokratik, do duhej të shfaqet më
ndryshe dhe në kuptimësi të plotë me botën normale dhe njerëzit e këtij vendi,
që së paku ti thyej kallëpët e një monotonie të gërditshme të keç-menagjimëve
dhe keç-qeverisjeve nga pushtetët e tilla, duke e lënë Kosovën, të anashkaluar
dhe të izoluar nga vendet tjera të rajonit, apo si « njollë e zezë » në mes
Evropës laramane.
Pikërisht,
ajo që e preokupon sot Kosovën, është gjendja e dobët ekonomike dhe sociale, si
edhe pa punësia e popullatës, që pjesa më e madhe e tyre përbëhët nga mosha
rinore, e cila sikur anashkalohet energjia dhe rroli i saj, përshkak se vendin
e tyre e kanë zënë njerëzit jo kompetent në udhëheqje të vendit, të instaluar
përmes klaneve dhe vijave partiake.
Mbas
shumë peripetish dhe observimesh të politikave jo të mirëfillta, shoqëria
kosovare tani më, sikur i ka kuptuar simptomet dhe sëmundjet që e kanë kapluar
shoqërinë tonë, sidomos ato që kanë të bëjnë me tregtinë e votës dhe keqpërdorimin
e vullnetit të popullit për të grabitur pushtetin, prandaj sëcili prej nesh
mund të kontribuojë ndryshe për të ardhmën më të mirë, duke i premtuar vetës se
do të qëndroj besnik dhe në mënyrë të denjë në shërbim të popullit dhe atdheut
të vet.
Viti
2020-të, ka lënë shumë përshtypje të dobëta në memorjen e popullit të Kosovës,
përshkak të rrolit të pushtetëve të pa sinqerta, duke shkakëtuar farkime e
ngërçe politike në kohën më kritike të pandemisë dhe në një vend të varfër, i
cili si edhe i tërë rruzulli duhet të ballafaqohej me krizën e Covidit 19-të,
politika brishtare e Kosovës orientohet në organinizimin e rrëzimit të qeverisë
së vet.
Politikanët
e Kosovës, u treguan më shumë të liq… se guximtar, interesi i tyre për
pushtetin ishte i pa ngopshëm, dhe janë të rralë që ndonjëri prej tyre
shdërrohet në njërin prej simboleve të lëvizjes kundër fashizmit dhe gjenocidit
serbo-sllav, i cili me masakrimet e fëmijëve dhe moshave tjera të ndryshme, si
dhe me zhdukjen e kufomave të tyre, do e tejkalonte fashizmin hitlerian.
Të
gjitha ato krime të regjimit serb dhe luftën barbare që bëri ndaj popullit
shqiptarë të Kosovës, duke i vrarë, masakruar dhe dëbuar miliona njerëz nga
trojet e veta, dhe kriminelët e këtyre krimeve të rënda nuk janë të dënuar
akoma, përshkak të neglizhencës dhe mos angazhimit të palës shqiptare në
përgaditjen e aktakuzave ndaj tyre.
Si
shembëll gjenocidial i kësaj lufte fashiste, përveq shumë të zhdukurëve tjerë,
dyqind e pesëdhjetë e dy kufoma u gjetën në një varrezë masive në Batajnicë,
afër Beogradit, në poligonin e policisë serbe, poashtu edhe 550 kufoma të tjera
të fëmijëve, dhe të të gjitha moshave tjera, ndërsa Gjykata e Hagës, sikur rri
e heshtur, thua se këta njerëz nuk kanë lënë dhimbje, apo askënd mbrapa, ndërsa
kriminelët jetojnë të lirë dhe shumica të punësuar nëpër Institucionet kyçe në
qeverinë e Serbisë.
Kush
i ka fajet më shumë se vetë Kosova dhe politika e saj, që udhëheqet me njerëz
të pa sinqert, në përbërjen e sëcilës më shumë dualen kriminel se luftëtarë, më
shumë të korruptuar se investitorë, më shumë hajna se kontribues, më shumë
abuzues se promovues dhe njerëz të përkushtuar në shërbim të këtij populli dhe
këtij vendi.
Dhe
ky vend nuk e meriton që luftëtarët e lirisë dhe demokracisë së këtij vendi,
sot të ballafaqohen me Gjykatën Speciale në Hagë, duke u akuzuar si kriminel
lufte, edhe pse për fajin e atyre që këtë Gjykatë e krijuan vetë, ata luftuan
për lirinë dhe çlirimin e këtij vendi dhe bënë roje në pragun e shtëpisë së
vet, dhe dihet fare mirë se Serbia, ishte kulqedra e këtyre krimeve dhe
gjenocidit.
Viti
2020-të, nuk e sjelli as Liberalizimin e vizave të premtuara për qytetarët e
këtij vendi, të cilën ëndërr po e vonon Europa pa të drejtë, një rrugë që
ndërlidhet me lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovar, sikur që u takon edhe
qytetarëve tjerë të rajonit dhe Evropës.
Poashtu
edhe Ura mbi lumin Ibër dhe Mitrovica e veriut, duhej të funksiononte në kushte
normale dhe në bazën e Kushtetutës së Kosovës, ku lëvizja e lirë e qytetarëve
të zhvillohet në dy pjesët e qytetit, apo një leverdi e tillë po sinjalizon
ndarjen e Mitrovicës në dy pjesë, e cila, sikur pritët të realizohet përmes
Asosacionit të komunave serbe.
Ndërsa,
Lugina e Preshevës, po ballafaqohet me një dukuri të rralë që ndodh në kohën
bashkëhore të shekullit 21, me çrast nënkuptohet se ky popull jeton i
anashkaluar dhe i lënë në harresë nga qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, e
cila shoqëri diskriminohet në mënyra të ndryshme nga regjimi i Serbisë së
Vuçiqit, duke ua zhdukë edhe adresat e vendbanimeve të tyre në vendin ku kanë
lindur dhe jetojnë.
Prandaj,
Viti i Ri, me shpresë se do të sjellë më shumë risi të tjera pozitive dhe të
rezulltoë me një përmbajtje më serioze nga pushtetarët e saj, që të punohet më
shumë dhe me përkushtim ndaj shtetit dhe këtij populli të shumë vuajtur, duke
mos i ikur asaj që jeta shoqërore demokratike na detyron, përmes së cilës duhet
ti kushtohet vëmendje çdo hapi që bëjmë, duke menduar dhe besuar se jemi njerëz
të vlerave dhe ato vlera do dimë ti shfrytëzojmë në favor të popullit dhe
shtetit me dinjitet dhe pa u lëkundur.