Kulturë
Vahide Saraçi- Mikullovci: Një vit me dhëmbje dhe mall pa nënën time
E diele, 13.12.2020, 10:52 AM
Përkujtim i hidhur (Ese)
Një
vit me dhëmbje dhe mall pa nënën time
Nga
Vahide Saraçi- Mikullovci
Ditet
po kalojnë shpejt dhe po mbushet një vit me dhëmbje e mall pa nënën time.Ende
nuk po gjej qetësi dhe forcë- me ka përthekuar dhëmbja dhe malli për nënën time
që nuk e kam ma. Ajo nuk është në mesin tonë, nuk flet as nuk lëvizë rreth
oborrit dhe shtëpisë duke punuar si përhera,por ajo gjithmonë është në zemrën dhe në shpirtin
tim. Ajo ka fluturuar larg në qiellin e kalter të pafund në- jetën tjetër. Tani
ku ta gjej nënën time e ta përqafoj e të çmallem? – Kot përpiqem që ta gjej-nuk
duket kurkund… Zemra po me dhëmb dhe
sytë po me lotojnë nëpër faqe. Kur të
shkoj nuk mundem ta shoh as ta përqafoj si përhera nënën time. Si të shkoj tani
si herave tjera në shtëpinë time , në vëndin tim -jam e lodhur e tronditur në
shpirt dhe në zemer. Larg jam,në vend të huaj duke jetuar me familje,
kështu diktuan kushtet e jetës të dalë jasht për të jetuar më mirë..
Çdo
herë kur shkoja në pushime isha e
lumtur dhe e gëzuar shumë se po
shkoj të nëna ime, por tani ajo nuk është në shtëpinë ku linda dhe u rrita. Ajo
ka shkuar dikund tjetër- larg në qiellin e pa fund- në jetën tjetër. Sa shumë e
kam dashur nënën time, ajo gjithashtu me ka dashur shumë. Kur shkoja ajo
gjithmonë me priste të dera e oborrit.
Sa shumë gëzohej,me përqafonte dhe me thoshte a ke mujt me ardhë bija ime ,
moti nuk të kam parë, malli po me djeg që nuk të kam pranë.Tani ajo nuk me pyet
as nuk me prêt të dera e oborrit. as nuk me flet më atë zë të bukur e të ëmbël,
as nuk me përqafon ngrohtësisht .Sikur kishte harruar që të me tregojë sedo të fluturoj si një
flutur e bardhë diku në largësi për mos tu kthyer kurr më-atje për të jetuar...
Kaloi një vit pa të parë fytyrën e buzëqeshur dhe trupin tëndë të bukur , pa ta
dëgjuar zërin tënd të butë dhe të ëmbël. Nuk po kam fuqi tani ta marr rrugën si
përhera për në vendin tim, në shtëpin time ku me linde dhe me rrite me plot
vuajtje e mundime. Isha fëmiu yt i
fundit, prandaj me deshte dhe me kujtove me mall që isha larg, në vend të huaj,
në Angli me familje. Sa shumë të kanë dashur Besniku , Besarta dhe Metini. Tani
nuk e kanë gjyshën ma për ta përqafuar dhe puthë në faqet e lavruara me brenga
e mundime… Pa u mbush një vit edhe se ishte vështir për shkak të pandemisë
vendosa të marrë një rrugë për në vendin tim – shtëpinë time, që përkundër
vështirësive nga pandemija të udhëtoj të paktën për ta vizituar varrin e nënës,
Sa vështirë ishte kur shkova të varresat
dhe kur u afrova pranë varrit të nënës sime.Nuk munda ta frenoj veten fillova
të qaj më zë.Thirra disa herë : Ngritu oj nënë së të ka ardhur çika jote ,
Vahidja... Ajo hesht, hesht, hesht .Nuk dëgjova asnjë fjalë as një përgjigje as
një lëvizje nga nëna ime. Tani vaji me kishte kapluar terësisht dhe trupi gati
mu kishte shtanguar. Mu duk se dheu po
lëvizë, mendova sikur nëna po mundohët të
ngritet në këmbë për të me përqafuar dhe për të folur me mua…