Kulturë » Berisha
Sejdi Berisha: Stinë të këputura apo vazo e thyer
E merkure, 09.12.2020, 08:33 PM
P o e z i
Sejdi BERISHA:
STINË TË KËPUTURA APO
VAZO E THYER...
(Ose,
kënga që m’i forcon hallkat e bashkimit)
1.
Vitet
e shekujt që ikin
Janë
epokë e dhembje e stinëve të tokës
Që
nga vakti kur merr frymë dheu im
Apo
që nga koha kur këndon njeriu
2.
Po,
ç’janë këto stinë të këputura
Që
m’i forcojnë hallkat e bashkimit
Që
m’i prarojnë zinxhirët e lumturisë
Që
shndritja e tyre hapë e bashkon rrugë
3.
Mos
më gjykoni pse këndoj kështu
Sepse,
tokën e shqiponjave
E
kam në damarët e gjakut
Kosovën
tik-takun e zemrës
Çamërinë
qortim historie
Shkupin
pikëtakim madhështie
Ulqinin
port asqerie
Që
janë djegur për tokën e dheun
Për
ujin dhe tregimet e kalasë
Preshevën
e kam sy që loton kah Prishtina
Kullat
e Oso Kukës beden trimërie
E
Bjeshkët e Nemuna kurorë legjendash
4.
Mos
më mallkoni pse jam i tillë
Pse
këngën e kam zog shtegtar
Me
emra poetësh
Me
shkrumb në varg
E
me plagë në shpirt
Këto
janë stinët e këputura
Që
shikimin ma hidhërojnë
Për
të kënduar gjithmonë sertshëm
Duke
kërkuar rrugën që e lakojnë
5.
Jam
vazo e thyer
Për
fjalën e dëgjuar shqip
Jam
zë i etur nga Anadollia
I
cili edhe sot dhemb e tingëllon shqip
Këngë
arbëreshe jam
Që
ruan lashtësinë përrallore
“O
e bukura e dheut, ore”
6.
Jam
zog që shtegtoj
Për
ta ngjitur këngën e copëtuar
Me
gjakun tim kudo në tokë
Sa
larg dallohet zemërimi im
Këtu
e më shumë se njëqind vjet
Për
të rrëfyer për stinët e shekujve
Që
vitet i kanë fshehur
E
tash sa punë ka për t’i zbuluar
Se
eshtrat ua kanë zënë frymën
7.
Mos
më fajësoni
Pse
rri pa gjumë
Ndoshta
edhe kot
Se
vitet edhe ashtu shkojnë
Duke
lënë nga një vulë dëshmie
Derisa
të bëhen edhe njëqind vjet
Edhe
njëqind shekuj
Kështu
merr frymë toka ime
Me
krenarinë qëndresës...
Por,
mos e kafshoni mollën e kuqe
Se
ajo vetëm sa shumohet
E
kuqëlohet më shumë
8.
...
Asgjë
nuk paskam thënë
O,
vargu im
Sikur
tash më doli gjumi
E,
ëndrra ishte plot trishtim...
(©S. B.)