Kulturë » Berisha
Sejdi Berisha: Madhështia e gjeneratave që po vijnë
E enjte, 03.12.2020, 09:42 PM
Madhështia e gjeneratave që po vijnë
Mësimi si thesar i
ndritur e një gjimnazisteje në Pejë
DITURIA ËSHTË PJESË E
JETËS SIME, OSE, SPECIFIKAT E PUNËS SË NXËNËSES, ELA BYTYQI, DUKE “TUNDUR”
DETIN E DITURISË...!
Nga
Sejdi BERISHA
Gjithmonë,
dituria e ka pasur peshën e lumturisë dhe të zhvillimit të shoqërisë. Për këtë
arsye, pothuaj se në të gjitha shkollat, gjeneratat e reja angazhohen që të
arrijnë atë diturinë e cila i bën krenarë, por edhe vetë ata bëhen faktor i
diturisë, shkencës, arsimit, i historisë, mjekësisë dhe i të gjitha fushave, të
cilat një komb e bëjnë krenar e të lumtur, atdheun e bëjnë me peshë e me rëndësi
në të gjitha aspektet. Në këtë drejtim ka shumë nxënës që dallojnë dhe janë
edhe më të përkushtuar, që të arrijnë dituri dhe njohuri sa më shumë, të cilat
hapin rrugën për studime të mëtejme, për të ecur drejt arritjeve që edhe
kalojnë përmasat kombëtare. Raste të tilla ka pasur shumë e shumë në periudhat
e shkuara, por ka edhe tash, të cilat duhet mbështetur dhe të gjithë atyre
nxënësve që janë të përkushtuar mësimit, t’u jepet mbështetje dhe kuraje.
E
bëra këtë hyrje me qëllim për të përshkruar dhe theksuar angazhimin dhe
përkushtimin e një nxënëseje, e cila që nga klasa e parë kur u ulë në bankat
shkollore, angazhimi i saj ishte unik për të mësuar dhe për t’u pajisur me
dituri. Kështu, pesat e saj stolisen ditarin dhe librezën e saj shkollore për nëntë
vite radhazi në Shkollën Fillore të Mesme të Ultë, “Lidhja e Prizrenit” në
Pejë, e për të vazhduar tani në gjimnazin “Bedri Pejani”, po ashtu në qytetin e
Haxhi Zekës. Kjo është, nxënësja, Ela BYTYQI, e cila nuk rresht së mësuari dhe
kështu për t’i radhitur pesat edhe në gjimnaz, e cila mësimet i vijon në klasën
e X/8.
Ela Bytyqi, nxënëse që diturinë e ka pjesë të jetës
Është
karakteristike, se kjo nxënëse asnjëherë dhe as tash nuk mëson vetëm sa për të
marrë një notë të mirë-pesë, por mësimin e ngulitë në mendje dhe e bën pjesë
përbërëse të punës së saj mësimore. Ajo, që në fillim, vuri angazhimin e saj në
binarët e mësimit, me mendjen se ata janë të gjatë dhe plot sfida, risi,
lumturi por edhe sfida të cilat vetëm me mësim dhe dituri duhet tejkaluar.
Atë,
gjithnjë në shtëpinë e saj deri në orët e vona të natës e gjen me libra dhe
fletore, duke e “tundur” detin e diturisë! Për këtë, dëshmojnë edhe rezultatet
në gjimnaz, në të gjitha lëndët mësimore, që, të gjitha, pa dallim, i ka për
shpirt, i do dhe i respekton shumë. E për çfarë stoliset me pesa...
Nga
lënda e mikrobiologjisë
Vetëm pak histori për
Elën në shkollën fillore të mesme të ultë
Ajo
që në klasën e parë, iu përkushtua mësimit, ndoshta gjithnjë për të trasuar
rrugën mu ashtu sikurse edhe motra e saj, Gresa. Ela, asnjëherë nuk kishte
ndodhur që të shkojë në mësim e papërgatitur, për çfarë më së miri e din mësuesja
e saj por më vonë edhe mësimdhënësit, të cilët edhe sot e kanë shembull se si
arrihet dituria e një shkollari, që para vetes i sheh qartë horizontet e
ndritura të jetës dhe mësimdhënies, studimit dhe shkencës.
Kjo
nxënëse, edhe aty tregonte talentin dhe dashurinë e saj për të arritur sa më
shumë në të gjitha lëndët mësimore, por edhe në aktivitetet e lira.
Të gjitha këto, Ela i përmbylli me krenari për t’i vazhduar tash edhe në gjimnaz.
Ela Bytyqi: Jam krenare me punën që bëj, sepse, vetëm dituria njeriun, kombin dhe njerëzimin e bën të lumtur
Dhe
çfarë është edhe më me rëndësi, ajo krahas mësimit, është shumë e kujdesshme, e
përgjegjshme dhe pedante edhe në realizimin e detyrave me përkushtimin më të
madh. E krahas kësaj, ajo është nxënëse e veçantë mbase edhe e rrallë, e cila i
kushton kujdes dhe respekt bukurshkrimit, që është një prej faktorëve që
dëshmon për qasjen serioze dhe studiuese mësimit në të gjitha fushat mësimore.
Për këtë dëshmojnë edhe fletoret e saja, disa prej të cilave po ua dëshmojmë
edhe në këtë shkrim.
Nga
lënda e biologjisë
Ajo,
njëjtë i çmon dhe i konsideron të gjitha lëndët mësimore. krahas lëndëve
shkencore, i ka për zemër edhe ato që e fisnikërojnë shpirtin, si arti
figurativ, edukata fizike dhe edukata muzikore. Për këtë dëshmojnë edhe këto
piktura dhe faksimile që e begatojnë opusin e punës mësimore dhe studimore...
Është
njohëse e mirë e gjuhës angleze, për çfarë i ka vijuar të gjitha nivelet e
kursit të kësaj gjuhe. Relativisht mirë e njeh edhe gjuhën frënge.
Nga
lënda e gjuhës angleze dhe matematika
Mona
Liza në kolazh dhe portret-vizatim
Të
gjitha këto, jo pa qëllim i vumë në spikamë, për të treguar se ka shumë të rinj
e të reja që gjatë shkollimit dallohen me talentin dhe përkushtimin e punën e
tyre, për çfarë, ato filiza diturie të së ardhmes përherë duhet mbështetur dhe
trimëruar për të ecur gjithnjë të sigurt se mundi dhe aftësitë e tyre nuk do
t’iu shkojnë huq, por do të bëhen ata që i dhurojnë vepra shoqërisë, atdheut
dhe kombit.
Ela
Bytyqi, edhe motrën e saj, Gresa Bytyqin e ka të shkëlqyer, e cila tani me
sukses të lartë studion shkencat kompjuterike, ndërsa i vëllai i saj, Dreni, në
shkollën fillore të mesme të ultë, nuk njeh asnjë notë tjetër përveç se pesave.
Kjo
është krenaria e prindërve, kjo është krenaria e familjes, kjo është krenaria e
kombit dhe e atdheut.
Elës
i uroj rrugëtim të mbarë dhe suksese në punën që është duke e bërë realitet dhe
vepër me themel, por edhe të gjitha gjeneratave të reja që janë e që do të
vijnë...!