Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Dekretet e lavdisë
E marte, 01.12.2020, 08:13 PM
Dekretet e lavdisë
Nga
Timo Mërkuri
Kur
më 28 Nëntor 2020, pas ceremonisë të Shpalljes së Pavarësisë, në sheshin pranë
Muzeut Etnografik, në prani të një mase
të madhe lëvruesisht, këngëtarësh, valltarësh dhe studiuesish të artit gojor
shqiptar Presidenti i Republikës zoti Ilir Meta shpalli Dekretet e vlerësimit me tituj nderit të disa artistëve
dhe të disa grupeve folklorike, shumëkujt ju duke se shqiponja e stampuar mbi
dekrete hapi krahët e fluturoi dhe u ul mbi supet e të dekoruarve. Ndoshta ky ishte një iluzion
optik i shkaktuar nga reflektimi i dritës së diellit, por ajo që kishte rëndësi
ishte fakti se në këtë ditë të 28 Nëntorit, dekretet dhe dekorimi mbartnin një
lavdi të dyfishtë mbi emrat e artistëve popullorë, lavdinë 108 vjeçare të
shpalljes së Pavarësisë si dhe lavdinë 15 vjeçare të aritjes së shpalljes së
iso-polifonisë shqiptare si “Kryevepër
e trashëgimisë gojore të njerëzimit” dhe
që mirej në mbrojtje nga UNESCO.
Prania
e Presidentit të Republikës mes lëvruesve, krijuesve dhe studiuesve të artit
gojor shqiptar dhe nderimi me tituj nderi i individëve dhe grupeve më të
spikatura dëshmonte faktin se ky art, tashmë ishte nën kujdesin, vëmëndjen dhe
vlerësimin e kreut të shtetit, dhe për pasojë talenti, dashuria, puna dhe aritjet e këtyre njerëzve të artit, do
ishin në të ardhmen asete artistike kombëtare. Kënga iso-polifonike është
pasuri e kombit, ajo dëshmon për lashtësinë, origjinën si dhe unitetin e kombit
tonë. Këtë e dëshmon origjina e saj nga vajtimi, përbërja e zërave të saj nga
zërat mortorë të vajtimit dhe egzistenca
e iso-s në mbështetje të saj, si deti për anijen e këngës, si qielli për
fluturimin e shqiponjës së këngës, ajo
iso unike, vetëm shqiptare, që nuk e ka asnjë popull tjetër në botë.
Duartrokitjet dhe ovacionet që shoqëronin përmëndjen e emrave të personave dhe grupeve që dekoroheshin dëgjoheshin si këngë dhe ishin të tilla, që të krijonin mendimin se bashkë me ‘ta, dekoroheshin gjithë të pranishmit. Në fakt, gjithë të pranishmit i gëzoheshin vlerësimit dhe nderimit të personit apo grupit të dekoruar, sepse ata në radhë të parë shihnin te ky nderim, vlerësimin e madh që i bëhej këngës sonë popullore, asaj që mbarti në gjirin e saj dhe solli në epokën tonë historinë e kombit. Dhe në këtë moment të gjithë kujtuan faktin që shqiptarët nuk e kanë shkruar historinë e tyre nëpër libra, ata e kanë kënduar nëpër këngë. Prandaj dhe populli ynë, nuk thotë “lexoj”, por thotë “këndoj” historinë.
“Këndimi”
i tekstit të dekretit që i jep titullin “Nderi i Kombit” Lefter Çipës u prit me
duartrokitje dhe ovacione të forta, që prej së largu dëgjoheshin si një këngë
pilurjote e kënduar nga gjithë të pranishmit. Lefter Cipa është autori dhe
ideatori i këngës së re pilurjote. Ai e ngriti dhe lartësoi këtë këngë, e
shndroi në një këngë shpirti, jo thjeshtë këngë me iso. Ai e shënjtëroi tekstin
dhe melodinë e saj. Lefter Çipa ngjan në tempullin e këngës si një patriark
hije rrëndë, madhështor dhe i drejtë në “Dodonën” e artit gojor, sa që të
krijon mendimin se këngët vjen dhe ja sjell nga Zoti ndonjë pëllumb, që i ulet
mbi supe dhe ja pëshpërit në vesh, si porosi perëndie. Dhe ky, si një patriark
i drejtë, këto melodi e tekste të perëndishme ua jep bashkë- puntorëve të tij,
Vasillos, Katinës, Vangjelit, Qiros, Erimionit, Kristos etj që t’i këndojnë me
atë melodi të perëndishme që i erdhi
atij. Prandaj është kaq i bukur dhe i
dashur për ne ky asambël engjëjsh që quhet “Grupi i Pilurit”, drejtuar nga krye
engjëlli Lefter Çipa.
Lefter
Çipa nga një njeri i ndershëm në shoqëri, në krahinë e në artin gojor shqiptar
u bë një “Nder i Kombit” që në ecjen
tonë në jetë të na shërbejë si një yll polar orientues për rrugën që do
ndjekim. Dhe Lefter Çipa vetëm një rrugë ka në jetë, rrugën e atdhedashurisë.
Aty e gjen mirëqënien e lumturinë, këngën edhe lavdinë.
Në
këtë majë ku ka aritur Lefter Çipa nuk ka nevojë për lavdërime nga ne. Ai është
vetë lavdia e mishëruar në një njeri. Jemi ne që kemi nevojë për një lavdërim,
vlerësim a nxitje nga ai, qoftë me një fjalë, me një gjest a një shikim.
Nderimi
me titullin “Kalorës i Skënderbeut” i artistit popullor Dhimitër Varfi, dëshmoi
se atdheu nuk i haron bijtë e tij, kur ata ja kushtojnë jetën, punën dhe
talentin lartësimit dhe nderimit të tij.
Ky nderim, mua s’di pse më krijoi përshtypjen se Dhimitër Varfi mori
detyrën atdhetare si vazhduesi i veprës
së Kalorësit të vërtetë të Skënderbeut, kapedanit Anton Linjërosa që u priu himariotëve në betejën e
Torviollit, ku ra plot lavdi në betejë.
Dhimitër
Varfi mori këngët e Neço Mukos dhe si një skulptor i mirë, i lëmoi ato, duke u
dhënë shkëlqim e dritë në çdo anë të tyre. Ai u dha atë ngrohtësi, që të krijon
gulçe në shpirt e të loton sytë kur e dëgjon. Ai u dha dritën himariote
vargjeve, flladin e brigjeve himariote tingujve,tramudanën e detit Jon isos dhe
ti nuk e kupton që je duke dëgjuar këngë, sepse në fakt je duke jetuar atë.
Vetëm një mjeshtër i madh të bën të jetosh
këngën që këndon ai, dhe ky mjeshtër është Dhimitër Varfi e s’ka të
dytë.
Akordimi
i titullit “Mjeshtër i Madh” këngëtares Katina Mërkuri jo vetëm që u shoqërua
me duartrokitje, por edhe me pyetjen zëulët
pse i jipej kaq von ky titull i merituar.
Katina
Mërkuri e ngriti këngën iso-polifonike në majat më të larta artistike, ndërkohë
që këngën për dëshmorët e atdheut e mbushi me dashuri e dhimbje, duke mishëruar
në ‘të Nënën Shqipëri.
Këta
tre artistë, në këtë ditë të lavdishme i sollën bregut të detit një lavdi të
re, si një kurorë me tre degë dafine, Tre mirënjohje nga thellësia e zemrës, me
më shumë vlerë se tre thesare, do marin
prej nesh.
29 Nëntor 2020.