E shtune, 27.04.2024, 07:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Limani: Poetika e ndërtuar mbi lotin prej guri

E diele, 06.12.2020, 12:45 PM


POETIKA E NDËRTUAR MBI LOTIN PREJ GURI

Pak fjalë për poezinë e Vjona Sylejmanit

Nga Remzi Limani

Nëse e krahasojmë forcën e gurit me fjalën e shkruar, padyshim, fjala nxjerrë lotin prej guri. Mbi këtë konstatim timin, qëndron poezia e zonjës respektive, Vjona Sylejmani, e cila, çdo gjë që thotë, e thotë të mbështetur në fronin e jetës, e cila, pamëdyshje di të nxjerrë atë që e preukupon çdo njeri, i cili e ndien dhimbjen e mbështjellë me fashat e jetës, të cilat, kohë pas kohe i shpalosim për t'i kënduar dhimbjeve tona dhe dashurisë së shndërruar në dhimbje çasti, gjithnjë të këndshme për t'ia dhënë dorën në të puthur. Për këtë dhe shumë të tjera, poetja e nderuar, në poezinë e saj të titulluar

"RILINDUR" na thotë: N'buzëqeshjen tënde! Gjej shpëtim nga kjo Botë,!

Përplot synime që nuk dijnë not/

N'mbytje dallgëve t'jetës./N'sytë e tu njoh vetën,/Përqafuari ndjehem gjallë,/Dashuroj për tu rilindur/

Me shpirt fëmijëror t'jetoj prapë,/

Ta njoh keqardhjen n'zemër/

Që dashuruari dënesë,/

Dhimbjen dashurisë t'ja kuptoj./ Pra, Vjona Sylejmani, i përket një gjenerate të mesme mirëfilli të edukuar, me pasion prej poeteje të dëshmuar, e cila di të qëndisë thurimën e fjalëve, katërçipërisht të arrira në poezinë moderne, të cilës nuk i mungon asgjë për të zënë vend në gjerdanin e kulturës poetike të ndërtuar mbi metaforën - lehtë dhe këndshëm të zbërthyer nga lexuesi. Ndaj, me gjithë zemër e them se: poetja, Sylejmani, ka çka të thotë edhe në të ardhmën e saj, sigurisht të ndritur dhe të pranueshme në rrafshin poetik.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora