| E diele, 06.12.2020, 12:45 PM |
POETIKA E NDËRTUAR MBI LOTIN PREJ GURI
Pak
fjalë për poezinë e Vjona Sylejmanit
Nga
Remzi Limani
Nëse
e krahasojmë forcën e gurit me fjalën e shkruar, padyshim, fjala nxjerrë lotin
prej guri. Mbi këtë konstatim timin, qëndron poezia e zonjës respektive, Vjona
Sylejmani, e cila, çdo gjë që thotë, e thotë të mbështetur në fronin e jetës, e
cila, pamëdyshje di të nxjerrë atë që e preukupon çdo njeri, i cili e ndien
dhimbjen e mbështjellë me fashat e jetës, të cilat, kohë pas kohe i shpalosim
për t'i kënduar dhimbjeve tona dhe dashurisë së shndërruar në dhimbje çasti,
gjithnjë të këndshme për t'ia dhënë dorën në të puthur. Për këtë dhe shumë të
tjera, poetja e nderuar, në poezinë e saj të titulluar
"RILINDUR"
na thotë: N'buzëqeshjen tënde! Gjej shpëtim nga kjo Botë,!
Përplot
synime që nuk dijnë not/
N'mbytje
dallgëve t'jetës./N'sytë e tu njoh vetën,/Përqafuari ndjehem gjallë,/Dashuroj
për tu rilindur/
Me
shpirt fëmijëror t'jetoj prapë,/
Ta
njoh keqardhjen n'zemër/
Që
dashuruari dënesë,/
Dhimbjen
dashurisë t'ja kuptoj./ Pra, Vjona Sylejmani, i përket një gjenerate të mesme
mirëfilli të edukuar, me pasion prej poeteje të dëshmuar, e cila di të qëndisë
thurimën e fjalëve, katërçipërisht të arrira në poezinë moderne, të cilës nuk i
mungon asgjë për të zënë vend në gjerdanin e kulturës poetike të ndërtuar mbi
metaforën - lehtë dhe këndshëm të zbërthyer nga lexuesi. Ndaj, me gjithë zemër
e them se: poetja, Sylejmani, ka çka të thotë edhe në të ardhmën e saj,
sigurisht të ndritur dhe të pranueshme në rrafshin poetik.