Kulturë
Tahir Bezhani: Fletë të grisura
E diele, 15.11.2020, 10:05 AM
Tahir Bezhani: tri poezi.
FLETË TË GRISURA
Një
fletore të vjetër e gjeta, të grimcuar
Nën
trarët e kullës së rrënuar
Lexova
ditën time të ecjes
Gurëve
të oborrit
Kishin
mbetur shenja kujtimi
Plagë grithur gjunjëve shtalb
Rrugëve
të baltosura të fshatit tim
Shikoj
gjurmët e shputave këmbëzbathur
Shpuar
qepurave të livadheve
Kujtim
jete
Lexoj fletëve të mykura në dekada
Nuk
di,pse buzët enden qosheve
Padashur
qeshin rrugëtimin e gjetur vonë
E
faqet lagen nga do pika loti krenarie
Njomën
si në fëmijëri
Sa
ëmbël skajojnë qeshjen e dhembshme
Të
shfrenuar mallimeve të ikura
Do
shkoj edhe unë pa cak, pa drejtim
Vetëm
kam dashur shumë
Në
Erenik ,si dikur
Të
laj vazhdat e ngrira të mallit faqeve
Si
qoshe kulle të ruajtura në shpirt
Pastaj, pastaj,
Të
djeg shkarravinat nga fletore e vjetër
Ndoshta
edhe hirit i vjen era zjarr...
Kur
fryjnë erërat e mallit.
MALL PËR GURIN E VENDLINDJËS
Brenda
vetës lëvizen dallgë malli
Të
një kohe të largët , ngrirë në kujtesë
Një
erë e nxehtë depërtoi poreve
Vrimat
frymojshin si daulle të plasura
Paramendoja
rrugët e pluhurosura të fshatit
Vendlindjes
sime pergamenë ngjarjesh
Në
malin e thellë drugjatë
Një
kambanë rrihte fort thumbin
Në
qafën e lopës së kuqe
Rrugëve
anash lozja me gurë,
Këndoja
i heshtur, buzëtëmbël isha
Kur
binte shi, vetëtimë e bubullimë
Futesha nën strehën e lisit të vjetër
Në
zgorkojnë e thellë, si zog strukesha
Lëmoja
shpatullat gurëmadhit të fshehur
Flisja
si me engjëjt, bëja lutje të ikte furtuna
Jashtë
vetëtima “ndezte” qiellin flakë
Frika
ime përqafonte shkëmbin memec...
Tre
ditë tani ,shëtita maleve të fshatit tim
Gjeta gurmadhin
po aty, i nxirë kohe,
Lisi
ishte tharë, zjarri e kishte shkretua
Lëmova
shpatullat e shkëmbit nga malli
Ia
numërova edhe të qarat e lëmashkosura
Do
pipa nga rrënjët do ecin lartësive
I
mallosur Ika, e lash të djegur kujtimin e feministë
Shikoheshim
si në pasqyrë ,nuk flisnim..
Ngjasonim
si dy vëllezër nga një vendlindje
Bashkëvajtjes ëndrrave të jetës
Ai
i plasur unë i dërmuar nëpër kohë....
Gjakovë, Nentor,2020
SOT BLEVA DY BUKË
Sot
theva ngujimin shtëpiak
Çdo”
rregull” të shtetit shkela
Me
shumë dyshime të veshura
Hamendshëm
vajta te furra e bukës
Bleva
dy pesëqind gramëshe
Duke
llogaritur edhe tre ditë të tjera
Të
mbyllur unë e mikja ime e jetës...
Sa
dhimbshëm më shikoi bukëpjekësi
Gjatë
nguliti sytë në pamjen time
“Kalo
mirë, më tha, eja prap nesër!...”
Nëse
kam kohë, pas tre ditëve vij
Jam
në pension e shëndetlig
Më
thanë se virusi covid po më kërkon
Do
mbyllem brenda në dhomën e heshtur
Mes
dy urëzave të djegura ngroh shpirtin
Një
kënge të zjarrtë buzët ia thonë zë vogël
Mikja
ime e jetës u mallëngjye
Do
pika lot i ranë mjekrës së rrudhosur
Kënga
u tret leshnajës së pahequr
Vetëm
dy frymë ofshajnë dritave të territ
Pas
tre ditëve ndoshta shkoj prap për bukë.....