Kulturë
Xhevahir Cirongu: Poet që lë gjurmë në shpirtin e lexuesit
E shtune, 14.11.2020, 10:00 AM
Poet që ndez zjarre e lë gjurmë në shpirtin e lexuesit
Refleksion nga Xhevahir
Cirongu
I
Duke hedhur një
vështrim tërsor gjithë poezive të
autorit Idriz Ismajli, para syve m’u shfaq anija e jetës. Ajo lundronte
nëpër det bashkë me gjurmët të cilat
kuvendonin me njëra – tjetrën. Aty janë
gjithë ato kujtime të bukura, por edhe sakrificat , ku së bashku formëzojnë atë
gjerdan petalesh me lule shkronjash e
varg poetik të magjishëm shpirtëror. Po të ulesh, ashtu ngadalë në tapetin e
poezive të këtij autori, lexuesi do gjejë
tharm poetik, i cili do i shkrijë akullin e viteve të jetës, si rrjedhojë e kësaj do i diellrohet shpirti . Poezitë e këti vëllimi me titull ‘’
Gjurmë’’, kanë specifikat e tyre krijuese e letrare. Vetë autori është një
zog shtegëtar, ku takohet me jetën e tij në kohë,.Vargjet e poezive përcjellin
ato mesazhe të fuqishme deri në skutat e
fsheta të shpirtit edhe të vetë lexuesve. Libri poetik është ndarë në
katër nëndarje. Në çdo pjesë, poezitë kanë një ndërthurje midis tyre, si
rrjedhojë e kësaj lexuesi e ka më lehtë
për t’u njohur me ( 124) poezitë e
përfshira në këtë vëllim. Tematikat e poezive kanë larmi ngjyrash artistike
letrare, por edhe një stil krijues letrar disi ndeyshe, ku spikat thjeshtësia
artistike. Kjo frymë e stilit të thjesht
krijues me burim jetësore, ndez si zjarr
gjurmët e jetës sonë e të vetë poetit me thirrjen : E DUA JETËN !
Liqeni shpirtëror i poetit Idriz Ismajli, vjen pas kaq vitesh e shkreptëtin
fuqishëm si një rrufe qielli duke na
dhënë vargje të bukura, të veshur me mantelin e kaltërsisë së qiellit, të
natyrës së gjelbër, të luleve në
livadhe, të borës , apo të
‘’ngricave’’ të jetës sonë. Në librin me
poezi ‘’Gjurmë’’ ai udhëton
bashkë me fjalën e shkruar, me ëndrrat
si fluturat nëpër lule në livadhe e kroje; pikërishtë kjo e të tjera e bëjnë poezinë të dashur për gjithë katigoritë e
lexuesve, për ta lexuar atë deri në fund. Dhe vazhdon me ‘’Rrethi vicioz’’ , ‘’Ëndrra nuk merret’’,
‘’Po të mos ishe ti’’. Simbolika e titullit
të librit ‘’ Gjurmë’’, është
si një busull që orenton gjithë gamën e poezive të këtij
vëllimi.Mesazhet e jetës janë të qarta : me lajtmotivet e saj të mira apo të
këqija, ajo na fton në lëmin e jetës për
ta jetuar. Por, ne si qënie njerëzore duhe të lëmë gjurmët tona që t’u flasim
brezave të tashëm e të ardhshëm. Këtë poeti e shpreh në poezinë ‘’Gjurmë’’ nga
ku ka marrë edhe titull libri.Ja si e shpreh poeti këtë më konkretisht:
‘’Cifla bore,
Më bien mbi pelerinë !
I shkund,
Por nuk shkunden,
Dhe gjurmë lënë
Edhe pse pas pak
Shkrijnë !’’
..Me këtë poezi, poeti Idriz Ismajli na tregon vazhdimësinë e JETËS.
Ndërsa te poezia ‘’Ftoi i gjyshes’’ poeti
përshkruan portret e gjyshes, e cila qëndron e gjallë në memorjen e tij. Ai
ndjen dhimbje në shpirt, por edhe e kujton me mall e dashuri, ku bashkëbisedon
ëmbël me vargun e përjetësisë te kjo poezi. Sa herë prek një ftua, ai ndjen
aromën e gjyshes. -Dhe vargjet
kumbojnë me pjalmin e dashurisë, ku zemra kujton e përjetëson:
‘’Ttani sa herë
hap dritaren kah kopshti,
Dhe shoh ftoin me
degë kërrusur përtokë,
Më kujtohet arka e
gjyshes në qoshe
Që mbushte dhomën
me aromë ftoi’’.
Një ndjesi që të
sjell aromë pranvere , janë edhe vargjet e poezisë ‘’Lirikë pranvere’’,
ku vargëzimet lirike marrin trajta plot simolikash të ngarkuara me metafora
artistike. Po kështu te poezia me titull ‘’Përsëri dimër’’ apo ‘’Si
lumi rrjedhin vitet’’ etj.
‘’ Si lumë
rrjedhin vitet
N'mes miqsh rrjedh
jeta
E vetëm fotot
mbesin
Si kujtim në sirtar !
me ca “gjurmë” në
flokë
nga erërat e jetës
dhe shpirt të
paepur,
Nga stina në
stinë!’’
II
RRETHI VICIOZ
Në këndvështrimin
e poezive ‘’Rrethi vicioz’’, ku në këtë nëngrup përfshihen 25 poezi, autori Idriz
Smajli na sjell artistikisht e me fines bukurinë e vargjeve poetike ,i cili na
përshkruan me dhimbje rrethin vicioz të jetës sonë. Ai ngreh atë shqetësim
madhor para vetes e shoqërisë, saqë bën thirrjen sublime me anën e vargut
krijues të poezisë,se jeta duhet jetuar me gjithë të mirat e të këqiat e saj,
sepse në fund të fundit është një sfidë, ku njeriu e si shoqëri njerëzore,
duhet të lërë pas ‘’Gjurmë’’ mirësie deri në kupën e qiellit, e të flasë me
yjet ! Ndryshe, jeta merr kahun e rrethit vicioz, deri në vetëasgjesim. Prandaj
poeti bën thirrjen e tij që i del si vullkan nga shpirti,sepse tërë shoqëria
njerëzore të ndërgjrgjësohet sa nuk është von nga ky rrethim vicioz, e ti thotë
JETËS të DUA ! Konkretisht:
‘’Sikur jemi të djallëzuar
Apo kënaqemi
me djallëzi
E bota na shikon
bën sehir
…Ishin viktima,
këta dje?
Apo tënjëjtit janë
Viktima sot!...’’
...Dhe vazhdon
këtë thirrje plot jehonë edhe tek poezitë ‘’Letra’’, Sa hironi’’,’’Tik-taku
i orës’’, ‘’Shumë dhimbje’’, ‘’Binarët e jetës’’, apo ‘’Në mes yjesh i
fshehur’’,’’Pa fjalë’’, ‘’Kjo botë’’, ‘’Vizitë në qytetin e Gjirokastrës’’,
etj. Ne po sjellim këto vargje për ta bërë sa më të lehtë lexushmërinë e
lexuesit të këtij vëllim prestigjoz, sepse me anën e vargjeve të këtij vëllimi,
poeti thyen të gjitha rrethimet vicioze, e si rrjedhojë ngreh male e kështjella
jete deri në yjet e qiellit.
‘’I vogël është
planeti i ynë
për gjithësinë...
Sa një grimcë
kuantike
Ne mes yjesh,
Diku!?’’
‘’ I vogël është
planeti i ynë
për gjithësinë...
Sa një grimcë
kuantike
Ne mes yjesh,
Diku!?’’
Pra, kjo thirrje e
poetit duhet dëgjuar nga të gjithë, pa prjashtim, sepse ndryshimet globale
atmosferike rrezikojnë planetin tonë, ku ne si njerëz jemi banorët e tij që të
mos shkojmë tek ai rreth miserioz sa nuk është von. Pra, kjo thirrje e poetit
duhet të dëgjohet nga politika në përgjithësi, e në veçanti nga qeveritarët e
çdo vendi, por edhe nga ndërgjegjësimi i tërë shoqërisë njerëzore, pa dallim në
mbarë globin.
III
ËNDRRA NUK MERRET
Po ti hedhësh një vështrim
të përgjithshëm poezive të ciklit të (3) të këtij libri, në (38 ) poezitë
autori sjell lirika të bukura vargjesh me temë atdhetare , epike, apo lirika shpirtërore. Tharmi i poezive mbart atë
pjalm fryme , ku era e lirisë ngrihet lart në përjetësi në emrin më të dashur
ATDHE ! Poeti është i kudogjendur me vargun e tij poetik. Ai shtegëton në çdo cep të atdheut, ulet e bisedon me
historinë, me patriotët, me dëshmorët, me mendimtarët e kombit. Kjo tregon se,
edhe vetë poeti, në një mënyrë apo në tjetër këndvështrim, i digjet shpirti si
vargjet e Naimit për atdheun. Poetit Idriz Ismajli i këndon shpirti për Kosovën
martire, ndaj edhe poezia e tij është e veshur me mëndafshin e këngës së
shpirtit. Vargu merr fluturim si pëllumbat , ajo ulen për kuvendim me historinë në Mitrovicë e Deçan,
Kaçanik e Gjakovë, Ulqin e Guci, Korçë , Gjirokastër, Vlorë, Tiranë, Prekaz,
Prizren etj. Vargun e poezisë e përjetëson në
gonxhen e LIRISË së Kosovës në
Prekazin heroik me heroin e kombit tonë
legjendarin ADEM JASHARI. Pra, meqënse gama e poezive është e madhe në këtë
cikël,ne po sjellim disa prej tyre për ta informuar e orentuar lexuesit . Si
psh, ‘’ Para monumentit Nënë Shqipëri’’,’’ Bac Adem Demaçi’’,’’5 maji’’, ‘’U
ktheve te rrënjët’’,’’28 Nëntori’’,
‘’Ëndrra nuk merret’’, etj.
Dhe më konkretisht :
1.Nga poezia ‘’ Para monumentit Nënë Shqipëri’’
‘’ Eh! Nënë Shqipëri sa rudha paske në ballë
Sa thinja në kokë!
S?më dukesh e re
Mos vallë e ke nga malli që të
ndryn në zemër
Për birin tënd të dashur
Që të ndarë e ke?!
Tiranë,12 tetor 1980
2 . Bac Adem
Demaçi
..............................
‘’ ...ne te gjithë të jemi borxhlinjë
Se ti ishe i të
gjithë neve
Më shumë se vetës tënde
Se sonte të pranoj
Toka e Kosovës
Në gjirin e vet
Si birin ma të
mirë të saj
Bac Adem! ‘’
3 U KËTHEVE TEK RRËNJA
Kushtuar Hasan Prishtinës
U ktheve të rrënja
Ti
Sot
Sepse kjo tokë të
kërkoi
Nuk duronte, pa
birin e vet
Nuk duronte
dot
E tani pyesim
vetën?
E si do të ishim
ne
Sot
Pa Ty
Pa vizionin Tënd!
………………..
4. 28 NËNTORI
‘’ Për çdo vit na mbledh
rreth teje
O Flamur!
Nga cepi më i largët i
Shqiptarisë.
dhe thërret me të madhe
Shporru viti zero
nga këto troje të lashta
të Arbërisë’’.
.............................................
5
APO : ’’ ËNDRRA NUK MERRET’’
Nata të sjell
ëndrrën,
e të gjitha
dëshirat t'i mbledh,
ti vë nën jastëk,
të pamundurën ta
bën të “mundur”.
Nën dritën e hënës
atje lart,
e mbledh kujtimet
e jetës,
e t'i vë përpara,
një nga një,
gjer sa gjumi
troket në qepallë.
Që të sjell
ëndrrën
në natën me hënë,
si një vegim.
Është e vërtetë,
se ashtu siç thotë edhe poeti Idriz tek kjo poezi se, ëndrra s’merret, por
ajo bëhet materiale atëhere kur kthehet
në vargje e të mbush shpirtin si qënie njerëzore.Kur njeriu realizon ëndrrat me
të cilat mendon e jeton, dhe ato i bën pjesë e realitetit jetësor në qëllimet e
veta, lë gjurmë pas e bashkëbisedon me brezat e ardhshëm nëpërmjet fjalës së
shkruar. Edhe Autori Idriz Ismajli, duke botuar këtë libër, ka relizuar ëndrrën
e tij.
IV
PO TË MOS
ISHE TI
Vargu lind poetin apo poeti thur
vargje poetike?! Kësaj pyetje kaq domethënse, por edhe inigmatike, do ta gjesh
te poezitë e vëllimit të parë që paraqet poeti ynë nga Kosova Idriz Ismajli.Në
ciklin e katërtë lexuesit që janë të dashuruar pas poezisë, do të gjejnë
vërtetë vargje të spikatura, ku mesazhi
filozofik bëhet njësh me gjithë gamën e cikleve të tjera që paraqet ky vëllim
me titullin ‘’GJURMË’’. Poezia e këtij poeti, vjen si zjarr vullkanik që
i del nga shpirti në vite; e si rrjedhojë i kësaj ai ‘’Puthet’’ diku nëpër
shtigjet e jetës, bashkë me kujtimet fjalët i kthen në vargje, e poezia bëhet
këngë JETE! Te poezia e këtij
poeti ,lexuesi do gjejë shumë piktakime jetësore, e si rrjedhojë e kësaj do ti
duket vetja sikur udhëton bashkë me
atë drejtë pavdekësisë. Në
këndvështrimin tonë letrar analitik, në tërësinë e gjithë poezive të paraqitura
nga ky poet, të bie në syrin ‘’magjik’’
sinteza florishente e vetës së parë e mënyrës e të shkruarit, që do të
thotë se poeti është vetvetja, ai shpreh botën e tij të brendshme, e cila u
bashkangjitet si rruaza gjaku çdo varg edhe njerëzve të tjerë në përgjithësi,
por në veçanti lexuesit që ‘’Dashurojnë’’ poezinë. Poezitë kanë dashuri, mall, dhimbje....por
edhe krenari që shprehin me forcën e fjalës vazhdimësinë e jetës! Ne mundëm të
shkëpusim nga ky cikël, i cili përbëhet nga (37) poezi, këta tituj si : ‘’Po të mos ishe ti’’,’’Mall për
babain’’,’’Vitet ikin’’, ’’Thinjat’’ ’’Pulbardhat’’,’’Shtëpia e
vjetër’’,’’Elegji për nënën’’,’’Dua të këndoj’’ etj. Tek poezia ‘’Po të mos ishe ti’’ poeti na
paraqet një vargëzim të bukur me plot elegancë,
sepse ai ka ditur të na sjellë pjalimin shpirtëror të skalitur në varg poetik
letrar. Ai e shpreh duke sjellë këto sekuenca vargjesh:
‘’ Po të mos ishe ti,
unë kurrë nuk do kisha shkruar!
Asnjë varg, asnjë poezi,
do kisha mbetur si një murg i vetmuar
mbyllur diku,
si një eremit në vetmi’’.
....................................
‘’ Dhe tani ngado që shkoj
një laps kam me vete,
shkruaj një varg, një strofë a një poezi!
Dhe të gjitha këto nuk do ishin,
nuk do mbeteshin gjurmë
asgjëkundi,
po të mos ishe ti!’’.
Kështu, poeti Kosovar Idriz
Ismajli ia detikon vargut të poezisë gjithë qënien e tij, ajo është
shprehja më e specifikuar , dhe ka
besimin e plotë se poezia të lartëson e të përjetëson. Kjo është mëse e
vërtetë, se letërsia të jap vendin e duhur në shoqëri, të përjetëson në breza
duke lënë gjurmë JETE ! Prandaj edhe libri ka marrë gjithë ëndrrat e
këtij poeti të ri, duke na dhënë ne si lexues vëllimin e parë poetik me
titullin ‘’Gjurmë’’, i cili është një liman i vërtetë i shkruar me një
gjuhë të thjeshtë artistike, dhe si rrjedhojë ai do zërë vendin e tij që i
takon në letërsinë shqipe. Ndërsa te poezitë ‘’Mall për babain’’, ‘’Elegji për
nënën’’, poeti shpalos si pala e flamurit
atë dashuri të madhe, por njëkohësisht edhe atë malldhimbje kujtimesh të
cilat i qëndrojnë si kristale të ndritshme brenda kullës së shpirtit me plot
dritë.
1 . Nga poezia’’Mall për babain’’
...............................................
‘’ Kur bashkë me kosëtarë të tjerë,
thirrje që nga larg
të ju sjellin një kënatë me ujë.
Ujë te ftohtë bilur,
e sa mall kam sot
sa mall,
kur dëgjoj cicërimën e zogjve buzë përroit,
e barin e pakositur
në livadh!...’’.
2. Apo ‘’Elegji për nënën’’
‘’ Mblodhe puplat dhe si engjëll fluturove,
Fluturove,
lart në qiell !?
E Nuk prite që dallëndyshet të sjellin pranverën e sivjetme:
as qershia ,
lulet e para
t’i nxjerrë...! ’’.
.......................................................................
3. Te poezia
‘’Thinjat’’ na paraqitet vetë poeti, ku thinjat i numërojnë vitet e tija. Ai plis i
bardhë mbi krye që i ngjan borës së maleve , tregojnë atë rrugëtim të vështirë të jetës së autorit, por ndjen
njëkohësisht edhe aromën e luleve të
gëzimeve e hidhërimeve që ka kaluar nëpër liqenin e kaltër të jetës. Dhe ja si e shpreh ai këtë me anën
e vargjeve të poezisë te ky vëllim, më konkretisht:
‘’ Thinjë e bardhë, diku në flokë
Sikur lé, gjurmë,
Apo ndoshta, tregon
Pjekuri
Nga sfidë e jetës, kaluar ndër vite
Me ndoj’ romancë
a dashuri!
Dhe…
Edhe po ti fshehësh
nuk i fsheh dot,
As me ngjyre e as me bojë,
E me vite do shtohen edhe te tjera
Në çdo Stinë,
Në çdo Kohë!’’.
Poeti Idriz Ismajli fle
bashkë me ëndrrat eshe tek ajo shtëpi e vjetër ku ka lindur . Janë këto ëndrra
jete, të cilat i japin frymëzim, i japin jetë, i sjellin kujtime,i falin
dashuri pafund…..(!) Pikërisht, këtu fillon ai zgjim i largët nëpër vite; ng ku
merr penën e shkruan në gjuhën e nënës, e bojë i bëhet qumshi saj,fjala e
babait vargun ja bën të fortë si shkëmb,kurse shpirti i tyre ja bën vargun
poezive DRITË DIELLI ! Prandaj, poezitë e këtij poeti, janë edhe
këngë shpirti që do lexohen e këndohen
si vetë jeta jonë duke lënë gjurmët e tija.Prandaj edhe poeti Kosovar na
paraqet në këtë vëllim të këtij cikli poezinë me titullin ‘’Dua të këndoj’’.
‘’ Sot dua të këndoj
Te hedh brengat pas
Te shijoj këngën, natyrën, poezinë
Dua kaltërsinë e qiellit ta shijoj
E pse t’ua kemi lakmi
Zogjve
Që në çdo behar këndojnë…!.
Pra,, na mbetet për ti thënë poetit Idriz Ismajli suksese
në rrugën e bukur të krijmtarisë letrare bashkë me librin me titull ‘’Gjurmë’’.Jeta jonë është poezi,
por edhe këngë.Ky është lajtmotiv që na përcjell poeti në këtë vëllim poetik.
Durrës, Nëntor 2020