Kulturë
Meri Lalaj: Shkrimtari i heshtur Fitim Sula
E merkure, 11.11.2020, 09:33 PM
Shkrimtari i heshtur Fitim Sula
Nga
Meri Lalaj
Flitet
se në vendin tonë nuk lexojnë shumë njerëz, ama për të shkruar, shkruajnë të
gjithë. Këshu dikush shkruan për vitet e vegjëlisë kaluar në fshatin e tij të
dashur, dikush tjetër për përvojën e viteve në shërbimin ushtarak e të tjera.
Ka edhe më keq, ata që kanë pare nuk lodhen fare, por paguajnë dikë dhe ky i
gjori rri kërrusur mbi kompjuter duke shkruar librin me të cilin do të mburret
nëpër përurime ai “tjetri”.(Sepse ka raste kur dikush vetëm me një libër të
botuar, i duket sikur është bërë shkrimtar dhe ka kapur qiellin me dorë Nuk ndodh gjithnjë kështu.
Një
mikja ime më foli për librat e botuar nga Fitim Sula dhe unë lexova tre libra
të këtij autori: “Pelegrinët e një bote të errët”, libër me tregime dhe poezi,
“Kroi i dyfytyrësisë” roman dhe romanin tjetër “Kuaj pa frerë” Shkrimtari Fitim
Sula është skulptor, ai gdhend dhe i jep bukuri drurit, po kështu gdhend edhe
fjalën duke e bërë të tingëllojë e veçantë. Ai bashkon të dy artet gdhendjen
dhe të shkruarit në heshtje me përkushtim. Në tregimet e tij ”Pelegrinët e një
bote të errët”, botuar nga Shtëpa Botuese “Muzgu”, autori vë në dukje të metat,
mangësitë e shoqërisë shqiptare fshikullon duke treguar me fjalë të kursyera
dhe duke përdorur mjetet e tij letrare, kështu në tregimin “Karrigia” me anë të
ironisë së hollë fshikullon njerëzit e etur për pushtet, të cilët domosdo
kërkojnë një karrige ku të ulen e të ngulen dhe duan ta kalojnë jetën duke
urdhëruar të tjerët. Në tregimin “Gropa”rrëfehet për kotësinë, ligësinë,
meskinitetin, kryeneçësinë njerëzore hapur si një gropë e madhe për të zezën e
shoqërisë. Një nga veçoritë e krijimtarisë së Fitimit është se jep e merr me
botën e kafshëve apo të bimëve duke iu veshur tipare apo veprime njerëzore.
Kështu në tregimin “Gomarët” me humor që ndihet nëpërmjet sarkazmës, autori
rrëfen për punën e mundimshme e plot sakrifica të gomarëvee më tej aluzioni i
hidhur, kur gomerët nuk janë më rob të punës për shkak të teknologjisë janë në
Liri, por tani ndodhen të kërcënuar për jetën nga kafshët e tjera. Në tregimin
“Endacaku” sikurse në përrallat e dikurshme vetëm një gazetë ndodhet në xhepin
e Endacakut, por në të ndodhen portrete të sundimtarëve të botës, dhe kjo e bën
gazetën aq të rëndë sa nuk e ngrenë dot dy vogëlushët. Ndonëse me figura
kafshësh, tregimet e Fitimit tingëllojnë shumë aktualë në botën ku jetojmë siç
përshkruhet në tregimin “Dialog ndërmjet X-it dhe Y-it”.
Ndërsa
lexoja tregimet e Fitimit më bëri përshtypje përdorimi i dialogut që nuk është
diçka e lehtë në të shkruarit dhe më e rëndësishmja ndihet kultura e gjerë e
autorit veçanërisht kjo lidhur me historinë e letërsisë të shekujve të
mëparshëm si për shembull tek tregimet “Qiellarratisuri” dhe “Kalimtari”.
Në
poezitë e përmbledhura në këtë vëllim ndihet se në to ka shumë mendim, ide,
mendime të përmbledhura nëpër vargje. Autori vijon të përçmojë botën në të
cilën jetojmë; njerëzit pa vlera si në poezitë: “Melodi zvarranikësh”
apo
“Lavdi zvarranikëve” nga poezia e parë:
Mediokrit
shpallën veten triumfatorë!
Me
kurorë dafinash lidhën ballin,
Dhe
brritën si të marrë në moçalishte:
Emri
jonë i takon përjetësisë.
Dhembja
e poetit është e thellë veçanërisht për artin e vjershërimit ashtu siç
përshkruhet në poezinë “Ndotja e poezisë”:
Vrasësit
ordinerë të veshur keq me mantelin e poetit,
Poezinë
e kanë kthyer në një shigjetë të helmatisur!
Ndonëse
krahët e dobët të mediokërve s’kanë fuqinë
E
Uliksit për të tendosur harkun mitik të fjalës.
Romani
“Kroi i dyfytyrësisë”, botuar nga Shtëpia Botuese “Botime Male”, trajton një
temë shumë interesante dhe shumë të njohur: temën e ngritjes së kështjellës, e
cila ndërtohet ditën dhe shembet natën. Kjo është një temë e trajtuar në poezi
dhe në prozë mundimet e njerëzve dhe vendimi për të bërë fli një nuse dhe
thyerja e besës. Por në këtë roman, shkrimtari me shumë mençuri trajton temën e
bashkimit të shqiptarëve, të bashkuar kundër gjakmarrjes dhe hakmarrjes
fillimisht. Dhe puna fillon, nga ana tjetër, fisi i arzinjve, të cilët janë
ardhacakë dhe duan mbizotërim mbi këtë tokë. Ata përdorin të gjitha mjetet duke
vënë në gjumë me anë të një pluhuri gjatë natës krejt qytezën. Dhe rrënojnë me
pabesi kështjellën. Të urtët e qytezës venë në lëvizje jo vetëm duart e tyre,
por edhe mendjen, ata shkojnë tek orakulli Mentor dhe porosia e tij është që
duhet të flijohet një nuse. E kështu ndodh që nusja më e bukur Penebardha, e cila
ka një djalë të vogël dhe një burrë që e do shumë, por dihet se aty ku ka
dashuri të mëdha ato ndëpriten nusja flijohet. Ndërtuesit e kështjellës ndonëse
të dëshpëruar për këtë flijim e mbarojnë punën e filluar dhe kështjella ngrihet
dhe qëndron e pamposhtur jetë e mot. Personazhet janë të skalitur më së miri:
plaku qindvjeçar. Baca Lucë, tre vëllezrit: Hulis, Ukë dhe Mermer nuset e tyre
me karaktere aq të ndryshme nga njëra tjetra si edhe vjehrra e tyre. Ndërkaq si
një fill i ndritshëm është vendosur në këtë roman dashuria e Kleonës, bijës së
Faraonit të Egjiptit me Arteon, i cili është shqiptar dhe ka shërbyer në
Pallatin e Faraonit. Edhe vdekja e tyre është tragjike, sërish shuhet një
dashuri e madhe.
Romani
“Kuaj pa frerë” botuar nga Shtëpia Botuese “Uegen” shtjellon fort temën e
aktualitetit, e ditëve në të cilat jetojmë. Megjithëse gjatë rrëfimit të
realitetit shqiptar duket paksa sikur autori bie në natyralizëm, kjo ndodh
sepse jemi dëshmitarë të ngjarjeve të përditshme të asaj kronike të zezë të shtjelluar
nga mediat televizive dhe gazetat. Autori përpiqet fort të ngrejë në art, të
bëjë letërsi të mirëfilltë duke vënë ballë për ballë njëri tjetrit djem të
rinj, të cilët të gënjyer nga politikanë të paskrupullt, që autori i emërton
‘çimkjanë’ ata mbartin të gjitha veset më të këqija njerëzore dhe i thithin
gjakun shoqërisë shqiptare sepse
mendojnë vetëm si e si të pasurohen me të gjitha mënyrat dhe si të
ruajnë pushtetin e tyre dhe këtë e bëjnë duke nxitur armiqësi ndërmjet bandave
rinore për llogari të tyre. Një personazh i veçantë, ndonëse anësor në këtë
roman është varkëtari, i cili nxjerr nga liqeni kufomat e të vrarëve. Emrat e
personazheve tingëllojnë ashtu sikurse veprimet e tyre: Vrakoti, Vrimbari,
Nxixhipi. Shumë simpatik është Mëngjarashi, që dashuron Anelën dhe dashuria e
tyre ndërpritet sepse Mëngjarashin e vrasin duke lënë në pikëllimin më të
thellë nënën dhe babain sepse ata e kanë bir të vetëm. Shkrimtarit Fitim Sula
me syrin vëzhgues në të kaluarën dhe në jetën e përditshme shqiptare i uroj
shumë suksese në krijimtarinë e tij, në rrugën e mundimshme të letërsisë.