E shtune, 27.11.2021, 06:01 AM (GMT)

Kulturë

Fatmir Halimi: Pandemia Covid-19 dhe përballja e njerëzimit

E marte, 06.10.2020, 06:23 PM


Sot doli nga shtypi edhe libri i radhës nga SHB ProkultPress, Prishtinë i shkrimtarit dhe publicistit z. Murat Gashi, me titull: "COVID-19, Alarmi...".

Ky libër është i pari i këtij lloji, pra është libri i parë deri më sot i shkruar për pandeminë Covid-19, e cila e kaploi tërë globin, por edhe Kosovën dhe popullin shqiptarë përgjithësisht dhe nga e cila për fat të keq ende nuk kemi dalë.

PANDEMIA COVID-19 DHE PËRBALLJA E NJERËZIMIT

Nga Ma. Sc. Fatmir HALIMI

Çdo krijues ka frymëzimin e vet, ka stilin e vet që i buron ashtu si ia thotë zemra për t'i shprehur ato në letër, pastaj t'i botoj në një libër. Kjo është një histori e jetës së vetë krijuesit, poetit, publicistit e shkrimtarit Murat V. Gashi, i cili na e pasqyron kohën në të cilën jetojmë. Sidomos kur një vend është i mbushur me ngjarje rrëqethëse, jo vetëm politike, por edhe ekonomike,  të karantinës (izolimit total) në kohë pandemie të shkaktuar nga Covid-19, korinavirusi, i cili u paraqit në fund të dhjetorit 2019, nga Wuhan i Kinës dhe u shtri në tërë botën, në fund të janarit të vitit 2020, si dhe përplasjet e OSHB me mjekët e çdo shteti, rritjen e rolit të besimit të shërimit të njerëzve, që e vënë profesionalizmin mbi vlerat shëndetësore. Përpara se të përhapet virusi Covid-19, i cili ishte një alarm i papritur për botën njerëzore, publicisti Murat V. Gashi, mendoi për gjendjen e rëndë dhe varfërinë e popullit të vet, që e ka pushtuar gjatë këtyre viteve të pasluftës. Viti 2020, autorit sikur ia pushtoi mendjen, atëherë kur u afrua virusi në shtetet përreth Kosovës. Ai kishte dëgjuar shumë për viruset e përhapura gjatë viteve 1972 e këndej, Variola Vera, fruthi, TBC - ja, Ebola etj, të cilat siç thotë edhe vetë autori i kish përjetuar si fëmijë dhe në rini, por kurrë nuk janë izoluar si nga ky virus. Autori Murati përpara se të shkruante këtë libër, kish lexuar kujtimet e veta, gjatë kohës kur ai vetë i kish përjetuar, por qasja e zgjedhur prej përjetimeve të tij nga viruset e hershme, të ndryshme, nuk iu dukën të njëjta, sepse, përveç Covid-19, koronavirusi, ka dashtë t’i ndërlidhë edhe shkaqet politike dhe të përshkruaj jo thjesht atë që e ka pushtuar jetën e qytetarëve, por natyrisht dhe mënyrat se si marrëdhëniet politike brenda shtetit iu qasën përhapjes së virusit Covid-19, në vendin tonë, që ishte problem jo vetëm shoqëror brenda një shteti, siç është Kosova, por ishte edhe katastrofë globale e njerëzimit. Këtë problem autori e quan virus politikë që e ka vështirë të mendojë se kjo mund të shërohet shpejt.

Gjithashtu autori ka dashur të jetë vetë aty i sigurt që përmbajtja kryesore e librit Covid-19, Alarmi, të jetë reale deri në këto ditë të verës, muajit korrik 2020, në shifra reale të të infektuarave, të vdekjeve dhe të shëruarve nga Covid-19, jo vetëm si rrezikshmëri globale të botës, por edhe në Kosovë, Shqipëri. Jeta e shumë njerëzve rrjedh nëpër një rrugë shprese pak a shumë të parashikueshme, ashtu si rrjedhja e lumit në një shtrat të përcaktuar qartë. Frymëzimi i autorit kësaj here ishte ndryshe. Dikur askujt nuk do t'i shkonte mendja, se një sëmundje si ky Covid-19, i ardhur nga një vend i largët i Lindjes, Wuhan - Kinës, do të shpërthente në tërë globin e do të bëhet vrasës i qindra mijëra njerëzve, e kush e di se kur do të ndalet ky vrastar i padukshëm, sidomos tek ata më të moshuarit, besa edhe tek të rinjtë. Pra ky virus është krejtësisht i papërfytyrueshëm që dikush, ka pasur njohuri, siç janë OSHB-ja, për ekspertët e shëndetësisë, kimisë etj.

Murat V. Gashi lindi në fshatin Hoçë të Qytetit, të Prizrenit, më 15 maj 1957 - të, nga një familje kombëtare, mesatarisht të pasur. Fëmijërinë dhe rininë e kaloi jetim, mbase prindërit i kishin vdekur. Mësimin fillor dhe të mesmen e kreu në Prizren. Në jetën e tij si fëmijë kishte përjetuar sëmundje të ndryshme që përhapeshin në ato vite. Që si fëmijë dhe i ri u përballë me sëmundjet si Variola Vera, Fruthi, TBC - se etj., të cilat pas shumë vite i kujtohen ato që i kishte përjetuar dhe që tash ne kohën tonë, sipas Muratit po përsëritet i njëjti virus, siç kishte qenë Variola e viti 1972, që ky kujtim i së kaluarës do t'i shërbejë sot të shkruaj këtë libër. Këtë kohë të virusalizmit (Covid-19), Gashi e lidh edhe me politizimin, varfërinë e shëndetësinë e katandisur, që kanë krijuar rrethana të pa kënaqshme për shoqërinë tonë mbas luftës së vitit 1999, kur populli filloi të marrë frymë lirisht dhe vendi u çliruar nga okupatori serb. Në këtë kohë paraqitja e politikës çoroditëse e politikanëve tanë përbrenda vetes, në publicistikën e Murat V. Gashit, ishte ai i jetës së tij në Karantinë dhe të qytetarëve, vuajtjeve, frikës, propagandës, kritikave të kuptueshme, që kurrë njëherë më parë se kish përjetuar, dhe të cilit ia kishin krijuar dhimbjen shpirtërore, humbjen e besimit, ku u veshën me një pëlhurë të zezë politike nga politikanët dhe u krijua një realitet i ri i hidhur. Kur kësaj pëlhure të zezë, në mars të këtij viti 2020, iu shtua edhe virusi Covid-19, që preku, infektoi miliona njerëz, dhe vrau qindra mijëra njerëz në botë, nuk e la pa infektuar dhe vrarë edhe qytetarë të Kosovës, të Shqipërisë dhe shqiptarë ngado që janë. Koronavirusi u dramatizua aq shumë sa njerëzit e "humbën toruan", sa njerëzit për nevoja emergjence ecnin rrugëve pa koncentrim mendor, si një pule pa kokë.

Duke kujtuar të kaluarën dhe përjetuar të sotmen Gashi, në këtë kohë pandemie, që nuk i dihet skaji i përfundimit të tij, i filloi shkrimet e veta publicistike kohë pas kohe si një ditar, nën ndikimin e karantinës (pandemisë), e cila mbylli tërë në globin, të cilin do ta kenë në dorë lexuesit e shumtë të tij. Pasi që libri publicistik i tij, Covid-19, Alarmi u shkrua nën ndikimin e karantinës (pandemisë) Covid-19, paraqet një shprehje origjinale dhe autentike e vetë publicistit Gashi. Në këtë libër mund të gjejmë historinë e dhimbjes së publicistit për situatën e krijuar nga pandemia në Kosovë, për popullin e saj shqiptar kudo që jeton. Për gjatë librit mund të lexojmë plot hove përshkruese të situatave dhe të gjendjes së përgjithshme që u krijua në Kosovë, plot dyshim që ishin fryt i zhvillimeve më tepër të besimit të lirë të "fantazive" frymëzuese nga informatat, mendimet të natyrës kontroverse të shëndetësisë laboratorike, shifrave të të infektuarve, vdekjeve dhe shërimeve nga Covidi-19.

Autori gjatë kësaj periudhe përmblodhi të dhëna botërore dhe të Kosovës deri në fundin e muajit korrik 2020, për Covid-19, që paraqesin ngjarjet më të trishtuara, të frikësuara në historinë e njerëzimit botëror, mbas atyre të kohës më të hershme. Gashi, me këtë vepër tregoi talentin e vet të madh dhe njëkohësisht tregoi një realitet të ri të fuqishëm. Ai trajtoi një përmbajtje reale të kohës, me frymën sa artistike, aq edhe të thjeshtë e të butë, të lezetshme për lexuesit. Në veprën e tij, përveç, këtyre elementeve, përveç hoveve personale të tij të dhimbshme, kemi edhe të dhëna meditacionale mbi çështje etike e filozofike, dyshime therëse ndaj shpirtit filistin, ndaj mendimeve sunduese nga ekspertet e lëmive shkencore të shëndetësisë, kimisë, laboratorëve dhe të lëmive tjera që kanë të bëjë me analiza laboratorike. Gashi përshkruan mendime analitike shëndetësore, të cilat tregojnë se virusi Covid-19 së pari u përhap nga gjenet e lakuriqit. Ndërsa disa të tjerë mendojnë se ka dal nga një laborator Kinez, në qytetin Wuhan. Por infektologu kanadez..... mendon se Covid-19, nuk është sëmundje e rrezikshme. Unë, thotë ai nuk i frikësohem këtij virusi.

Gashi nga të gjitha këto elemente "dyshimi" në librin e tij paraqet të dhënat me saktësi shkencore dhe luftën që po bëjnë mjekët botëror, mjekët e  Kosovës, dhe OSHB – ja kundër covidit-19, i cili e alarmoi botën njerëzore. Duke krahasuar jetën me të kaluarën dhe të sotmen nën ndikimin e Covid-19, nën ndikimin e karantinës, izolimit total botërore dhe  i Kosovës, varfëria apo më mirë të thuhet shkatërrimi ekonomik botëror, e në veçanti në Kosovë, publicisti Gashi mendon me të drejtë se shëndetësia e shekullit XXI ka arritur thuaja kulmin në zhvillimin e shkencës së mjekësisë, por akoma, gati qe 8 muaj përpjekje nuk mundën të gjejnë vaksinën adekuate kundër këtij virusi. Këtu, Gashi vë në dyshim dhe mendon se, si duket ky virus nuk ka ardh nga Zoti, as nga Natyra, por sipas tij dhe analistëve shkencorë të shëndetësisë dhe kimistëve, ky virus ka dal nga laboratori.... në Ëuhan të Kinës.

Kështu Gashi ngritët mbi dhimbjet, vuajtjet dhe trishtimin që shkaktoj pandemia dhe gjen forcë që të merret me ngjarjet virusale, siç i quan ai, me virusin politik, varfërinë e skajshme, që luftojnë për çlirim dhe gëzim shpirtëror. Në këtë vepër, Gashi bëri një përshkrim tjetër shpirtëror aq reale dhe të gjerë të jetës së qytetarëve në qytetin ku jeton ai,  në Prizren, sa që kur lexojmë këtë libër na duket  se qyteti i Prizrenit ishte pa frymëmarrje.

Publicisti Gashi, në këtë kohë pandemie shndërrohet në një romantik i natyrës dhe duket se është i shkrirë me qytetin dhe me vetë banorët e tij të "burgosur" nga Covid-19, i cili e kishte një botë karantine shumë të heshtur me zbrazëtin e rrugëve, lokaleve, parqeve, kompanive, e punëtorëve, shkollave, çerdheve dhe fushave sportive. Në librin e tij janë të harmonizuar artistikisht ngjarjet që ndodhën gjatë kohës së pandemisë, sidomos ato kur Gashi del vetëm në qytet sipas orarit për lëvizje të kufizuar nga masat e marra prej Qeverisë, dhe bënë monolog me të gjitha objektet pa gjuhë; lisat e blirit, lulet, trëndafila, diellin, natyrën, lumbardhin, urat, shkëmbinjtë, kalanë dhe së fundi edhe me rrezet e pranverës, e cilat për banorët e qytetit të Prizrenit, por edhe të Kosovës përgjithësisht po vijnë me trishtim, me vuajtje dhe të cilat rreze nuk guxojnë as t’i shijojnë.

Libri Covid-19, Alarmi, sot na argumenton kohën e izolimit nga pandemia, e cila u përcoll me vuajtje të jashtëzakonshme me infektim të miliona njerëzve dhe me qindra mijëra të vdekur në terë botën. Covid-19, Alarmi, i Gashit është një arritje e madhe për lexuesit, për kohën më të re, e pushtuar papritmas nga Coronavirusi, që i dha Alarm globit botëror, e në veçanti Kosovës, Shqipërisë dhe Shqiptarëve kudo që jetojnë se vetëm duke i respektuar masat e shteteve mund t’i shpëtojmë këtij virusi botëror.

Mendojmë se libri publicistik Covid – 19, Alarmi, i Murat Gashit do të gëzojë një autoritet të lartë, sepse është libri i parë për pandeminë Covid-19, nëpër të cilën po kalon popullata e Kosovës dhe shqiptarët përgjithësisht.

Fatmir Halimi, 05-10-2020



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora