E diele, 27.09.2020, 02:50 AM (GMT+1)

Personalitete

Hasan dhe Lajde Blakaj: Përkujtim për Anna Lindh

E premte, 11.09.2020, 09:04 PM


Përkujtim për Anna Lindh

Nga Hasan dhe Lajde Blakaj

Ylva Anna Maria Lindh, lindi me 19 qershor 1957 në lagjen Enskede në Stockholm, vdiq me 11 shtator 2003 ne Spitalin Universitar Karolinska në Solna, Stockholm. Ajo ishte një politikane Suedeze shumë karizmatike. Nga viti 1982-1985 ishte deputete në Riksdag, Parlamentin Suedez nga viti 1998–2003, miljöminister (ministreshë e mjedisit dhe ambientit) që nga viti 1994–1998 kurorzohet Ministresh e Punëve të Jashtme ku dhe vdekja e gjeti në këtë post.

Ta përkujtosh Annen sot është tepër vështirë sepse kam frik se mos po harroj ndonjë gjë që është shumë më rendësi dhe i humbë vlerën artikullit për te, si politikane, si intelektuale e para së gjithash si nënë e devotshme që ishte. Anna kishte lindur në një lagje të Stockholmit konkretisht në Enskede jo larg nga shtëpia ime ku edhe tani jetoj. Nuk ishte fare e befasishme ta takoje shumë herë kur ajo udhëtonte për në punë sepse politikanët këtu në Stockholm shumica e tyre udhëtojnë më trafikun urban pa ndonjë roje të veçantë dhe pa truproje personale. Befasi a!? Shumë e pa ngjashme më politikanët tanë. Ishte një grua tepër energjike më një të qeshur të ëmbël dhe pamje të një vajze adoleshente. Kjo ishte Anna, gjithmonë më nxitim më çantën e shpinës në shpinë duke udhëtuar kur i jepej mundësia më trafikun kolektiv kur vente e vinte nga puna. Shembull për vete, dhe të tjerët si ministreshë e Mjedisit dhe e Ambientit. Unë pata fatin ta takoj vetëm atëherë kur ishte Ministreshë e Punëve të Jashtme.

Anna Lindh ishte vajza e Staffan Lindh artist i arteve të bukura figurative dhe ndjesia për bukurinë vizive dhe artin e bukur të të folurit e kishe ne shpirt. Këto virtyte i kishte marr nga kultura Suedeze dhe nga babai i sajë artist. Kishte fituar energjinë e veprimit nga puna e saj e madhe, dhe intelektin nga studimet e shumta që i kishte mbaruar më notat më të larta të mundshme. Ajo u kyç në jetën politike shumë herët , si nxënëse e shkollës se mesme 1969 në SSU Në Partinë Social Demokratike të të rinjve. Idol kishte Olof Palme një politikan të përmasave botërore që po ashtu u vra në mes të Stockholmit pa u zbuluar kurrë nga kush.  Sivjet u mbyll lënda e investigimit për te, pa u gjetur kurrë vrasësi. Anna ishte një politikane e shkolluar që nga fëmija e gjerë në majat e politikës suedeze. Pra nuk ishte në politik aksidentalisht si politikanët tanë, por kishte kaluar të gjitha stadet e artit politik më shkollë edhe më përvojë jetësore politike. E brumosur më ide social demokrate rrezatonte jo vetëm në politiken suedeze por edhe atë botërore. Kishte orientim demokratik pro amerikan.

Si e njoha Anna Lindh

Meqë lufta ishte në vlugun më të madh në Kosovë dhe shpërnguljet ishin masive kush ku mundte për tu strehuar, bota ishte alarmuar për dhunën e Shtetit Serb të ushtruar ndaj popullatës civile te pa mbrojtur. Familje të tera më pleq gra e fëmijë jetonin pa gjënë elementare të jetesës. Ata jetonin në male në qiell të hapur në kushte mizërie pa ushqime zbath dhe desh në ankth se si do ngryset nata dhe zbardhë dita me frik nga paramilitaret serb. Prandaj  edhe shtetet Nordike nuk mund të rrinin indiferente ndaj kësaj situate. Në atë kohë unë isha kryetar i shoqatës ILIRIA të njëjtën kohë përgjegjës për mobilizim vullnetar për Suedinë. Situata ishte tepër kritike dhe kërkonte mobilizim të përgjithshëm. Për çdo ditë organizonim mbledhje parash shtëpi për shtëpi, ndihma të ndryshme, qe sado pak, të ndihmonim popullin tonë të shumëvuajtur. Javë për javë organizonim demonstrata merrnim pjesë në Tv të ndryshme, kontaktonim njerëz më ndikim për ta sensibilizuar sado pak luftën që bëhej në Kosovë dhe masakrat e shtetit dhe paramilitarëve serb.

Një ditë vjeshte nga mesdita  me bije zilja e tel. Dëgjojë zërin e Regjisorit Hamdi Abazi një shok i imi që punonte në Qendrën Informative të Kosovës bashkë me Dr Shaqir Shaqirin. Kohë pas kohe dukesha dhe unë aty sepse situata e nderë na preokuponte të gjithëve. Më thotë: Canë më telefonuan nga TV3 dhe TV 4 i Suedisë të kërkojnë për të marr pjesë në programin e mëngjesit në TV. Tema është lufta në Kosovë dhe në program është edhe Ministri i Emigracionit të Suedisë. Mendova ministri i emigracionit?! Sigurisht frikohet se mos popullata e Kosovës do të kërkojnë leje qëndrimi masovikisht ngase është luftë në Kosovë!. Edhe pse kisha punë atë ditë vajta shpejt në atë program. TV4 kishte gjiruar në Kosovë familje të maltretuara, të vrara barbarisht, ishin pamje të llahtarshme. Ndër kohë mes pamjeve të trishtueshme më jepnin kohë nga regjia të komentoja edhe unë situatën makabre që ishte në Kosovë. Ne, informata për gjendjen e luftës kishim edhe nga zyra informative e Kosovës, familjet tona dhe nga familje të tjera se bëhej një spastrim etnik në Kosovë. Pas programit ne u ulem në studio dhe bisedonim duke pirë nga një lëng. Befas bije tel dhe dëgjohet një zë femre në receptor. Ishte Anna Lind. Anna Lind e kishte par programin në TV4. Mes tjerash kërkon të bisedon më mua. Thënë të drejtën u befasova. Më një mirësjellje të pa shoqe më kërkon që po pata mundësi të më takoj sot pas dite në Parlament. I befasuar tej mase, lëmë kohen e takimit. Gjatë gjithë kohës mendoja se çfarë do më pyesë. Vajta pesëmbëdhjetë minuta para kohe ke porta e parlamentit. Pas kontrolleve trupore dhe qëllimin e vizitës më vendosen në dhomën e pritjes në hollin e Parlamentit. Sekretarja e lajmëron Annen dhe pa vonuar Anna duket që nga larg duke buzëqeshur dhe ngritur dorën. U përshëndetem dhe i vajta pas në një dhomë jo shumë të madhe më mure të m’ veshura kadife ngjyrë të kuqe. Anna më shpjegojë se kjo dhomë është e Socialdemokratëve prandaj është më ngjyrë të kuqe. Më një shaka të ndrojtur ja ktheva: ”Unë ika nga ngjyra e kuqe komuniste dhe prapë paskam ardhur të komunistet”. Kjo ishte sa për tu relaksuar unë vet nga emocionet që kisha. Qeshi më të madhe jo, jo tha komunistet e kanë dhomën tjetër përball nesh duke gjestikuluar me dorë në drejtim të sajë dhe në anën tjetër janë moderatët, dhoma e tyre është e kaltër por pa drapër e çekan. Qeshem më të madhe të dytë. Aty ishin edhe dy femra të tjera nga ministria e punëve të jashtme qe u prezantuan vetëm më emër. Pas pak Anna më tregoj qe Jan Iliasson ka shprehur dëshirë të jetë me ne. Unë vetëm tunda me kokë  në shenjë pohimi sepse thënë të vërtetën as qe e dija se kush ishte ai. Të nesërmen kuptova që kishte qenë Ambasador në kombe të bashkuara nga Suedia. Pas arritjes tij filluam bisedën. Edhe pse e dija qe Anna kishte informacione të detajuara për luftën në Kosovë nëpërmes ambasadave dhe rrugëve të tjera informative. Më bënte përshtypje se sa me empati më pyeste edhe për gjerat më të detajuara. Interesohej për zonat më të nxehta të luftës, për shtëpitë e djegura për të ç vendosurit dhe më se shumti për masakrat mbi civilët e bëra nga shteti serb në cilën pjesë të Kosovës. Ajo interesohej në detaje për terë situatën e luftës në Kosovë që tani nuk e shoh të arsyeshme të zgjatem më shumë në ditën e vrasjes se sajë. Që nga ai moment ajo më la përshtypje të jashtëzakonshme si një personalitet tepër i dashur dhe i ngritur intelektualisht dhe politikisht. Kontaktet tona vijuan edhe më vonë gjatë fillimit t ‘luftës në Maqedoni gjersa një ditë u vra në një shitore rrobash NK ne Stockholm nga një serb mizor Mijailo Mijailović. Anna Lindh u vra për mbështetjen që i dha popullit shqiptar të Kosovës dhe Maqedonisë gjatë luftës në forma të ndryshme dhe më se shumti në mbështetjen e NATO-s për ta bombarduar Serbinë. Ajo ndikoj personalisht më aq ndikim sa kishte në arenën ndërkombëtare në intervenimin e NATO-s mbi caqet serbe të Serbisë. Ajo besonte në lirinë e popujve të shtypur dhe i gëzohej lirisë së tyre.

Anna Lindh u vra, jo nga një i ri serb i krisur siç pretendohet por nga një idiot i cytur dhe më detyrë speciale nga shërbimi sekret serb i quajtur BIA. Pra thjeshtë u vra nga shteti Serb, Serbia nga një regjim gjakatar që në strukturat e tij kishte gjakpirës. Vrasësi u zbulua nëpërmes ADN-së dhe u dënua më burgim të përjetshëm, por nuk u dënua kurrë shteti serb, Serbia që duhej të dënohej më sanksionet më të renda nga shteti Suedez, Evropa dhe Kombet e Bashkuara. Porsa dëgjova lajmin e kobshëm për vrasjen e Annes mora në tel Shahin Kadaren të vëllain e Ismail Kadaresë që ishte Ambasador i Shqipërisë në Stockholm. Autori i vrasjes nuk ishte zbuluar ende. I thash se kam ndjesi të habitshme se vetëm serb mundet me qenë. Eh, më tha mundet te kesh ndjesi sepse ka ndodhur lufta në Kosovë prandaj ndjenë. Pasi u zbulua autori i vrasjes pas ca ditësh u takuam përsëri dhe më tha se kisha të drejtë por e habitshme për ndjesinë. Pikërisht sot është dita e vrasjes tënde, Anna, ditë e mallkuar për kombin Suedezë, për popujt e shtypur që ti i përkrahe. Është ditë e mallkuar, për një politikane të shkolluar, për një bashkëshort para së gjithash për një nënë me dy vajza të vogla jetime. Prehu e qetë Anna në dritën e pa sosur. Në shenjë falënderimi dhe përkujtimi për krejt çka bëre për popullin tonë e ndezë një qiri dhe të përkujtojë si përkujton njeriu njeriun shumë të dashur. Kaç pata mundësi Anna. Ndihem i privilegjuar gjerë në amshim që të njoha dhe ndihem i fyer që shteti im nuk bëri asgjë për ty. U prehësh në paqe. Anna Lindh.

Stockholm 10 shtator 2020

Hasan dhe Lajde Blakaj



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora