E enjte, 26.11.2020, 01:02 AM (GMT)

Komente » Radovani

Fritz Radovani: Një ndër letrat e At Gjergj Fishtës

E hene, 07.09.2020, 05:52 PM


Nga Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas disa vjetësh...

Një nder letrat e At Gjergj Fishtës:

WASHINGTON...

JETA E  TIJ  ISHTE  VETEM  PER  SHQIPNI...

Edhe pse Poeti ynë kje Frat i zdathun, kur shkoi n’ Amerikë,  Ai, atje u prit me nderime të mëdha si Poet Kombtar.

Takimet e At Gjergj Fishtës O.F.M., me zemer të hapun dhe të gjakosun me Fratin e Washingtonit, At Godfried Shilling, si dhe takimi i Tij edhe me Senatorin katolik Henry Cabot Lodge, një nga autoritetet e Partisë Republikane Amerikane, nder ma të besueshmit e Presidentit Wilson, per të drejtat e barabarta të Popujve, solli rezultatet e paprituna per Shqipninë dhe per Shqiptarët e Shekullit XX- të.

Ndonse edhe sot, mbas 100 vjetësh të kenjes së Shqipnisë, po i thomi “shtet” mu në zemer t’ Europës, kur edhe bahet fjalë per “mundësinë e hymjes së saj në Bashkimin Europian”, persëri  nuk njihet ky fakt aq shumë i randsishem per historinë tonë.

Arsyeja e vetme e “mosnjohjes” së këtij fakti asht vetem një: Kenja e Autorit të vepres At Fishta, Klerik Katolik Shqiptar!

Në letren e Tij per Provinçialin At Pal Dodaj O.F.M., At Fishta, me daten 8 Maji 1922, i shkruen:

“Nderkaq, vizita eme në Washington, ka pasë si perfundim njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës. Të gjitha perpjekjet e mâparshme të Qeverisë sonë, si dhe të “Vatres”, mbetën pa ndonji perfundim të mirë.

Unë pata sukses.

Kjenë Senatorët katolikë, të cilëve ua paçë paraqitë çeshtjen sidomos në pikpamje fetare, ata qi me nderhimje të veta xorën njohjen zyrtare të Shqypnisë prej Qeverisë amerikane.”

At Gjergj Fishta porositë: “...Asht mirë qi Qeveria e Tiranës, t’i drejtojë nji shkresë Nënsekretarit të Ministrisë së Jashtme të Amerikës, tue i kerkue zyrtarisht këte njohje...” (po aty).

Mendoj, (sa nuk asht vonë) se, ka ardhë koha që Populli ynë të njohin mendimin e dijetarit At Zef Valentini S.J.:

“At Fishta asht nji Homer Shqiptar. Ai nuk asht vetem nji poet i madh kombëtar. Ai asht nga ma të mëdhajt në Botë!

E randsishme asht që Ai, të njihet prej saj.”

Qendroni Burra! E mos harroni se, Ata Shqiptarët e Kastriotit, “i binin Lahutës nder Alpet tona edhe vetem.., me një tel !..” Besnikët e Gjergj Kastriotit dhe të Flamurit Tij, historia e ka provue se: “Janë lé vetem njëherë në Shekull !”

Ashtu si i Madhi At Gjergj Fishta, që edhe atë jetë të vetme, ia fali vetem Shqipnisë së Tij, shumë të bukur e fort’ të dashtun!

Nëse At Gjergj Fishta, do të vazhdohet mos me u studjue nder Shkollat Shqipe, mbrenda e jashta Atdheut: Shpejtë Shqipninë do t’ a permbytin tradhtarët në pellgun e injorancës së vet...

Melbourne, 2 Shtator 2020.



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora