Mendime
Ibrahim Kabili: Me Serbinë kemi probleme, SHBA-ja është vendi i duhur për ti zgjidhur ato
E shtune, 05.09.2020, 05:56 PM
Me Serbinë kemi probleme politike zoti Hoti, SHBA-ja është vendi i duhur për ti zgjidhur ato
Nga
Ibrahim Kabili
Bisedimet
e 4 shtatorit janë shumë të vështira për
Kosovën. Bëhen gjithnjë e më të vështira pasi mungon dhe axhenta e bisedimeve,
dhe ekipit kosovar i mungojnë ekspertët në këtë takim. Frika se çka mund të
ndodhë në një takim kaq delikat dhe pa një axhendë të paracaktuar, ka mbërthyer
popullin e Kosovës, intelektualët dhe patriotët shqiptare. Eshtë shumë e qartë,
e mëse i arsyeshëm ky shqetësim pasi situata politike dhe pozicioni i Kosovës
është jo i "favorshëm". Deri në këtë shkallë e nivel arritën dhe u
degjeneruan bisedimet Kosovë-Serbi. Kjo u arrit në këtë shkallë falë
shurdhërisë, indiferentizmit, dhe njëanshmërisë së Evropës në dëm të faktorit
shqiptar në bisedime. Situata e krijuar nga faktori i jashtëm, dhe
papërgjegjshmëria e politikanëve të Kosovës nuk të japin shpresa se Kosova do
të nënshkruaj një marrveshje të mirë me Serbinë për njohje reciproke, në
Uashington. Skeptiçizmi shtohet kur nuk diskutohet problemi kryesor midis dy
sheteve, NJOHJA reciproke, por mendohet se axhenda "kryesore" është
arritja e disa marrveshjeve ekonomike. Çfar na duhen problemet ekonomike kur me
Serbinë problemi kryesor është ai politik:
•
Vuçiçi vazhdimisht është shprehur se Kosova është "djepi" i Serbisë
dhe ai nuk ka për ta njohur kurrë atë si shtet të pavarur dhe sovran.
•
Serbia ka një politikë standarte dhe formimi i saj si shtet është bërë mbi
bazën e luftërave pushtuese, në rastin konkret ajo ka pushtuar shumë territore
shqiptare.
•
Fqinjët tanë, përfshihet këtu dhe
Greqia, ashtu si Serbia është formuar në pjesën më të madhe të saj duke
pushtuar territoret shqiptare Ajo ka
marrë Çamërinë dhe toka të tjera shqiotare, kërkon sot shtrirjen me 12 milje në
Detin Jon, dhe po ta lësh "vjen" deri në Shkumbin. Të pangopur
historikisht fqinjët!
•
Të dy këto fqinjë kanë qenë të pangopshëm, janë dhe do mbeten të tillë.
"Naçertanja" dhe "Megaliideja" janë baza e politikës së
tyre ekspansioniste për trojet shqiptare.
•
Për fatin tonë të keq, të gjithë shqiptarëve, këto dy shtete janë përkrahur nga
Evropa "bishtë luajtur", në mënyrë krejtësisht të padrejtë. Dhe ajo
përsëri vazhdon me Borellin dhe Lajçakun ta mbështesë Serbinë! Dijeni mirë,
përsëri kështu do vazhdojë, mos prisni gjë nga të tjerët, nga Serbia dhe
Vuçiçi?! Lirinë e solli UÇK-ja në rrafshin e brendshëm, me ndibmën e NATO-s e
disa vende të BE-së në planin e jashtëm.
•
Me që shkoni në SHBA me një delegacion prej 8 vetash, dhe pa specialistë,
mundësisht me ndonjë vidio apo dhe foto bëj prezent se si po ndërtohen pa leje
në Leposaviç qindra e deri mijra ndërtesa, për serbët e larguar atje, me
financimin e Qeverisë Serbe. Në luginën e Diellit, janë kthyer 1500 serbë, mund
të kthehen kthehen 150000 e më shumë,
kolonë serbë. Kështu është kolonizuar në vijimësi Kosova. Ju mund të pritni
njohje?! Jo! Edhe po të "dorëzoni" Trepçen dhe Ujmanin, ato do të
kërkojnë gjithë Kosovën, madje dhe Shqipërinë deri në Shkumbin!!! Duhet reagim mbarkombëtar! Ju zoti Hoti nuk
keni mandat për të dhënë territor, në këmbim të "njohjes", siç thashë
më sipër, që ajo nuk ka për të ardhur kurrë!? Fol, zoti kryeministër, mos hesht
atje, mbroje tërësinë territoriale dhe shtetin e Kosovës. Koha tani!.
•
Trego atje zoti Hoti se si janë shpopulluar fshatrat shqiptare nga politika
agresive e Serbisë, gjenocidi serb, dhe diferencimet etnike në këto troje.
•
Trego me shifra dhe fakte se në luftën e fundit janë vrarë rreth 14000 civil,
shumica pleq, gra dhe fëmijë prej Serbisë. Thuaj në takim se akoma kemi 1547 të
pagjetur, thuaj atje zoti Hoti, se gjatë Luftës së Fundit kanë rënë 2500
dëshmorë, përsërit, si dhe unë disa herë, në këto shkrime, që në Kosovë janë
20000 gra dhe vajza të dhunuara, "ankohu" te Grenell se ne si
politikanë të Kosovës, i falëm Malit të Zi 8.2 ha tokë dhe nuk e morëm
liberalizimin e vizave, "thuaj" Grenellit se i kemi dhënë Manastirit
të Deçanit 30000 ha tokë dhe ai nuk na lë as ndërtimin e rrugës, thuaj z. Hoti
se kemi pranuar në veri dhe ndarjen e Gjykatave, përmendi z.Grenell se i kemi
dhënë Serbisë dhe monopolin mbi erergjitikën, thuaj zoti Hoti se unë në
cilësinë e kryeministrit( ju zoti Hoti ) hoqa dhe reciprocitetin me Serbinë
vetëm që të "vinte" njohja nga ajo, për këtë kemi pranuar dhe
fushënotën, përsëritja me theks Grenellit, se kam heq dorë si kryeministër i
Kosovës dhe nga proçesi i njohjeve të reja, dhe aderimi në organizmat
ndërkombëtarë, dhe Serbia vazhdon me çnjohjet, thuaj Grenellit se kjo për mua si kryeministër në rastin më të vogël
është turp, e rastin më të madh tradhëti ndaj popullit tim. Thuaja zoti Hoti,
se gabimet që kemi bërë ne si klasë politike e Kosovës janë gabime trashanike,
tepër infantile, shumë inferiore, mjaft qesharake dhe rreptësisht të dënueshme!
Të gjitha këto për njohje!?
•
Zoti Hoti, mundësisht bëj një meakulpa, atje në Vashington, në shtetin më
demokratik të botës, te aleati më i madh i shqiptarëve duke, denoncuar Serbinë.
Ato do thonë mos na bëj ese. Ti vazhdo esenë me parimet e mendimet tuaja, nuk
ke çfar humbet më, nuk do keshë rast ti thuash më në vend tjetër. Tregohu atyre
se kombi im është mbi 10 milion dhe nuk pranon më ndarje e coptim. Kështu do
mbetesh në histori, pavarësisht rezultatit atje. Fol atje veçmas me Grendllin
kundër "mister " 3 %, dhe
komandantëve që fituan luftën dhe humbën fëlliqësisht paqën në këto 21 vite.
Fol! Mos harro zoti Hoti se falë pazareve të tyre erdhe në pushtet, denoncoj
ato, atje në tempullin e demokracisë botërore. Denoncoj politikanët e
korruptuar! Tregoi me fakte atje Grenellit se Serbia është agresore, e jo
viktimë siç po mundohet ta paraqesë Serbinë dhe veten Vuçiçi. Bëje këtë, një herë të jepet rasti në jetë ta
bësh, tregoja fytyrën e vërtetë të Serbisë, denoncoje dhe mos prit asgjë nga
Vuçiçi. Zoti Hoti, nxjerr atë " rezolutën" e përgatitur, lexoje mirë
shqip, trego vijat e kuqe dhe mos guxo ti shkelësh ato. Mos bjer pre, në këtë
takim të rëndësishëm, e provokimeve të Serbisë, Vuçiçit dhe lobit të fuqishëm
serb atje. E që Ju zoti kryeministër të ruani veten, Kosovën dhe kombin mendoj se duhet që në këtë takim të kërkoni:
•
Pika e parë, njohja reciproke me Serbinë, pas njohjes, negociatat.
•
Të mos negocioni vijat e kuqe të Kosovës që mendoj se mund të jenë: Jo ndarje e
Kosovës; jo coptim apo shkëmbim territori; jo Zajetnicës me kopetenca
ekzekutive, kjo do krijonte një Serbi të vogël brenda Kosovës, një
"bosnjëzim" të saj.
•
Serbisë të pranoj krimet e luftës, të kërkoj falje për to dhe të bëjë
dëmshpërblimin e tyre.
•
Në të kundërt bëj të qartë Grenellit se Qeveria e Kosovës do vendosi
reciprocitetin, dhe unë si kryeministër, thuaj po pate kurajo atje, gabova
rëndë në heqjen e tij.
IBRAHIM KABILI
Tiranë 01.09.2020