E merkure, 02.12.2020, 09:48 AM (GMT)

Komente

Ibrahim Kabili: Me Serbinë kemi probleme, SHBA-ja është vendi i duhur për ti zgjidhur ato

E shtune, 05.09.2020, 04:56 PM


Me Serbinë kemi probleme politike zoti Hoti, SHBA-ja është vendi i duhur për ti zgjidhur ato

Nga Ibrahim Kabili

Bisedimet e 4 shtatorit janë shumë të vështira  për Kosovën. Bëhen gjithnjë e më të vështira pasi mungon dhe axhenta e bisedimeve, dhe ekipit kosovar i mungojnë ekspertët në këtë takim. Frika se çka mund të ndodhë në një takim kaq delikat dhe pa një axhendë të paracaktuar, ka mbërthyer popullin e Kosovës, intelektualët dhe patriotët shqiptare. Eshtë shumë e qartë, e mëse i arsyeshëm ky shqetësim pasi situata politike dhe pozicioni i Kosovës është jo i "favorshëm". Deri në këtë shkallë e nivel arritën dhe u degjeneruan bisedimet Kosovë-Serbi. Kjo u arrit në këtë shkallë falë shurdhërisë, indiferentizmit, dhe njëanshmërisë së Evropës në dëm të faktorit shqiptar në bisedime. Situata e krijuar nga faktori i jashtëm, dhe papërgjegjshmëria e politikanëve të Kosovës nuk të japin shpresa se Kosova do të nënshkruaj një marrveshje të mirë me Serbinë për njohje reciproke, në Uashington. Skeptiçizmi shtohet kur nuk diskutohet problemi kryesor midis dy sheteve, NJOHJA reciproke, por mendohet se axhenda "kryesore" është arritja e disa marrveshjeve ekonomike. Çfar na duhen problemet ekonomike kur me Serbinë problemi kryesor është ai politik:

• Vuçiçi vazhdimisht është shprehur se Kosova është "djepi" i Serbisë dhe ai nuk ka për ta njohur kurrë atë si shtet të pavarur dhe sovran.

• Serbia ka një politikë standarte dhe formimi i saj si shtet është bërë mbi bazën e luftërave pushtuese, në rastin konkret ajo ka pushtuar shumë territore shqiptare.

• Fqinjët tanë,  përfshihet këtu dhe Greqia, ashtu si Serbia është formuar në pjesën më të madhe të saj duke pushtuar territoret shqiptare  Ajo ka marrë Çamërinë dhe toka të tjera shqiotare, kërkon sot shtrirjen me 12 milje në Detin Jon, dhe po ta lësh "vjen" deri në Shkumbin. Të pangopur historikisht fqinjët!

• Të dy këto fqinjë kanë qenë të pangopshëm, janë dhe do mbeten të tillë. "Naçertanja" dhe "Megaliideja" janë baza e politikës së tyre ekspansioniste për trojet shqiptare.

• Për fatin tonë të keq, të gjithë shqiptarëve, këto dy shtete janë përkrahur nga Evropa "bishtë luajtur", në mënyrë krejtësisht të padrejtë. Dhe ajo përsëri vazhdon me Borellin dhe Lajçakun ta mbështesë Serbinë! Dijeni mirë, përsëri kështu do vazhdojë, mos prisni gjë nga të tjerët, nga Serbia dhe Vuçiçi?! Lirinë e solli UÇK-ja në rrafshin e brendshëm, me ndibmën e NATO-s e disa vende të BE-së në planin e jashtëm.

• Me që shkoni në SHBA me një delegacion prej 8 vetash, dhe pa specialistë, mundësisht me ndonjë vidio apo dhe foto bëj prezent se si po ndërtohen pa leje në Leposaviç qindra e deri mijra ndërtesa, për serbët e larguar atje, me financimin e Qeverisë Serbe. Në luginën e Diellit, janë kthyer 1500 serbë, mund të kthehen  kthehen 150000 e më shumë, kolonë serbë. Kështu është kolonizuar në vijimësi Kosova. Ju mund të pritni njohje?! Jo! Edhe po të "dorëzoni" Trepçen dhe Ujmanin, ato do të kërkojnë gjithë Kosovën, madje dhe Shqipërinë deri në Shkumbin!!!  Duhet reagim mbarkombëtar! Ju zoti Hoti nuk keni mandat për të dhënë territor, në këmbim të "njohjes", siç thashë më sipër, që ajo nuk ka për të ardhur kurrë!? Fol, zoti kryeministër, mos hesht atje, mbroje tërësinë territoriale dhe shtetin e Kosovës. Koha tani!.

• Trego atje zoti Hoti se si janë shpopulluar fshatrat shqiptare nga politika agresive e Serbisë, gjenocidi serb, dhe diferencimet etnike në këto troje.

• Trego me shifra dhe fakte se në luftën e fundit janë vrarë rreth 14000 civil, shumica pleq, gra dhe fëmijë prej Serbisë. Thuaj në takim se akoma kemi 1547 të pagjetur, thuaj atje zoti Hoti, se gjatë Luftës së Fundit kanë rënë 2500 dëshmorë, përsërit, si dhe unë disa herë, në këto shkrime, që në Kosovë janë 20000 gra dhe vajza të dhunuara, "ankohu" te Grenell se ne si politikanë të Kosovës, i falëm Malit të Zi 8.2 ha tokë dhe nuk e morëm liberalizimin e vizave, "thuaj" Grenellit se i kemi dhënë Manastirit të Deçanit 30000 ha tokë dhe ai nuk na lë as ndërtimin e rrugës, thuaj z. Hoti se kemi pranuar në veri dhe ndarjen e Gjykatave, përmendi z.Grenell se i kemi dhënë Serbisë dhe monopolin mbi erergjitikën, thuaj zoti Hoti se unë në cilësinë e kryeministrit( ju zoti Hoti ) hoqa dhe reciprocitetin me Serbinë vetëm që të "vinte" njohja nga ajo, për këtë kemi pranuar dhe fushënotën, përsëritja me theks Grenellit, se kam heq dorë si kryeministër i Kosovës dhe nga proçesi i njohjeve të reja, dhe aderimi në organizmat ndërkombëtarë, dhe Serbia vazhdon me çnjohjet, thuaj Grenellit se kjo  për mua si kryeministër në rastin më të vogël është turp, e rastin më të madh tradhëti ndaj popullit tim. Thuaja zoti Hoti, se gabimet që kemi bërë ne si klasë politike e Kosovës janë gabime trashanike, tepër infantile, shumë inferiore, mjaft qesharake dhe rreptësisht të dënueshme! Të gjitha këto për njohje!?

• Zoti Hoti, mundësisht bëj një meakulpa, atje në Vashington, në shtetin më demokratik të botës, te aleati më i madh i shqiptarëve duke, denoncuar Serbinë. Ato do thonë mos na bëj ese. Ti vazhdo esenë me parimet e mendimet tuaja, nuk ke çfar humbet më, nuk do keshë rast ti thuash më në vend tjetër. Tregohu atyre se kombi im është mbi 10 milion dhe nuk pranon më ndarje e coptim. Kështu do mbetesh në histori, pavarësisht rezultatit atje. Fol atje veçmas me Grendllin kundër  "mister " 3 %, dhe komandantëve që fituan luftën dhe humbën fëlliqësisht paqën në këto 21 vite. Fol! Mos harro zoti Hoti se falë pazareve të tyre erdhe në pushtet, denoncoj ato, atje në tempullin e demokracisë botërore. Denoncoj politikanët e korruptuar! Tregoi me fakte atje Grenellit se Serbia është agresore, e jo viktimë siç po mundohet ta paraqesë Serbinë dhe veten Vuçiçi.  Bëje këtë, një herë të jepet rasti në jetë ta bësh, tregoja fytyrën e vërtetë të Serbisë, denoncoje dhe mos prit asgjë nga Vuçiçi. Zoti Hoti, nxjerr atë " rezolutën" e përgatitur, lexoje mirë shqip, trego vijat e kuqe dhe mos guxo ti shkelësh ato. Mos bjer pre, në këtë takim të rëndësishëm, e provokimeve të Serbisë, Vuçiçit dhe lobit të fuqishëm serb atje. E që Ju zoti kryeministër të ruani veten, Kosovën dhe kombin  mendoj se duhet që në këtë takim të kërkoni:

• Pika e parë, njohja reciproke me Serbinë, pas njohjes, negociatat.

• Të mos negocioni vijat e kuqe të Kosovës që mendoj se mund të jenë: Jo ndarje e Kosovës; jo coptim apo shkëmbim territori; jo Zajetnicës me kopetenca ekzekutive, kjo do krijonte një Serbi të vogël brenda Kosovës, një "bosnjëzim" të saj.

• Serbisë të pranoj krimet e luftës, të kërkoj falje për to dhe të bëjë dëmshpërblimin e tyre.

• Në të kundërt bëj të qartë Grenellit se Qeveria e Kosovës do vendosi reciprocitetin, dhe unë si kryeministër, thuaj po pate kurajo atje, gabova rëndë në heqjen e tij.

IBRAHIM KABILI

Tiranë 01.09.2020



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora