E shtune, 27.04.2024, 04:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci: Vendenisi

E diele, 26.07.2020, 08:04 AM


VENDENISI

Digjet e piqet kjo botë n ?zjarrmi

  Prishtinë  ngulmon gjak i ri

arti  i  çlirimit  nuk  njeh   kufij,

në të gjitha kohërat ka emrin, liri...

2 .

Në Roganë kam biologjin dhe kimin

e tokës, ylberin  e të gjitha zanoreve

matematikën e grimcave të materjes

kozmosin e fshatit  me buzë të kuqe

dhe më të dashurën Yllkë të atdheut

3 .

Ëmla, mos u ndalë në asnjë kohë

as në të sotmen  dhe të nesërmen

fali dhurata jetës dhe  përqafime,

se një poezi, jo rrallë  flet  sa një epokë!

4 .

Fjalët që s´arrijnë të bëhen bimë

dhe fjalët që nuk  bëhen të korra

janë fjalë koti, janë fjalë  pa diell

fjalë që s´arrijnë të  bëhen lindje!...

5 .

Ti që guxove të ngritesh kundër së

keqes dhe, kundër    pamundurës

me cilin varg të këngës të këndojë

me cilin oktavë të himnit të nderoj?

6.

Baba i së kaluarës  dhe i    ardhmes

disa nga ëndrrat po  na i ha tradhëtia

tre  flamuj  blu i mbështillen Kosovës

na kërcënojnë me humbje të teritorit!

7 .

Durimi    histori  nuk  është  asgjë

jetë e madhe quhet  kur  je në betejë

prej  tanëve  lirisë  goja  po i merret!...

Popull, rrëxoj sulltanët  e korruptuar…

8 .

Unë e ajo, dashurohemi në largësi

Unë e ajo, jemi  si dy trupa qiellor

Unë e  ajo, kemi  histori   dashurie

Unë e ajo, duhemi në mynyrë tonë

Atdhe Geci – Dortmund, 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora