E merkure, 02.12.2020, 08:47 AM (GMT)

Kulturë

Mevlud Buci: Macukllani i dritësimit dhe vlerave njerëzore

E shtune, 18.07.2020, 06:41 PM


MACUKLLANI I DRITËSIMIT DHE VLERAVE NJERËZORE

Nga Mevlud Buci

Dritësimi dhe vlerat njerëzore janë dy shina, dy rrezatime që pasqyrojnë zotësinë, çiltërsinë, shpirtin e shenjtëruar dhe rrezatimin e vërtetë të provave demokratike. Koha e re dhe brezat, cilido nesh ka nevojë për dritësim e fisnikëri, brenda të cilave është atdhetaria, mirësia, humanizmi, e drejta, e vërteta, mbi të gjitha bleron thjeshtësia njerëzore, kultura intelektuale demokratike dhe vlerat, të cilat nuk vyshken kurrë. Është sa e lehtë, aq dhe e vështirë, sa e bukur aq dhe e madhërishme që të shkruash për intelektualë si Skënder Gjuci i Matit. Pse? Te ky bir i Macukullit shpërfaqet dritësimi i vlerave dhe provat e fisnikërisë intelektuale, kurdoherë në sherbim të popullit, në mbrojtje dhe lartësimin e traditave, në ecjet mbi gjurmët e të parëve në vendlindje e më gjërë.

Krenari për gjurmët

S’ka si gjurmët e jetës, si provat e djersës e të të vërtetës. Gjurmët janë lajtmotivi i krenarisë. Ata të japin krahë e zemër, dritëbardhësi e mirënjohje. Skënder Abaz Gjuci krenohet me gjurmët, ndonëse për veten nuk flet, kurrë nuk di të thotë ç’ka bërë. Për ‘të flet tradita e kullave, flasin provat e qëndresës e të bujarisë, dritësimi i gjysh-stërgjyshërve.

Abaz e Lihe Gjuci (Lleshi)

Në Macukull sa herë kam shkuar në kullat e Isuf Koliqit, të Zirë Mucekut, të Nelit e Gjiçit, jam befasuar me bujarinë, thjeshtësinë dhe krenarinë legjitime për brezat. Kam dëgjuar shumë për fisin Gjuci në Çurkaj, të këtij fshati madhështor, për Demë Gjucin e Sufë Demën, për Abaz Sufë Gjucin. Ajo që më la mbresa herën e fundit ishte prejardhja e fisit Gjuci, të cilët rreth viteve 1800 u larguan nga fhsti Hotesh i Luznisë së Dibrës dhe u vendosën në Çurkaj, rrezë malit të Dejës në Mat. E vërteta do dëshmitarë, se ajo flet dhe dritëson. Skënderi është krenar për gjurmët e të parëve, për traditat, për besën dhe sofrën e gjyshërve. Edhe në Hotesh, fshat i Luznisë së Dibrës (Hotesh do të thotë zjarr, M. B) janë edhe sot e kësaj dite toponimet Ara e Gjucit, Kodra e Gjucit, përroi i Gjucit, ndonëse në këtë fis nuk ka më banorë.

Fisi dhe kulla, traditat e të parëve, që nga Hoteshi i Luznisë së Dibrës e veçanërisht në Çurkaj të Macukullit janë dritësimi dhe fisnikëria që e bëjnë intelektualin Skënder Gjuci të krenohet për gjurmët e brezave. Jeta dhe puna, pushka dhe sofra, penda dhe shpirti human janë dëshmi për gjurmët e jetës, dëshmi e krenarisë njerëzore.

Kur geni dritëson genin

Te çdo kullë e fis në Macukull, cilido publicist e shkrimtar gjen “mineralin” e jetës, fisnikërinë dhe vlerat e rralla të kulturës popullore. Ajo që të le mbresa të thella është se më të rinjtë demonstrojnë ato tradita të etërve të të parëve, çmojnë dhe dritësojnë vlera, të cilat nuk vyshken kurrë.

Në kujtesën popullore matjane ende rron fakti se si Gjuci kishte deshët më në zë, ndaj dhe toponimi “Shkalla e Deshëve” (vend historik, atdhetar e qëndrestar) i ka mbetur nga deshët e Gjucit. te ky vend, më 1913, luftuan e qëndruan matjanët kundër serbëve, si Cen Milloshi, Ahmet Koka etj, dhe plagët e luftëtarëve të lirisë u mjekuan në kullën e Demë Gjucit, kullë bese e qëndrese, kullë e pushkës dhe e sofrës bujare. Në këtë kullë me tre poda (kate) u lindën dhe u rritën dhjetë fëmijë të Abaz e Lihe Gjucit (Lleshit të Gërshajzës, Rremull M. B.) Ato ecën në udhët e jetës me përkushtim e krenari, me përpjekje për dituri, duke rrezatuar punë e shembëllim të traditave të kullës e të fisit, të vendlindjes, Macukullit të atdhetarisë. S’ka se si të ndodhë ndryshe, se trëndafili çel trëndafilin, geni pason genin, mirësinë, diturinë e mbi të gjitha vlerat e fisnikërisë. Edhe sot në Macukull thonë: Si fëmijtë e Abaz Gjucit! Lum prindërit e lum kulla që i rriti!

Fëmijët e Abaz Gjucit secili më i mirë se tjetri, të urtë, të ditur, njerëz me virtyte e gjurmë jete. Milja, fëmija e parë, është e reja e Liman Cekës 106-vjeçar, nënë me pesë djem e një vajzë; Hazizi, i dyti, topograf, inxhinier ndërtimi e jurist. Edhe djalin e ka inxhinier elektrik, ndërsa vajzën Meli, inxhiniere ndërtimi. Neziri është i treti, punëtor në Thumanë. Ka katër fëmijë si drita. E katërta ëshë vajza Drita, e martuar te Përleka. Ka tre djem. Shahini, i pesti, është punëtor, emigrant, me dy djem e një vajzë. Ndërsa Skënderi, i gjashti, ka tre fëmijë: Abelin, Ambrën dhe Dëborën. Emra fëmijësh që kanë simbolikë të genit: Abeli (Abazi, Beharja dhe Lihja) emër që ka në përmbajtje babë Abazin, bashkëshorten e Skënderit, Beharen dhe Lihen, nënë e Skënderit. Kurse Dëbora dmth dëbora e Dejës... Emra që dritësojnë genin, dritësojnë prindërit... Naimi, i shtati, është emigrant në Itali. Tefta është e teta, ndërsa Shqipja e nënta. Dhe më i vogli, Ylberi, është i dhjeti, 36-vjeçar. Dhjetë fëmijë të Abaz e Lihe Gjucit, si dhjetë yje, me plot dritë urtie e djerse, me rrezatim mirësiee tradite të kullës së Gjucit. Lum kush rrit e kush ka fëmijë si Abaz Gjuci i Macukullit të Matit! Jeta dhe brezat blerojnë kur geni dritëson genin.

Gjurmë jetë, gjurmë fisnikërie

Sa herë flasim e shkruajmë

***

KULLË ME SOFËR E BESË MATJANI

Kushtuar kullës Gjuci në Çurkaj të Macukllit dhe intelektualit demokrat Skënder Abaz Gjuci.

Qaj Dem Gjuci e Suf Dema

Bash si kullat me bedena,

Rrit në Macukull,kullë me tre poda

Sofër bese,burra për oda,

Qaj Suf Gjuci me vllazni

Në Macukull me zë e burrni,

Abaz Sufa der prej ari

Bir i Matit,ball krenari

Me dhjetë fëmijë si plluma Deje

Bij të punës pas çdo beteje,

Burrë punëtor s`e tund rrebeshi

Kullë qëndrese e mik te Lleshi,

Çfarë thonë vitet me prova bese

Kull e Gjucit,kala qëndrese,

Fol,o Mat,Mat i barutit

Ka rrit trima shtëpi e Gjucit

Me dy levena si shqipe në shkrep

Burra të urtë,trima me fletë,

Shkallët e Deshve në front të luftimit

Qaj Dem Gjuci trim i trimit

Me Cen Milloshin e Ahmet Kokën

Nderoi Matin e tan epokën

Flasin provat e sofra e burrnisë

Mjekoi të plagosurit kundër serbisë,

Ahmet begun me bijtë luftëtarë

Strehoi Lleshi,derë e parë,

Në Gërshazë me Rremullakë

Kullë e Lleshit ,kull bajrak,

Me bukë vale e besë vatani

S`tundet Lleshi, gen matjani,

Nga Demonizmi me djerr e flak

Nuk u tund se e bënë kulak,

S`ka si fjala ,buka e besa

Kullë e Lleshit bash në fortesa

Dajat e Skënderit,miqtë e Gjucit

LLesh i Gërshaz,kullë e barutit

Llesh i Gërshaz kullë e matjanit

Krahu i mbretit e Salë Llanit

Bijt  krenar e Sulkurt matjanit

Besa e trimit, Halil Bajramit,

Halil Dervishi kullë e trimnisë

Mik i Matit,dritë e Arbnisë,

Skënder Gjuci,bir macukllani

Nip ke Lleshi,gen luani,

Guximtar me prova ke sheshi

Dajat dëshmor, mbet Suf Lleshi

Je burim,dritë e së vërtetës

Kurdoherë në roje të jetës

Gjysh pas gjyshi derë bujarie

Sofër bese,vatër trimnie

Me bashkëshorten në ballë të punës

Bijë Sulkurti e mbesë e Runjës.

Skënder Gjuci o shpirt bujar,

Farmacist i klasit të parë,

Kullë e Gjucit,trim furtune,

Në at Macukull,kryetar komune,

Bash si Deja, si Lenazi

Fis bujar Skënder Abazi,

Nip ke LLeshi,mik ke Sulkurti

Za lirie e kullë baruti,

Ndrit në kohëra o Skënder Gjuci.

I thonë Gjuc,Gjuc macukllani

Kullë me sofër e besë matjani...

MEVLUD BUCI



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora