Kulturë
Prend Buzhala: E bukura, gjakim i njeriut
E shtune, 11.07.2020, 08:17 AM
E BUKURA, GJAKIM I NJERIUT
(Kundrime
eseistike), 5
Nga
Prend BUZHALA
E
bukura- është gjakimi i njeriut për ta pasur hyjnoren brenda vetes, për ta
pikësynuar këtë hyjnore në bërjen e në krijimin e një jete, dhimbjet e vuajtjet
e lindjes që qëndrojnë mu në zgripin midis humnerës dhe parajsës te
mikorkosmosi njerëzor, midis dilemës tragjike hamletiane dhe qëndresës
njerëzore për ta realizuar jetën, për ta lindur jetën vetë ... të gjitha të
paraqitura në një skenë narrative midis konkretes dhe surreales, mu në
embrionin ku arti e jeta bëhen një...
Njeriu
është bashkëpjesëmarrës me Hyjin në bërje-krijimin e kësaj jete!
Në
poezi ligjërohet për bukurinë e jetës, për bukurinë e gruas, për të bukurën në
art e në natyrë. Naim Frrashëri të bukurën e shihte kudo:
Kudo
është Bukurija,
Në
qiej, në dhë, në hënë,
Në
diell, në shenjë, në yje,
Ndër
lule, ndër drurë, ndër pyje,
E
bukura rrethohet nga e shëmtuara, prandaj ajo shquhet, kështu mendonte Flober.
Kurse Kanti të bukurën e ndërlidh me pëklqimin tonë, pa apsur ndonjël interes.
Në përrallat e bukura lexojmë stereotipin për bukuroshet, rreth të cilave
thuret intriga, mu ashtu si bukuria shndërrohet shpesh në kobin e saj (Mjeda):
.
Vetë bukuria, o i shkreti,
Kenka
për ju nji kob.
Porse
e bukura jo vetëm ka shtrirjen e saj, por ka edhe thellësinë e saj. “Bukuria
nuk është në fytyrë; bukuria është drita në zemër” (Kahlil Gibran).
Po
ashtu, flasim për bukurinë e shpirtit e për bukurinë e trupit.
Flasim
për ndërtesat e bukura, për tempuj të bukur, për linjat e bukura në
arkitekturë, për bvukurinë e melodisë në muzikë apo për të bukurën në pikturë.
Njeriu
është kërkues i kësaj të bukure. Dhe gjithnjë do ta gjej në minierat e brendisë
së qenies së tij. E këta kërkues nuk janë të shpeshtë. Janë të rrallë. Prandaj,
edhe e bukura është e rrallë.
(Prend
N. Buzhala, 5 korrik 2010)