E marte, 19.03.2024, 04:50 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Mërgimtarët e Skivjanit për ndërtimin e sheshit kryesor të fshatit

E merkure, 17.06.2020, 08:22 AM


MËRGIMTARËT E SKIVJANIT PËR NDËRTIMIN E SHESHIT KRYESOR TË FSHATIT TË TYRE NË VENDLINDJE

-Njoftim nga Shoqata “Skivjani” në Zvicër

për sipërmarrjen e kontribute në rregullimin e Sheshit kryesor të fshatit të tyre në vendlindje-

Të nderuar anëtarë të Shoqatës SKIVJANI,

Të nderuar anëtarë të kryesisë së Shoqatës,

Të nderuar qytetarë të Skivjanit në Skivjan,

Të nderuar mërgimtarë të Skivjanit në Mërgim,

Sot kryesia e Shoqatës “SKIVJANI” e ka tenderuar edhe bërjen e pjesës tjetër të Sheshit në qendër të fshatit Skivjan.

Pas hapjes së ofertave të koduara që kanë ardhur në Komisionin e Shoqatës dhe Këshillin e fshatit, fitues i projektit të Shoqates është Firma nga Skivjani “KULLA AH.SH.P.K.”, në pronësi të familjes Hadri.

Kontrata është paraparë të nënshkruhet nesër midis Komisionit dhe Firmës “KULLA SH.P.K.”

Fillimi i punëve është paraparë të filloi të mërkuren me datë: 17.06.2020.

Firma “KULLA SH.P.K.” në oferten e saj ka paraparë që brenda afatit prej 15 ditësh, puna do kryhet.

Të nderuar mërgimtarë, Kryesia e Shoqatës ju fton të gjithëve kudo që jeni që të bëheni kontribues në Fondin e Shoqatës, duke paguar fillimisht anëtarësinë e vitit 2020 ata të cilët ende nuk kanë arritur t’a paguajnë, por të mirëseardhura janë edhe të gjitha donacionet e tjera të mundëshme në mënyrë që të dalim faqebardhë sikurse deri më sot në realizimin e punëve të mira për Skivjanin.

Të nderuar qytetarë të Skivjanit në Mërgim,

Shoqata “SKIVJANI” kërkon nga të gjithë ju, që të mobilizoheni duke u bërë aktiv në mbështetjen e kësaj pune të mirë, e cila ka për synim realizimin e këtij projekti dhe paralelisht me këtë edhe garancën financiare për kryerejne e punimeve në shesh.

Të nderuar antarë të Shoqatës “SKIVJANI”, realizimi edhe i këtij projekti brenda afatit të paraparë nga punëkryesi, me kontributin e të gjithëve, si gjithmonë do të na jap neve si Skivjan një pasqyrë edhe më të bukur-pra realizimin e tërësishëm infrastrukturor të qendrës së fshatit Skivjan.

Për këtë dhe edhe për projektet tjera që do të vijnë- presim angazhimin tuaj!

Për të gjitha të tjerat do t’ju vëjmë në dijeni për çdo ditë.

Kontribuoni, kontribuoni, kontribuoni!

Përshëndetje për të gjithë!

Kryesia e Shoqatës “SKIVJANI”

Kryetari

Bashkim KASUMAJ

Zürich,15.06.2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Jahja Drançolli: Formimi i Ushtrisë Amerikane dhe Dita e Flamurit Rrahman Hyseni: Vizita e diplomatit shqiptar Gent Cakaj në Medvegjë... Qendresa Nikqi: Dr. Ermira Babamusta mbajti trajnimin “Udh?heqja dhe Qeverisja Efektive” për liderët e rinj të Ballkanit Jozefina Topalli: Kjo kaste politike e korruptuar duhet shkulur! "Shpresë & Paqe" në SHBA, dënon krimin monstruoz të pedofilit Abaz Doku Myftiu Saqipi: Dorëheqja e Reisit Sulejman Rexhepi, akt i lartë moral e intelektual Myftinia Shkodër: Lavdi emrit tënd, veprës tënde, frymëzimit tënd, i bekuari Sulltan Mehmet Fatih! Albin Kurti nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese Deklaratë e Sh.B.A-ve për vendimin e Gjykatës Kushtetuese Avdullah Hoti: Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë Isa Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se Shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon Ramush Haradinaj: Përshëndes aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Diaspora: SHBA - Mbe?shtesni qeverine? e Albin Kurtit Fitër Bajrami: Myftiu Saqipi, priti një delegacion të lartë institucional Nexhmedin Saqipi: Marrëveshja e arritur në Tiranë u konkretizua në Beograd Dibrani - Transport: Urojmë festen e Fiter Bajramit 'Këshilli i Turpit'- Ja sa paga marrin në shtet ata që firmosën pro shembjes së TK Video e aksionit terrorist në Teatrin Kombëtar Nikoll Lesi: Edi Rama, një njeri i tjetërsuar nga pushteti LSHKSHA “Aleksandër Moisiu” në Austri: Kundër aktit barabar të shembjes së Teatrit Kombëtar

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora