E premte, 26.04.2024, 06:49 AM (GMT+1)

Editorial

Xhevat Rexhaj: Ibrahim Rugova hapi dyert e kancelarive amerikano-evropiane

E merkure, 05.11.2008, 01:23 PM


Xhevat Rexhaj
SHQIPËRIA DHE SHQIPTARIA ME BERISHEN FUQI NË EVROPËN JUGLINDORE?

IBRAHIM RUGOVA HAPI DYERT E KANCELARIVE AMERIKANO-EVROPIANE

SALI BERISHA TANI  PJESTARË I BARABARTË NË SOFRËN E DEMOKRACISË       

Nga Xhevat Rexhaj                                    

Në jetën time shumë shpesh më ka rastisur që të  lexoi, e të dëgjoi se si ne shqiptarët merremi me të gjitha gjërat, pra jemi njohës të, të gjitha lamive jetësore. Pra thuhej se dikush shkruan për histori e nuk është historian, dikush për gjuhë e nuk është gjuhëtarë, dikush për muzikë e nuk është muzikant e të tjera e të tjera. Thënë të drejtën edhe vetë e kisha atë mendim, duke menduar se për çdo lëmi ka njerëz të dedikuar dhe të profesionalizuar, që të shtjellojnë tema të tëra në lëmi të caktuara, pra të merret çdonjëri me zejen e vetë.. Mirëpo pas  ramjës së diktaturës në Shqipëri dhe pas jugosllavizmit- komunistë, mendimet e mija kanë ndryshuar sidomos edhe sa i  përket këtij rrafshi të të menduari dhe kritikuari, sepse u pa që intelektualët tanë kanë shkruar për titizmin ndërsa ata shqiptarë për enverizmin, këto pra vëreheshin nga pak ahere, ndërsa vërehen sot edhe nga aeroplani, pra edhe historitë fillonin me diktatorë.

Nuk guxoi dhe nuk dua të ndalem shumë te këto dy pika, të cilat kanë një emërtues të përbashkët- marksizëm-leninizëm-stalinizem- titizëm – enverizëm. Të gjithë ata që kanë shkruar dhe trajtuar tema të veçanta vërehet se ishin thjeshtë partizan politikë të shefave të tyre, shihet kjart se për të gjitha fushat,  pra lëmit jetësore, kanë shkruar jo kompetentet por inkompetentët me direktivë, dhe shihet se aty ceket se të gjitha kanë lindur me e LNC  dhe me E. Hoxhën, si andej dhe këtej kufirit, pra komunizmi nga shkrimet dhe historia e re enveriste e  ka lind shqiptarinë-marri.

Duke u ndal te këto absurde, po i jap vetes të drejtë që edhe unë të merrem me diçka që më prek shpirtin, më bënë krenar që jam shqiptarë dhe uni i imë  më jep të drejtë që të shkruaj për atë që unë dua, pra për atë që e dua. Pra do dukem absurd, se do luaj gjatë këtij shkrimi, rolin e historianit, gjeografit, gjuhëtarit, atdhetarit dhe politikanit( këtë ma ka pakëz ënda).

Ndoshta edhe nga natyra ime jam disi emocional, prandaj te unë emocionet luajnë një rol të rëndësishëm. Jam lind, shkolluar dhe rritur në një fshat të njohur historikisht shqiptarë, Cerrcë- Istog, aty ka lind Njeriu për mua më i Madhi i kombit shqiptarë- Presidenti Ibrahim Rugova, unë kam pasur fat që kam lindur aty. Kam lexuar shumë sa isha i ri, literaturë dhe gazeta të ndryshme kisha mundësi të lexoja qysh se nga mosha 17 vjeqare , fati ishte se djali i axhës Isa H. Rexhaj ( atdhetar i hershëm shqiptarë, i shpallur i rrezikshëm nga jugosllavët me 1968, i larguar nga spitali me 1972- i izoluar dhe i përcjell gjithherë nga serboudbashët- themelues dhe kryetar i LDKsë prej 1989-2008),  lexonte dhe më furnizonte gjithherë me literaturë të ndryshme. Isa kishte vërtet një diapazon të gjerë të dijes, ishte dhe është intelektual i madh dhe udhëheqës demokrat i fshatit Cerrcë. Isa Rexhaj ishte edhe vizionar i madh, në themelimin e bërthamës së parë të LDK së për Kosovë, në Cerrcë, ai pat thanë: “ Dr. Ibrahim Rugova me vizionin e tij perëndimor e jo komunist do ta shkatërroi Serbinë  dhe do e bëjë realitet pavarësinë”

Profecia e tij doli e vërtet, Kosova u shpall në vitet e 90 ta shtet, pra Republikë, nga populli,  dhe jetoi e veproi si shtet për të gjithë neve gjerë sa u njohtë formalisht nga bota me 17.shkurt.2008, Dr. Rugova gjithherë ishte dhe mbetet President.  Dr. Rugova duhej ta luante edhe rolin e udhëheqësit për të gjithë shqiptarët, edhe për ata që jetonin në Shqipëri. Kur Rugova pritej në Uashington e gjetiu në perëndim, sepse kah lindja e influencuar arabe nga rusët nuk pritej asgjë e mirë, ai fliste për tërë shqiptarinë. Shqipëria për fat të keq ishte për toke e pllakosur, me fajin e klasës komuniste më të vrazhdë në lindje. Pra duhej pritur Shqipërinë edhe pak.

Shqipërisë  i duhej kohë dhe këndellje

Në gjithë këtë histori pra  rol luante edhe Shqipëria, e dalë me 1990 nga një diktaturë e paparë, nga një varfëri thuaja afrikane, nga një tmerr dhe tunel i pa drita, nga një shkatërrim shpirtëror dhe mendor, nga një depresion dhe një ëndërr e llahtarshme enveriste. Pra çfarë pritej nga shteti amë, siç e quanim neve , ndihmë në diplomaci?, ndihmë në mbrojtje?, ndihmë në ekonomi?;  fatkeqësisht asnjërën se posedonte  shteti i iluzioneve tona shqiptare jashtë kufijve, nuk kishin për vete, ndoshta ne nuk i kuptonim ahere por tani po se po.

Në këto yryshe për ta hedhur në greminë sëmundjen më të madhe shqiptare enveriste-bolshevike, doli në sipërfaqe një Feniks shqiptarë, një Njeri me trup dhe fytyrë të pashme, një njeri me gjuhë shqipe të kulluar, një njeri me kapacitet moral dhe njerëzor, një njeri familjar pra një Shqiptarë nga alpet shqiptare , të cilat nën enverizmin  ishin persekutuar nga marria dhe fatkeqësia  enveriste- milladiniste. Për ta ç rrënjosur sëmundjen e kobshme u dashtë një mjek humanist i fortë, pra një politikan i sinqertë, i drejtë, trim dhe i rrethuar me trima dhe shqiptarë tjerë fisnik. Pra sikur që Zoti kishte ndihmuar Ibrahim Rugovën të bëhej prijës për Kosovën ashtu zoti kishte ofruar Shqipërisë Sali Berishën që ta ringjallte atë vend dhe popull, e më pastaj ta rikonfiguronte edhe çështjen shqiptare në përgjithësi.

Ishte një intervistë e tij në vitin 1989 kur ai tregoi vërtet bujarinë dhe shqiptarizmin e tij duke prekur pulsin ramiziano-enverist. Ai edhe aso kohe kërkonte një ndryshim sistemi të qetë, pa dhunë dhe kërkonte pluralizëm, enveristët nuk donin as të dëgjonin, pra në fund për turpin  e tyre u detyruan të fundit nga vendet ish komuniste të largohen nga diktatura, duke vrarë shqiptarë të rinj  dhe duke përgatitur dhe financuar qarqe të ndryshme jashtë dhe brenda që në të ardhmen të merren me Berishën, pra mundësisht edhe ta likuidojnë atë me bashkëpunëtor të ngushtë. Berisha e kishte vështirë në fillim, nuk kishte buxhet, policia katastrofë, ushtri thuaja se nuk kishte më, populli i uritur duhej të gjente rrugë dhe perspektivë, komunistët i shfrytëzonin rastet për ta nënçmuar edhe më shumë shtetin në botën e jashtme, dhe kështu vepruan me 1997. Të ndihmuar nga qarqet serbe dhe greke e qarqe të ndryshme shqiptare enveriste e arritën qëllimin dhe na e morën fytyrën si shqiptarë. Duhej rrëzuar Berishën sepse duhej të vinin klanet mafioze në pushtet dhe...

Berisha nuk u fik- u ringjall, u dashtë të pres sikur Rugova që mendonin se do humb ai fitoi gjithherë zgjedhjet sepse ishte i popullit dhe i dal nga populli, edhe Berisha ishte i fjalës dhe ishte i drejtë dhe këmbëngulës ta ec Shqipërinë përpara, dhe ta lidh Shqipërinë me Kosovën me projektin ideor të Presidentit Rugova të thënë me 1994-  se duhet ndërtuar dhe bashkuar me vepra e jo me marksizëm-leninizëm shqiptarët.

Berisha e shndërroi në vepër, socialistët i vodhën popullit taksën pra më shumë se 56 milion euro, i avulloi Majko i mirë socialist.

Berisha po rrit buxhetin, po rrit pagat, po investon në shëndetësi, në shkolla, në ujësjellës, kanalizime dhe po e asfalton Shqipërinë të terën.

Këtë vit Shqipërinë e vizituan mbi 2 milion turistë, bregdeti po buzëqesh dita ditës.

Berisha e solli të Madhin e botës Mikun e shqiptarëve, bërësin realitet të Kosovës Shtet pra Presidentin e SHBA së G.W. Bush në Shqipëri, dhe ai Njeri u përqafua me shqiptarë u mahnit dhe preku me dorë dhe me zemër duart dhe zemrat shqiptare.

Berisha bëri vetë shumë dhe përjetoi momentin më të lumtur në jetën e tij, njohjen formale të pavarësisë së Kosovës, pra rishpalljen e Republikës së Kosovës.

Berisha futi Shqipërinë në NATO

Berisha do ta fusë Shqipërinë në EU- Berisha me qeverinë e tij të djathtë, me bashkëpunëtor dhe me shumicën shqiptare anë e kënd botës po i jep emër fjalës shqiptarë, pra tani e tutje kemi pse të jemi krenar, po e fitojmë këtë me punë, zhvillim dhe demokraci.

Berisha dhe e djathta kanë nevojë edhe për një mandat, besoi se edhe një hekurudhë do e fillojnë kah Kosova, shqiptarët kanë nevojë edhe për një mandat të Berishës me të djathtën për ta përforcuar shqiptarinë dhe për ta bërë një faktor kyç në Ballkan, Berisha ka një popull vital, të rinj dhe të reja me të gjitha predispozitat për ardhmëri, një ambicie e madhe shqiptare që së fundi të jemi aty ku duhet të jemi, si populli ndër më të vjetrit në Evropë.

Ibrahim Rugova në vitet e 80-90 ta, hapi dyert e Uashingtonit dhe Bruxelit, Berisha tani po ulet si anëtar i nderuar në sofrat e këtyre demokracive, Berisha po e kryen me pietet detyrën e vështirë për shqiptarinë.

Individi i shëndoshë, familja e shëndoshë rrethi i shëndosh- shteti stabël.

Të gjitha këto veti i pati Presidenti Ibrahim Rugova, i ka edhe Sali Berisha- pra janë pjesë e pandashme e historisë shqiptare të shekujve 20-21, Berisha ka ende punë të mëdha për shqiptarinë.

Një fjalë popullore ke na në Dukagjin thotë” njeriut të mirë dhe të drejtë edhe nëse ia ke inat pranoja meritat”

Shqipëria e fortë, të gjithë shqiptarët të fortë- e meritojmë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora