Editorial
Agim Gashi: Edhe një herë për Kosovën.de
E premte, 24.10.2008, 11:26 PM
EDHE NJE HERE PER KOSEVEN.DE
Agim Gashi
Shkruan: Agim Gashi
E hidhur është por, tani për tani nuk ka faqe më e çthurrur se www.kosova.de. Pse? Çfarë name e ndjek popullin tonë, çfarë e keqe i kanoset nga tarafët të cilët nuk zgjedhin mjete për diskreditimin e njerzëve, për ofendimin më bizar të familjes dhe fëmijëve shqiptarë, madje edhe të të vrarëve nga dora kriminale serbe. O Zot, ky popull që përjetoi vrasjet, dhunimet, maltretimet, çnjerzimet e deri tek vagonat e kafshëve, a e meriton të nëpërkambët nga nofkat e kësaj faqeje. Tarasi (Hekuran_Pobrati), Kryeplaku, Dyrrahu, Shpetimi që janë nofkat më të zëshme të cilat në mënyra më të paskrupullta hynë edhe në palcën e familjes dhe të kombit duke grimcuar, rrënuar dhe nënçmuar çdo kend e gjithëkend pa zgjedhë mjete. Këta tarf me nofka të cilët sigurisht se kanë emra e mbiemra, se janë dikund dhe shkruajnë nga dikund, i gërryen lakmia për të qenë në „piedestal“ të kombit duke u sillur me kombin e atdheun si diçka krejt e huaj, sillen pa fije rrespekti e dinjiteti njerzor ndaj të tjerëve, përdorin ofendimet më të ndyta ndaj tjerëve duke falsifikuar, sharë familjet, fëmijët, gratë e deri te kërcnimet me likuidime fizike.
Unë si këngëtar dhe rapsod i këndova popullit dhe atdheut tim për një jetë të tërë, andaj edhe kam të drejtë të merrem edhe me çështjet e popullit dhe atdheut tim. Por, po dëshprohem thellësisht se ne si popull jemi mësuar me i dashtë njerzit vetëm për së vdekur e kurrsesi të mësohemi ta duam njeriun tonë për së gjalli.
Koncepti i lirisë si vlerë gjithënjerzore pa dyshim se është kuptuar drejt nga masa shumicë e popullit i cili u doli në ndihmë të tjerëve më shumë se vetëvetes. Ne si popull i vogël ndihmuam edhe sllovenët, edhe boshnjakët, edhe kroatët pa përmendur këtu ndihmat që ky popull ua bëri në të kaluarën grekëve, egjipasëve, sirianëve e sidomos botës së krishterë evropiane. Por sot, kur është në pyetje çështja kombëtare disi na dalin disa probleme tjera të cilat probleme i shkaktojnë njerzit të cilët kanë emër e mbiemër por të mshefur pas nofkave e maskave. Këta të lënë të shtangur me „aftësitë“ e tyre për ta parë të zi çdokend që mendon ndryshe nga ata. Për qëllime ogurzeza e me metoda koçobashësh, jo që vjelin meritat e të tjerëve, jo që mjelin historinë e pasur kombëtare me qëllime deformiteti, por përdorin edhe metoda më perfide rrënojnë moralin e njeriut shqiptarë, moralin e familjeve dhe fëmijëve, moralin e atdheut. Këta të „gjithëdijshëmit“ dhe të „gjithëfuqishmit“ me paraqitjet e tyre edhe pse pas nofkave na paraqesin si ndër njerëzit më të ulët para botës, si njerz që i ndihmuam armikut e jo atdheut.
Shkrimet e kosoves.de lexohen edhe nga të tjerët, analizohen dhe me plot bindje mendoj se të tjerët do të pyesin: çfarë ligje zbatohen në Kosovë? A ka ligje Kosova? Pse këta njerz vetërrënohen e vetërobrohen? Kjo dhembë fort në zemrat e atyre që e duan atdheun më shumë se jetën e tyre, sepse të tjerët mendojnë se kjo tokë qenka pa zot. Shtrembërimi i çdo gjëje shqiptare, dhunimi i lirisë së fituar me gjak, kërcnimi edhe i fëmijëve po e futë frikën edhe në palcën e tokës dardane, kësaj toke që askund smund ti gjendet një pjesë e pa gjakosur, duke tentuar që çdo gjë të filloj nga zeroja. Dhe kur mendon se kush jemi dhe në çfarë mjerimi po na përpëlitin njerzit me maska e pas perdeve, nuk mundesh pa e sharë vetëveten edhe pse disa do të më quajnë fatalist. Çka nuk trillon koka e tarafëve dhe e tarasëve? Ja një shembull tipik bizar, dhe ju lexues të nderuar gjykojeni vetë se kah do na qojnë idetë komuniste dhe manifestuesit e ditëlindjes së diktatorit, falsifikatorët, shpfësit dhe sorta e tyre.
Në temën „Presidenti i parë i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova” hapur nga nofka GjIlAnAsI_cSi , nofka tarasi alias Hekuran_Pobrati që është Ibish Neziraj bën falsifikimin më bizar të shekullit duke ofenduar rëndë figurën dhe familjen e Presidentit të Përjetshmë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës!
19.10.2008, 18:23:48 |
#298 |
Anetar i vjeter Anetar prej: 06.01.2006 Postime: 3,085 |
Këtë shkrim e paskan larguar duke mos e ditur shkakun"Nëse ndonjeri e di të kundërtën e kësaj që do të shkruaj më poshtë le t'ma dokumentoj dhe shkrimin mos ta largojë,,, |
Këto shpifje, falsifikime, insinuata dhe kjo propogandë staliniste, nuk janë të parat dhe as që do të jenë të mbramat.
Por ja se si është e vërteta:
.
Dajtë e Presidentit Rugova janë me prejardhje nga Koshutani i Rugovës. Me fis janë Kelmend,nënfisi Muriq,përndryshe dera e lavdishme e kryetrimit të Zhuj Selmanit.Janë të ardhur nga Malësia e Rugovës në komunën e Istogut pikrisht në fshatin Llukavc i Begut para me shumë se 100 vjet.Nëna Sofë ka lindur në vitin 1921 në Llukavc të Begut dhe është vajza e Qerim Rrustem Rugovës,një burrë i urtë dhe pleqnarë në zë,dhe e nënës Razë,një grua fisnike nga familja Visoqi e po këtij fshati, pra Llukavc i Begut.Kulla e Qerim Rugovës ishte dhe është në zë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në vitin 2005 është futur me ligj nën mbrojtjen e shtetit si arkitekturë kombëtare me vlera të veçanta,kurse guri i oxhakut të kësaj kulle është në sallonin e Rezidencës së Presidentit Rugova,ku i ka pritur të gjithë burrshtetasit e botës.
Kurse sa i takon babait të Presidentit Rugova, Ukë Rrustë Rugova,është pushkatuar bashkë me babain e tij(gjyshin e Presidentit,Rrustë Rugovën) me 5 janar 1945,si familje nacionaliste nga OZNA serbe.Siq dihet familja e Presidentit njifet si një nga familjet më atdhetare në Rugovë e Dukagjin,që kanë dhënë shumë mashkuj për mbrojtje të kufijve të Shqipërisë etnike,si Halil Sadria e Xhemë Sadria(Vëllëzrit e gjyshit të Presidentit,Rrustë Sadri Rugovës).Ja se çka shkruan Gjergj Fishta në një varg në Lahutën e Malsisë:
''Pritni djemt e vatanit,
Rrustem Ukën pika e djalit,
Xhemë Sadrinë si zanë e malit".
A nuk flet kjo mjaft se kush është familja e presidentit Rugova dhe sa gjakun e derdhi kjo familje për të mirën e atdheut?
Kurse rapsodët në këngën për Rrustë dhe Ukë Rugovën që u pushkatuan së bashku e këndojnë këngën si vijon:
''Në katerdhjetepestën me 5 janar
N´'Cerrcë kanë hy çetnikt barbarë.
Vranë çetnikt at Rrustë Rugovën,
Hije e zezë kaploi Kosovën,
Rrustë Rugovën me djalë t'vet,
E la Uka nji amanet,
Amanet e la një djalë
Që ta shpëtoj popullin shqiptarë“!
Dhe aludohet në Presidentin Rugova që mbeti jetim kur kishte vetëm 5 javë jetë.
Pasiqë të njejtin shkrim e afishova në forumin www.kosova.de , pa vonuar tarasi përgjigjet:
Sot, 16:02:06 #312
tarasi
Anetar i vjeter
Anetar prej: 06.01.2006
Postime: 3,092
--------------------------------------------------------------------------------
ramqe( zebra) e nxorre këtë nofken tjetër tani, ë!
me këtë nofkë më së shumti më shaje në MP
( hehehehehe)
Lereni Ju përrallat sepse ajo quhej ashtu siQ e thashë dhe e shkrova!
sHIKO MË LARTË KU KAM THËNË MOS MË TREGONI " PËRRALLA PËR zHUJ sELMANIN" - sepse edhe këtë storie ishte nga ata që e tregonin gjatë hetimeve për këtë figurë por me skepticizem e thonin sepse,,, ka edhe një gjë shumë më idinjuese por çdo gjë me kohë!
Në faktë ti dhe Ibra keni diçka tepër të ngjashme që Ju bashkon, xhanëm, ë?
Sa për ato " këngë" po mund ta shkruaj një për Rrusten si t'më teket e për Sofken e brahimin, or çuni i bacës,,, Por jo sepse kur t'më premton Koha sjellim me dëshmi faksimilin e dokumentit!
Por t'i duhet ta mbrosh atë sepse ja sot ja kurrë - dajtë bashkë nji vendë, a?
--------------------------------------------------------------------------------
Geändert von tarasi (Sot um 16:05:20 Uhr).
tarasi
Öffentliches Profil ansehen
Dergo nje mesazh privat tarasi
Mehr Beiträge von tarasi finden
Sot, 16:16:34 #313
tarasi
Anetar i vjeter
Anetar prej: 06.01.2006
Postime: 3,092
--------------------------------------------------------------------------------
Këtu po kendonin për Zhujë Selmanin po s'permedke njeri farë Rruste apo farë Uke të shoqin e savkës të konvertuar porsi Bedria në Sofë!
http://www.youtube.com/watch?v=0Pgz3...eature=related
Për të vazhduar me shpoti duke u munduar që të gjithë simpatizantët e Presidentit Rugova ti quaj me epitete ndër më të ndyerat.
Dje, 23:43:12 #329
tarasi
Anetar i vjeter
Anetar prej: 06.01.2006
Postime: 3,107
Citat:
Postimi origjinal është bërë nga Alfonsi
Neve nuk thojme se ka qen I Madhe,por ate e tha Populli ne Kosove.Po e thojn edhe ata qe kur po e marrin postin e Kryeministrit,shkojn bejn homazhe, ne diten e pare te punes. Njeri nder luftetaret e pare te UCK,z.Ramushi kishte ne biblioteken e shtepies private kompletin e veprave te Rugoves.
Kush e di ngadal edhe sa do te dalin qe mbajn kujtime nga I madhi.
I nderuari Dyrrahu,
Ky kondita që shkruan është ish- anëtari me nofkën " Kastrati" që i quante " trima luftëtarët e çetnikut Millosheviq" dhe që pastaj Arsyetohej se si ka pas syzet dhe se ka pa mirë,,,
Për ata që thonë shkojnë Kryeministrat e bëjnë homazhe...
I tha fatmir Sejdiu para varrit të Rugovës - hashim Thaqit - " E shehë se sa shumë janë rritur lulet për një vit"? ndërsa Thaqi i tha: " E me dit ti se çafrë PLEHU KANË ATO MBRENDA TEPËR QË S'JANË RRITË"...
Për këtë arsye sot gazetat po shkruajnë:
Hashim Thaqi - LDK 3:0...
Ah, po,,,
Mos më ikni nga tema sepse dua të mbesim akoma tek NDSH-ja, vrasja e Ukës ( që s'permendet askund në asnjë dokument të NDSH-ës për asgjë ama për asgjë si dhe për Savkën e cila e dergojë të birin në Gjimnazin e Pejës - në gjuhën serbe!
Kjo temë është për të " Madhin e Serbisë",, ups më falni për " të madhin " e Ramqave dhe të tjerë si ata!
Pra mbesim tek tema e Rugovës!
Nuk dua të themë ndonjë fjalë për Muriqët sepse ka të mirë nga ata por ka edhe të këqinjë; këta janë si Shehollët e Podujevësü
pyeteni " serbizuesin" që prej që e kanë larguar nga posti i ministrisë petkoviqin edhe " serbizuesi" u pasivizua!
pa panik Ju lutem! pa panik!
Shendeti prej nesh
Rugovistët në lesh!
P.S.
sa për fillim NDSH-ja u formua në vitin 1943 në rrethinat e Gjakovës nën Jurisprudencën e Pejës ndersa udhëheqesi i parë i saj ishte Ejup Binaku!
Rugovista, a ishte kështu apo nuk ishte,,,
pastaj më vonë vazhdojmë,,,
Geändert von tarasi (Dje um 23:46:29 Uhr).
Nexhmije Hoxhën e quan kështu:
Dje, 20:26:15 |
#544 |
Anetar i vjeter Anetar prej: 06.01.2006 Postime: 3,107 |
Nexhmije Hoxha( halla ime e dashura e mira - mendjendritura) në Intervisten për 100 vjetorin e Lindjes së Enver Hoxhës! |
Ndërsa kundërshtarët e politikës enveriste i quan kështu:
#547 | |
Anetar i vjeter Anetar prej: 06.01.2006 Postime: 3,107 |
Lexoni ju kundershtarët e Enverit - bijë udbash e depsëza! |
Kjo propogandë staliniste dhe e tëra antikombëtare spo e ndal marshin as në metropolet e Evropës. Pas publikimit të fotografisë së Enver Hoxhës shpalosur nga Kryetari i Parlamentit të Kosovës z. Jakup Krasniqit, dhe pas manifestimit ugurzez në Sallën e Kuqe në Prishtinë, thua se këta vampir të enverizmit ngrehen kokat për tu sulur marrëzisht mbi të gjithë që nuk mendojnë si ata, Këta taraf të mbetur askund me vetëdije të plotë instalojnë injorancën dhe krimin, e poqëse nuk do ua ndalë ndokush hovin, do të merren edhe shumë gjatë me këto punëra të ndyra që ndryshe mund ta quajmë rrëshqitje totale e institucioneve tona shtetrore. Heu sa shpejt dikush i harron betimet dhe gjakun e atyre që u bënë drita e jonë! Sipas tyre vetë këta taraf duhet të rrojnë, të shnukin çdo gjë nga meritat e tjerëve dhe nga sjelljet e tyre lexohen fare kjart se këta nuk e duan shtetin. Duke përqarë këtë popull nuk kontribohet në ngritjen dhe stabilitetin e shtetit. Përkundrazi, rrënohet shteti. Me rrënimin e shtetit del e saktë propoganda serbe se shqiptarët nuk dinë të mbajnë shtet. Dhe për inatë të këtij shteti, tarafët e kosoves.de ja thonë këngës së përqarjes, falsimikimit dhe të sulmit kundër atyre që u bënë themele të shteti më të ri në Botë.
Eshtë koha që populli por edhe pushtetarët të kuptojnë se kemi shtet, se këtu sundon ligji, se ky shtet nuk është bashqe e babës të pshurrin tarafët sipas tekeve të tyre me metoda staliniste. Duhet të dihet se çdo qytetar i këtij shteti i ka obligimet e veta dhe ato duhet kryer në mënyrë që të ruhet vitaliteti dhe egzistenca shqiptare. Asnjëherë tarafët e tillë nuk e ngrehën zërin e tyre kundër ndonjë serbi që në të kaluarën për dy minuta mblidhte një nahi të tërë duke ua plaçkitur çdo gjë këtij populli të pafajshëm, madje duke i vrarë e dhunuar. Ndërsa sot, kur ne e kemi shtetin tonë, tarafët nuk e nderojnë as institucionin e ligjit, duke u sillur pa dinjitet dhe duke sulmuar paskrupullt mbi qenjen kombëtare. Ju lutem, a është bërë Kosova shtet? Ku është shteti i Kosovës që nuk reagon në gjërat që ndejllin zi e kob dhe rrezikojnë ardhmërinë? A duhet shteti ta mbroj shtetin e vetë? Apsurd dhe rrënqethje!
Tua përkujtojmë edhe një herë tarasëve dhe tarafëve enverist se:
Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain e tij Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës.
Autor i dhjetë librave (shih më poshtë), Dr. Ibrahim Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy dekada, Dr. Rugova punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut.
Dr. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serbo-jugosllav në Kosovë.
Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.
LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë edhe parti e grupe të tjera.
Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.
Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.
LDK-ja fitoi shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvend, në të cilin përfaqësoheshin edhe tri parti të tjera, ndërsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës me shumicë dërrmuese të votës.
Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit.
Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja fitoi 58% të votave të elektoratit në zgjedhjet lokale, të sponsorizuara ndërkombëtarisht, në Kosovën e pasluftës, në tetor të vitit 2000.
Autorët e histerisë
Vrasjet a mbas luftës ishin makabre dhe hije e keqe për Kosovën dhe popullin shqiptar në përgjithësi. Shumë nga ato vrasje u përkrahën nga tarafët me maska e me nofka duke ngre dolli që u vra ky e filan shkrimtari apo edhe komandantë të UÇK-së. Po a vritet çlirimtari ore? A vritet shkrimtari e mësuesi? A vriten shkronjart e abetarës? A vritet ardhmëria shqiptare?
Dhe, sot e dhjetë vite të pasçlirimit vrasësit nuk u zbuluan. Ata shetisin e veprojnë ne mesin tone e me ne, ndoshta hamë e pimë sëbashku, argëtohemi e këndojmë sëbashku, shkruajmë e shkëmbejmë mendime sëbashku, pa e ditur se je me vrasësin. Këto gjëra të neverisin, të shkaktojnë dridhje e plagë shpirtërore, të shkaktojnë frikë se një ditë do ta hashë plimbin pas shpine mu nga ata që rri e bashkjeton me një shtet që mund të thuhet se ska zot! Në shtëpinë që nuk ka rregull edhe dreqërit hedhin valle. Shkurt e shqip, të tillët e poshtrojnë dinjitetin kombëtar dhe njerzor. Pushtetarët tanë përulen para tarafëve të tillë, ndërsa me përulje nuk mundet poshtrimi.
Kjo histeri, kjo fushatë kundër çdo gjëje dhe çdokujt me të vërtetë është e kobshme. Me këto veprime të pa kontrolluara, me këto maskarallëqe, shpifje, falsifikime, mospajtime, brohoritje diktaturave dhe diktaorëve, po e knaqim hasmin e njëherit fyejmë ata që u flijuan për ne. Kjo hallakamë marroqe dhe kriminale ka një qëllim: të luhet me ndjenjat dhe me fatin tonë. Dhashtë Zoti që pushtetarët tanë ti nxjerrin veshët nga leshi dhe të ndërmarrin masat që i merr tërë bota me ligjet e tyre demokratike, sepse, me dhëmbjen kombëtare nuk duhet të lejohet askush të bëj marketigje politike të së kaluarës . Këto gjëra janë mjerimi i dështakëve të cilët në pamundësi dhe paaftësi që të arrinë atje ku dëshiruan, tani fyejnë dhe turpërojnë popullin duke u munduar që ti nxjerrin rrugëve për ta poshtruar në tërësi. Por jam i bindur që ky popull i cili u ndesh me dhunën më gjakpirëse sllave, do ti përballoj edhe këto dhimbje të shkaktuara nga vetëvetja duke u treguar i guximshëm siq është treguar në shekuj.
Sëpaku tarafët duhet të kishin turp nga ata që na çliruan!
Në vazhdim të nderuar lexues e bashkëkombas të një mendimi me mua, do u sjell disa shkrime të tarafëve të faqes www.kosova.de të cilët pas publikimit të shkrimit tim “Kriminaliteti në internet” të publikuar në www.zemrashqiptare.net dhe në www.albemigrant.com , i riorganizuan në një fushatë të pa parë kërcnimesh, fyrje të dinjiteti familjar, shpifjesh e deri te thyerja e çelsit të kompjuterit tim për të marrë ato që u nevoiteshin për denigrim. Letrat e marra nga arhivi im janë publikuar në faqen e kosovës.de të falsifikuara ashtu si kanë dëshiruar ata. Tarasi, alias Hekuran_Pobrati e njëherit Nezir Ibishaj, e din fare mirë se letrat e marra nga kompjuteri im janë të derguara te unë nga një person emri i të cilit nuk figurona aty, dhe se ai e di që unë nuk kam komunikuar me njerzit e apostrofuar në ato letra. Ai poashtu e di fare mirë se thyrja e çelsit të kompjuterit të huaj është e denuar me ligj dhe quhet hakerizëm,( me të cilën fjalë Tarsi mburret), mu sikur është e denuar vjedhja në shtëpitë e huaja. E din tarasi, por prap vepron dhe fare nuk mendon as në etikën njerzore (dyshoj që e ka) dhe as në ligjet në fuqi të Zvicres ku jeton, e as të Kosovës që dëshiron ta bëj shtet stalinist, këto gjëra janë të denueshme.
Disa letra të vjedhura nga komjuteri ime të publikuara në www.kosova.de:
Sot, 21:13:58 |
#5 |
anetar i ri Anetar prej: 27.09.2008 Postime: 12 |
Lexoni me kujdes se çfare krimineli i internetit, dhe çfare spiuni i sofistikuar eshte vet ky autori i ketij shkrimi Agim Gashi. Eshte interesant puna e ketij njeriu. Vetsulmon kurse ne anen tjeter vet ankohet. Lexoj me kujdes ti shoku i tij, Luani1, keto komunikime te tij. |
#6 | |
anetar i ri Anetar prej: 27.09.2008 Postime: 12 |
> |
#7 | |
anetar i ri Anetar prej: 27.09.2008 Postime: 12 |
Lexone me kujdes se si i merr ky Agim Gashi, informatat nga Ramush Tahiri dhe dezinformon ne internet. |
#13 | |
anetar i ri Anetar prej: 27.09.2008 Postime: 12 |
Apolloni eshte Ramush Tahiri. |
|
#14 |
anetar i ri Anetar prej: 27.09.2008 Postime: 12 |
To: Sharkia_323@hotmail.com |
#15 | |
anetar i ri Anetar prej: 27.09.2008 Postime: 12 |
Ky eshte deserti i shpiunit Agim Gashi qe bashkepunon me shpiuna tjere. Por ata e kane vjel mire dhe tash tallen me te dhe se çfare i shkruajne. |
#16 | |
anetar i ri Anetar prej: 27.09.2008 Postime: 12 |
Edhe ne fund i thojne; mos na telefono me kurre ketij Agim Gashi, kriminelit te internetit qe mundohet te paraqitet engjull. |
[QUOTE=Hekuran_Pobrati;699038]Edhe ne fund i thojne; mos na telefono me kurre ketij Agim Gashi, kriminelit te internetit qe mundohet te paraqitet engjull.
Komentoj pak keto komunikime ti Luani1, shoku i Agim Gashit.
Me te vertete ne kete forum ka liri te tepert se ti dhe Agim Gashi, kurren e kurres s'duhej te lejoheshit te shkruani ketu. Por kjo s'eshte pune e imja.
Hekuran Pobrati
Ky “tarasi” e din fare mirë se këto nuk janë letra të cilat unë kam komunikuar me njerzit e apostrofuar, por ja që tani pasi ka hy në adresën time është dashtë të vjedh vetëm ato që i janë nevoitë e për ti lëshyer adresat se nga kush janë dërguar në adresën time . Propoganda staliniste fatkeqësisht nuk zgjedh mjete për qëllimin.
Kur dashta përsëri tu përgjigjem akuzave të tarasëve me kompani, mua më larguan nga forumi që ta kenë hapsirën e duhur për manovrim kriminal. Në hyrjen time për në forum shkruante fjala “kurr”:
Mesazh nga Forumi |
Sie wurden aus folgendem Grund gesperrt: Ende der Sperre: Kurr |
Kjo ishte gjoja thirrje e forumistëve që mua të më largojnë. Cenzurë tipike staliniste apo jo!?
Shkrimin e shkurtër që ua qova nuk e pa dritën por tani po ua paraqes juve lexues të nderuar:
Eh more Hekuran Taras Pobrati, me asgjë dhe me asnjë falsifikim kurrë ske me mujtë Agim Gashin ta bësh spiun. Këtë mbaje mend mirë. Jo pse ti ke falsifikuar, ke vjedhë emaile duke thyer paswortin e kompjuterit tim, jo që dikush dëshiron, por thjesht pse unë kurrë skam qenë, nuk jam dhe sdo të bëhem spiun. Ju që ia keni zanat spiunllëqeve vazhdoni ta bëni punën e deriqit dhe armikut. Unë felej rahat sepse ndërgjegjen e kam shumë të pastër. Ruani ndërgjegjen e juaj që e keni të shprishur si shllungë leshi. Kaq!
Pas shkrimeve denigruase të njëpasnjëshme, nga pronari i forumit z. Sefedin Rreci kërkova të mbyllet ajo temë. Ja se çka i shkruajta në dy letrat e mia z. Sefedin Rrecit:
Kontakt / Fragen / Feedback
Email wurde erfolgreich gesendet.
Die folgenden Daten wurden eingegeben:
Name: |
Agim Gashi |
Email: |
sharkia_323@hotmail.com |
Nachricht: |
Të nderuar, |
Për të shkuar edhe më larg, tani përdorin metodat staliniste tepër të ulta duke sulmuar jo vetëm të gjallët por edhe të vdekurit. Djali im Nineli u vra më 21 jaanar 1995 nga polici serb i ardhur nga Leskovci e i quajtur Stankoviq.
Ninel Gashi (1977-1994) - Përkujtimi im për djalin botuar në gazetën “Rilindja”
Dhe ju tarasët i gëzoheni vrasjeve. Gëzohuni, por mbajeni mend se ka ZOT.
Ju se besoni as Zotin!
Në sulme tani organizohen nofkat tjera. Psh. nofka “Gryka e Kaçanikut”, edhe pse nuk është nga kaçaniku, sulmin e fillon nga atje për të qenë më i fuqishëm.
Sot, 01:23:28 #18
Gryka_e_kaqanikut
Anetar i vjeter
Anetar prej: 07.01.2008
Postime: 156
--------------------------------------------------------------------------------
He more Luni1 qenke nji mbrojtjes i dobët more nese nuk je vet ti agim gashi marksi e disa nofka tjera.Po keni dal lakuriq more të mjerë po ju doni te veni diktaturë këtu ne ketë forum jo more të shkret iku dita jujë, nji herë e për gjith monë, kanë than gjith mon, se dardha ka bishtin mbrapa,dhe kunkulli nuk ban rrush po kungull edhe ajë kungulli jujë që sashtë ma ka qenë i tillë se ju keni fillue tèe parët të i sulmoni njerzit e lirisë së popullit tonë Shqipëtar me
rrena të ndryshme qpikje shpiunazhë në dom të qështjes sonë kombëtare ket e dim gjithë e ma nuk u shitet ju keni domtue qështjen ton kombëtare në ditët ma të vështira he haram u qoftë buka e Kosovës që keni ngranë dhe që jeni duke ngranë kamë shum shum fakte e argumente për njerzit e jujë se si jeni sjell me njersitë e sakrifices për lirin tonë po shyqyr qe erdhë kjo ditë e u patë se kushë jeni besoni po jo ju nuk besoni se jeni nji hiqë.populli Shqipëtar nuk han ma barë me ju besu fjalve tjuaja përqarse,shkatrruse për Shqipëtar une sikur te isha në venin e juj do boja vetë vrasje. Po une jam une e nuk jam ju.Qenkeni polic i fortë doni dhe fjalen e lirë që tëna i nalni po ju pasni harrue se na kurr nuk e kemi nalë fjalen edhe në kohen e shkaut nën diktaturë e ti del tash ju perzihesh njerzve që të mos flasin atë qa menojnë dhe qpifë rrena se gjoja potë kersnojnë sikur aj rugova i juvë që thonte se pom kerrcnojnë njerzit e UQK qfarë propagante që as qeni si hanë mirë e kanë këta vllaznit qe ju qujnë hijena se me të verrtet të till qenkeni.
Propoganda staliniste me nostalgjinë e saj për të bërë vetëm punë bizare, tani organizohet edhe më mirë duke bashkpunuar me ish UDB-ash, për të shkruar letra gjoja nga Prishtine e që po i ditkan punët më mirë në Gjermani se sa vetë gjermanët, me „Qosin me mjekërr të zezë“ e me Çakalla e Jetima Tarasishte. Gjykojeni vetë se deri ku mund të arrijnë kokat të cilat në shpirt e kan barbarinë dhe mizorinë çnjerzore.Arsyetimet se Tarasi nuk është Ibish Neziraj, në këtë mënyrë vertetojnë se ky njeri është po Ibish Neziraj i cili shkruan nga Zvicra.
Sot, 01:48:49 |
#19 |
Anetar i vjeter Anetar prej: 06.01.2006 Postime: 3,031 |
E para që dua të bëjë ( pasi që vetëm sa erdha dhe pashë këtë bërllog afishim është kjo) është kjo deklaratë: |
Bashkpunimi i stalinistëve dhe enveristëve tani edhe me UDB-ashët dhe spiujt e ngjyrave të ndryshme është shumë më i theksuar se në të kaluarën. Demokracinë këta të mjerë e kuptojnë si diçka personale dhe fisnore apo edhe të ndonjë shoqërie civile. Këta e dinë se unë Ramë e Shukri Bujën i kam fqinjë, e dinë se me atë familje kurrë të keqe nuk kishim, e dinë këta mjeran se toka mund të rrotullohet por një gjë e tillë nga unë dhe familja ime sdo të ndodhte, por ja pra ata duan ta kryejnë detyrën e tyre me zellin më të madh që duhet. Por shtrohet pyetja: Kush mund të jetë ky Qosi? E kam cekë edhe më lartë se Qosi mund të jetë dikushi-kerkushi por edhe çdokushi. Mmund të jetë njeriu që ta ka ngrënë bukën e nëse është e vraftë buka, mund të jetë ndonjeri që rrimë sëbashku, që shetisim sëbashku dhe që i qan hallet e jetës sëbashku, dhe kur të ndahet nga ti kryen punët e hafisë. Me të tillët kam pasë përvoja të hidhura edhe më parë, sidomos me nofkën Bilbili.
Edhe njëherë kërkova që të mbyllet kjo temë nga pronari Sefedin Rreci:
Kontakt / Fragen / Feedback
Email wurde erfolgreich gesendet.
Die folgenden Daten wurden eingegeben:
Name: |
Agim Gashi |
Email: |
|
Nachricht: |
Ju lutem, kjo është hera e dytë që po u kërkoj të mbyllet tema "Kriminaliteti në internet" !Ju a mos vallë po dëshironi që të vie deri te ndonjë bela e cila nuk do të na e qesi hijen e zezë si popull a? |
Pas letrës së dytë erdhi një përgjigje nga z. Sefedin Rreci i cili njoftonte se tema në fjalë është mbyllë. Ja faksimili i letrës:
Re: Email über Kontaktformular (www.kosova.de)? | |
Von: |
Sefedin Rreci (sefi@albamatrix.com) |
|
|
Gesendet: |
Mittwoch, 15. Oktober 2008 21:07:16 |
An: |
Agim Gashi (sharkia_323@hotmail.com) |
Cc: |
Kosova.de (info@kosova.de) |
I nderuar z. Gashi,
tema me titull "Kriminaliteti në internet" tani eshte shlyer nga forumi jone ne kosova.de.
Pershendetje
Sefedin Rreci
-----------------------------------
AlbamatriX GbR
Inh. Sefedin Rreci & Avni Delijaj
Marienburgstr. 27
D-53840 Troisdorf
Tel. +49-2241-974 4847
Mob. +49-179-701 4998
Fax 01803-663388-43009 (0.09 EUR/Min)
www.albamatrix.com
info@albamatrix.com
-----------------------------------
USt-ID: DE 231 784 021
Zuständiges Finanzamt: Siegburg
Geschäftsleitung: Sefedin Rreci
E falenderoj z. Rreci për shlyerjen e temës, por a e din z. Rreci se një temë tjetër tani është e hapur për www.zemrashqiptare.net dhe se po përsëriten të gjitha ato nga tema e fshirë? A e din se çirrjet dhe ofendimet janë dyfishuar? A e din se edhe në të kaluarën kemi pasë probleme të tilla kur kërkohej koka ime me çdo kusht, dhe se kur iu kërkuan IP adresat e të tillëve nga policia e internetit ky nuk dashti të bashkpunoj dhe u doli në ndihmë të tillëve? Ndoshta edhe ka harruar, por ne do ja përkujtojmë edhe njëherë se kësaj radhe do të përballet me Prokurorinë gjermane sepse Gjermania akoma nuk është bërë xhungël ku mund ti shfryejnë ndjenjat kriminelët e ngjyrave të ndryshme.
Pasi që padrejtësitë që më bëheshin nga stafi i këtij forumi, shpfjet dhe denigrimet që shkruheshin në atë faqe, vendosa tua kthej me një nofkë tjetër. Ja shkrimi i afishuar:
Sot, 21:52:30 |
#17 |
Anetar i vjeter Anetar prej: 27.10.2005 Postime: 216 |
Citat: Shiqo ti Dyrrah çka po të shpjegoj: unë Adidasi jam edhe Marksi po edhe Zefi. Me të dyja nofkat jam i përjashtuar çka tregon edhe në artikull. Ja dëshmia për Marksin; |
Për çudinë time, afishimi në fjalë nuk mundi ti përballoj censures staliniste qeliane as pesë minuta. E dija këtë andaj e kopjova. Gjithmonë duhet të veprohet kështu sepse Qeli është i “përpikët” dhe i njohur jo vetëm pë censure por edhe pë kërcnime fizike.
Kryeplaku, kjo nofkë e përfolur dhe e lakuar në shumë raste, tani fillon edhe më bindshëm ta kryej argatin e Taras Kozakut kështu:
Sot, 00:24:36
#17
kryeplaku
Anetar i vjeter
Anetar prej: 06.06.2006
Postime: 371 I ke ti njeqind nofka e njeqind fytyra o shpiuni dreqit.
________________________________________
Ti dole ketu te akuzoshe njerze te ndershem qe mbrojne vlerat me te shenjta kombetare dhe atdhetare. Ti grindaveci me fesatgjia me i madh i ketij forumi
Tani jam i bindur 100 % se ti je shpiun i UDB-se,dreqit ete birit dhe nuk meriton as edhe per nje sekonde vemendjen dhe kohen time. TI te akuzoshe forumin i cili lejon fjalen e lire ,lejon genjeshtrat dhe intrigat tua te liga. Hup nga ketu te hupte fara e flliqte se me ndyve gojen edhe mua se po me rrotullohet lukthi nga kundermimi i veprave tua te ndyta. Genjeshtar e intrigant sa here je betuar se shkruan me nje nofke .TI je nje monstrum prej njeriu dhe mevjen te vjelle nga njerzit si ti.
Kurre nuk te kam kercnuar dhe nuk po te kercnoj as tani sepse nuk ka qene dhe nuk eshte ne natyren time kercnimi ,shantazhi dhe intriga.Por po te kisha prane do te peshtyjsha ne fytyre per gjithe ato genjeshtra e intriga madje edhe duke u perbe ne femije.
Kam besuar se debatoj me me bashkombas te cilet mendojne ndryshe nuk me ka shkuar mendja kurre se kam te beje me shpirtsketerre te tille,me shpirtshitur pa ndere dhe dinjitet.
Nuk gjeje fjale te qfaqe pezmin dhe idinjaten pasi lexova shkrimin tend ku shpife dhe akuzon emra njerzish me hamendje , e pastaj kur lexova keto argumentet shkrimet qe solli Hekurani nga privati yt. O zot thash si mund ti thot ky njeri veti shqiptar dhe atdhetare. I besoj te gjitha qe shkruhen per ty .Njerzit si ti kane zgjatur roberine dhe vuajtjet e popullit shqiptare. Mjere ata qe lavderon dhe merr ne mbrojtje ti . Turpi te mbulofte me te gjitha nofkat , intrigat dhe veprat tua djallezore.
________________________________________
Geändert von kryeplaku (Sot um 00:39:40 Uhr).
Pa vonuar tarasëve u vjen në ndihmë, kush tjetër pos nofka Shpejtimi (Fadil Shyti) nga Suedia që nën parullën „Stalinistë të të gjitha vendeve bashkohuni“!, fillon avazin e tij propogandistik, shpifës e qesharak. Ky edhe nofken Luani1 e bën si nofkë e Agim Gashit edhe pse e din se nuk është ashtu. Ja lexoni dhe binduni se si sulen hijenat komuniste:
Sot, 10:39:18 |
#20 |
Anetar i vjeter Anetar prej: 08.06.2001 Postime: 2,177 |
Hë Luani1 (Agim zeza), pse nuk e vazhdon temën e filluar?! |
Fyerja e Kadri Osmanit-Manit nuk është e rastit. Edhe këtu këta i kanë qëllimet e veta të cilat hiq më shumë e hiq më pak nuk janë tjera por ugurzeza e kriminale.
Ndërsa nofka Grepi pa kurrfarë arsye dhe pa ia kërkuar askush shpalosë para publikut fjalorin e tij duke na e bërë me dije se enveristët janë të tillë dhe të gjithë të njejtë!
Sot, 11:22:35 |
#22 |
Anetar i vjeter Anetar prej: 24.11.2004 Postime: 6,269 |
Po as ai mut ramush tahiri sesht me i mire se ky Agim gashi, po ja qe qenkan spijun te UNMIK-ut, bile ky Agim Gashi sigurimc e ramush tahir mutit !! __________________ |
Ndërsa nofka Dyrrahu si gjithmonë i paskrupullt dhe banal si të ishte djalë rrugash ja mbanë ison të parëve kështu:
Sot, 14:11:50 #31
Dyrrahu
Anetar i vjeter
Anetar prej: 14.08.2008
Postime: 200 Hijena barsë, me shtatë këlysh, rrudhe çorapen se na mbyte.
________________________________________
Citat:
Postimi origjinal është bërë nga Luani1
Unë ty të njoh shumë mirë o Ibret Kelbani, edhe ti mua më njeh, por jo këtu në forum.
E more studenti i përjetshëm, shumë ta ka pa sherrin krejt shqiptaria.
Hup e mosu lajmëro aty ku shkruaj unë, se as për ibrig e legen nuk ja vlen.
Sikur nofka hijena barsë që të përshtatet asgjë tjetër.
Mendon se me disa shpifje po e mashtron një auditorium të tërë.
S'do të kisha thënë se të njoh sepse forumistët tjerë po thonë që ti nuk je Agim Gashi edhe pse unë mendoj dhe jam i bindur që je. Agimin e njoh, he mos e njofsha.
Si munde t'i marrësh ti të gjitha postimet private të Agimit, gjegjësisht Marksit?
Nëse e ke marrë shkrimin ku flitet për Agimin nga një faqe tjetër e internetit, si i more postën në privat të tij?
Ato që i thua se unë jam studenti i përjetshëm të tregoj se unë që në vitin 1978 kam mbaruar punë me studime.
Unë nuk jetoj në Gjermani oj hijena barsë, me shtatë këlysh në bark (zgjidhe vet cilin po e len pa cicë).
Ke të drejtë të mendosh çfarë të duash dhe vazhdo të mendosh ashtu sikur deri më tashti. Unë s'kam çfarë të mendoj tjetër për ty pos të të them se je një shpifës dhe belagji.
Nëse ti nuk mendon për kokën tënde apo për fmijtë tu, nëse ke, a mendon se të tjerët mendojnë ë?
Ku guxon t'i thërrasësh vrasës forumistët, po e patur as të vetmin adut dhe fakt për t'i quajtur ashtu.
Hijena barsë po bën çdo gjë vetëm të dominojë në terrenin e luajëve, por kot se një hapje të gojës së luanit hijena barsë i aborton të gjithë klyshqit.
Le t'i abortojë sepse babai nuk iu dihet dhe hijena nuk meriton të ketë pasardhës sepse do të degjenerohet një territor me sjelljet dhe dëmet që i bëjnë klyshqit me gjene të hijenës barsë.
Eshtë shumë interesante me nofkën Jezerci i cili mua më ngatrron me një Agim tjetër të fshatit tim dhe i cili ka një firmë diku afër Prishtinës. Kam menduar të i lajmëroj Agim Bytyqit nga Akllapi që të ketë kujdes, sepse mund të ndodhë më e keqja sikur në vitet e kaluara ku shum njerz u vranë duke ua bërë me gisht nga disa komandantë me profesione barinjësh. Atëherë, por edhe sot pregaditen lista likuidimesh nga enveristët me maska e pas perdeve. Mjafton që të ia kesh inati dikujt, të ia qesish emrin në www.kosova.de ose në “Epoka e Re” dhe e pat puna e tij. Ja shkrimi edhe i Jezercit:
Sot, 17:21:46 #31
Jezerci
Anetar i vjeter
Anetar prej: 10.06.2002
Postime: 1,987
________________________________________
Ky Agimi i gashve të Akllapit, ja paska fut si kau p... bash ashtu po duket sepse ajo listë që e pash bile as nuk është as për së afërmi me atë që mendon të dëshmoi, se kisne qenkan antar të këtij forumi.Thoan se gjys hoxhe të prishë imanin, dhe kshtu është spiuni i keq të prish njerzit , nuk duhet të quditemi sepse kshtu e kan spiunët ,këtë qëllim e kanë me damtu sa më shumë njerzë nga ai mes,për të cilin janë ngarkue.Kam pas cekë njëherë po në këtë forum kur ky A G. i këndonte titos së tijë të preferuar në gadime të epër, desh ran ë prush i shkreti tue ba be e erfe se si ka këndue atij por vetem nxansit të tijë rogos.
Tash ky ja paska fut dhe nik emnin tim, të tarsit,të grepit e të gjithë nikat e atyre që mendojnë dhe punojnë shqip,ja paska mvesh Ibrahim Kelmendit.Sha të madhin që më ka fal jeten nihem krenar nse pak kam bërë që i ngjan punës së Brahim kelmenit, e të disave që kjo ndyesirë e Akllapit të Lypjanit, i quan enverista e shum ista tjrë.
Agim si po të ec varreza e veturave të kalbura gjermane, në llaplasesë ......?!
Më lejoni që edhe një afishim të nofkës Grepi tua paraqes:
Dje, 22:39:01 #48
grepi
Anetar i vjeter
Anetar prej: 24.11.2004
Postime: 6,319
--------------------------------------------------------------------------------
Përse shikoni ate faqe Interneti ku vetem zi dhe terr paraqet Shqipërin dhe Shqiptarët, për ta fyer dhe diskredituar Komandantin Legjendar Adem Jashari, i kan vene afer brahim dinarin, keta si kan dhen ndoj nder të veqant siq pretendojn gjoja ne kemi dhe komandantin ketu dhe e respektojm, keta jan Komunist jugosllav dhe duke dashur ta ngrisin me lart titistin brahim dinarin, duan ta zhvlefsojn Luften e "Ushtris çliritare të Kosovës" dhe "Komandantin" Adem Jashari !!
a pat si shan ai familjari i brahim dinarit, në gjuhen shkinishte dhe thoshte se po shaj bosanski, qeshtu jan keta klysht e brahim dinarit dhe titistat e Kosovës, shkojn tu prek përanesh, jo esht bosan, jo esht kroat, jo esht slloven dhe dikur thon esht shka por burr i mire, kurr gje te keqe sna ka ber, sdo shkon shume kohe dhe do thon se mos me i pa nduc UçK-ja serbt as sna kishin vrar dhe as sna kishin djeg !!
kesaj sorte si atij Selim Hasanaj, duhet tua besh me beee Kosovën, të rrin atje në skandinavi dhe pushimet ti bejn ne Bosne, te han bureka dhe qebapa me boshnjak !!
Shfrytzoj rastin që ti shprehu mirënjohje dhe falenderim nofkës Shqipëruesi i cili në mënyrë direkte ia bëri me dije Tarasit se kush është dhe çka është:
Sot, 11:33:40 #66
Shqipëruesi
Anetar i vjeter
Anetar prej: 08.08.2004
Postime: 731
--------------------------------------------------------------------------------
Të përgjigjem unë "
Por pasi ti luan "qoke" me të tjerët pa më lejo mua të luaj unë të luaj pak"qoke" me ty.
Ti vazhdmisht "e merr në gojë" (për mua s'ka problem edhe mund ta marrësh),Shehollin mendova, se jo diçka tjetër.Athua Ibish, pse bën ti kështu? A mos të brenë ndërgjegja për ndonjë gjë dhe bëmat e tua tenton t'ua hudhësh të tjerëve?
Ku po të dhemb o Ibishi me nofkën kozake?
Në shkrimet tua paranojake,mendoj vetëm brenda një shkrimi të vetëm, ti demanton veten, me dhjetëra herë.Ti nuk di ç'flet, pastaj u hidhesh të tjerëve në qafë,pse ata s'e dashkan babain tënd, Enver Hoxha.Nëse e ke ti baba ne nuk e kemi xhanëm.E donim dikur, por me të parë të vërtetën me sytë tanë, nuk jemi kaq budallenj që ta duam më.
Ti dhe nofkat e shokët tjerë të tu,sulmoni njerëzit pse qenkan "titistë" !!!
Pa më thuaj Ibish ku të dhemb, mbase ka shërim,veçse ndonjë sëmundjeje shpirtërore,aty merret Zoti me ty,njerëzit nuk të ndihmojnë dot.
Po mirë.Ti flet për dallimin mes Titos dhe Enverit.Unë them ata ishin vëllezër të një ideologjie që u lind në Rusi dhe po atje ngordhi.Dallimet nuk ishin në nacionalizmat, por në internacionalizmin e tyre.Edhe këtu, Titoja doli më nacionalist se Enveri yt,ai i nxorri popujt e tij sllavë nga kthetrat e komunizmit Moskovit dhe u hap ndaj Perëndimit,e Enveri yt bëri të kundërtën,iku me vëllezërit e tij rusë.Iku drejt Moskës ,asaj Moske mëmë që aq shumë e donte.Po ti Ibish Neziraj a e do edhe ti Moskën pasi e adhuron kaq shumë Enverin?
Po ti Ibish,a i ke miq Miladin Popoviqët e Dushan Mugoshat Junior,siç i kishte miq babai yt Enver Hoxha?
Dhe,më thuaj të vërtetën,pse pas shembjes së komunizmit (Enverizmit) në Shqipëri,i gjithë populli atje mësyu kufirin për të ikur sa më larg atdheut? Një njeri,në këtë rast ,një popull,për të urrejtur vendin e tij,aty ku është lundur,ka hedhë hapat e parë të jetës,ku i ka thënë bukës bukë e ujit ujë dhe për të ikur sa më larg,duhet të ketë parë ferrin me sy ,se ndryshe pse do ikte populli nga vendi i tij?
etj etj etj
Mos u nxeh shumë "
Përshëndetje, Shqipëruesi
Si përfundim i këtij shkrimi të gjatë
A mos po rrënohet ajo që u ngrit me mund, djersë e gjak në Kosovën e sapo stolisur me pavarësi? Ata që janë duke vepruar në këto mënyra morbide duhet tu tregohet vendi nga shteti dhe ligji, sepse po luhet me ardhmërinë e një populli. Fatkeqësisht në rrënimin e vetëvetes jemi duke marrë pjasë të gjithë- kush më shumë e kush më pak. Sjelljet tona në përgjithësi janë një lloj turpi nacional që nuk e mban mend toka e arbërit. Me avantura të tilla manifestimesh të diktatorëve, të shpfjeve e denigrimeve, propogandës së shfrenuar staliniste, sharjes dhe pështyrjes së atyre që u bënë dhe për një dritë lirie, po tregohemi para botës se ne nuk duam atdhe e as liri. Lirinë dhe demokracinë e kemi kuptuar si diçka tejet ndyshe, por duhet të bindemi se ajo nuk lejon të sillemi aq poshtërsisht ndaj njëri tjetrit. Ka ardhë koha që të pastrohet njëherë e përgjithmonë shapi nga sheqeri. Ata që ndihen të lodhur dhe që energjinë e tyre e hargjojnë duke përqarë e duke u sillë me atdheun si të ishte prone private, duhet të shkojnë në pensione të parakohshme. Disa zotërinjëve që kanë pozita të larta ndoshta edhe nuk do u vijë mire, por triumfi i popullit është më i rëndësishëm, dhe se populli ynë sot ka njerz me ide ndryshe nga këta të avansuarit e rastit. Kosova dhe Shqipëria sot si kurrë më pare duhet ta kërkojnë ndihmën e Amerikës për tu mos rrënuar ajo që u ngrit me sakrifica. Përndryshe e në të kundërten shqiptarët do të vriten barbarisht ndërmjeveti duke mos përfillë as këshillat e miqëve ndërkombëtar. Këtij populli gjithmonë i janë ngritë gracka të tilla nga armiqët. Por sot, gracka po i ngrehim vetëvetes duke lozur me fatin e kombit.
P.S.
Unë si njeri u bëj thirrje nofkashëve të forumit www.kosova.de që të prononcohen publikisht se çka kanë kundër Agim Gashit!? Si gjurmues të pasionuar le ti qesin në pubik, nëse e kanë guximin, edhe qëndrimin tim në burgjet sllave, edhe qëndrimin në hetuesi dhe para gjyqeve jugosllave. A u ka prekë Agim Gashi në nder, familje, biznes apo kapital? Ku dhe kur Agim Gashi ka qenë kundër të mires kombëtare dhe çfarë gabimi kam bërë pasiqë ju paraqiteni si reje të atdheut!? Ju posedoni dosje të shumta ndaj gjithkujt, andaj me fakte paraqitni ato që ti din edhe masa e gjërë, por edhe unë që të kem mundësi bile në pleqëri të përmirësohem!? Në të kundërten ju lust të ndaleni se me këtë po e poshtersoni veten e juaj. Unë si njeri dhe si shqiptar nuk kam dëshirë të kem njerz të poshtër në mesin e kombit!