Editorial
Thanas L. Gjika: Edhe një herë për Ismail Kadarenë
E marte, 21.10.2008, 07:34 PM
EDHE NJE HERE
Ismail Kadare
Nga Thanas L. Gjika
Ismail Kadareja, duke qenë shkrimtari më i talentuar i letrave shqipe gjatë ketij gjysemshekulli, ngjall shpesh polemika pro dhe kundra.
Eshtë e vertete qe mbas ndërrimit të sistemit mjaft vepra të tij të shkruara në vitet e diktaturës, tingellojnë disi të vjetëruara ose jo shumë trimërore, por në kohën e botimit te tyre ato kishin një tingellim që nuk e kishin veprat e autorëve të tjerë, sepse në to ngrihej zëri për ruajtjen e dinjitetit njerëzor ndaj cbërjes së njeriut. Ishin veprat e tij qe na ndihmonin për të mos u bërë aq të këqinj sa e si na nxiste atmosfera e krijuar prej partisë-shet.
Kadareja, si ka shpallur edhe vete, nuk ka qenë një disident klasik, por nuk duhet harruar se ai më shumë se krijuesit e tjerë e sulmonte moralin e diktaturës, jepte sinjale që tregonin se koha tek ne ecte mbrapsht dhe jo në kahjen e saj normale. Vepra e tij, si cdo vepër letrare, nuk duhet vleresuar duke sjelle disa citate të shkëputura, por duke u lexuar e gjitha e duke u zberthyer domethenia themelore e saj.
Faji kryesor që krijuesit tanë më të tralentuar të kohës së diktaturës, si Kadareja, Agolli, Arrapi, e ndonjë tjetër, nuk e kundërshtuan hapur regjimin, nuk duhet parë thjesht si dobësi e karakterit të tyre, por si pasojë e egërsisë së diktaturës shqiptare, e cila si askund në Evropën Lindore, jepte dënime kapitale për trimëri të tilla. Ku u pushkatuan e u varrën poetë trima si Bloshmi, Leka e Nelaj, në vende të tjera!
Gjate regjimit diktatorial në Shqipëri ndiqej politika e ndotjes së përgjithshme. Sejcili detyrohej prej regjimit të kryente veprime ose të thoshte gjëra të tilla, që edhe në kohën kur ky regjim të ishte përmbysur, askush të mos kishte sy e faqe ta shante atë. Sa më të talentuar të ishin krijuesit, aq më të rafinuara merreshin masat që ata të njolloseshin. Kështu, Dritëronë e emëruan kryetar të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, e porositën të shkruante një poemë për komunistët, nuk ia botuan në gjuhë të huaj romanin humoristik Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, etj. Ismailit ia botuan në frëngjisht romanin Gjenerali i ushtërisë së vdekur se duhej treguar në Perëndim se edhe nën regjimin komunist mund të lulëzonte letërsia artistike; më tej e zgjodhën (e vunë) nënkryetar të Frontit Demokratik sa për fasadë, etj.
Vlerat e Kadaresë gjatë viteve 1960-91 për nivelin artistik dhe nëntekstin antidiktaturë, si dhe për evolucionin e tij të madh ideor në veprat e shkruara mbas 1991, janë të tilla që e nderojnë atë dhe ne si komb. Shoqëria jonë nuk ka akoma studiues të kualifikuar për të vlerësuar si e meriton veprën e Isamil Kadaresë. Për këtë arsye mendoj se njerez me kualifikim jashteletrar, është më mirë të mos prenoncohen me forcë kunder ketij autori e vepres se tij, mbasi një ditë opinionet e tyre për këtë kolos të letrave shqipe do të tingellojne tepër të vrazhda, të pamatura, ziliqare, etj, për të mos thënë se u përkasin ndonjë grupi veglash qorre që janë shtyrë për ta fyer e për ta detyruar atë që të mbyllte gojën edhe mbas 1991-shit.
Me respekt, prof. asc. dr Thanas L. Gjika.