E merkure, 11.12.2024, 12:44 PM (GMT)

Editorial

Jeton Kelmendi: Beogradi i bien tupanit Prishtina e luan vallen

E merkure, 22.10.2008, 06:39 PM


Jeton Kelmendi
Beogradi i bien tupanit Prishtina e luan vallen

 

Nga Jeton Kelmendi, Bruksel

 

Pas çdo lufte, vendi pushtues që ka humbur luftën, është tërhequr dhe populli i çliruar ka marrë në kontroll vetveten dhe të ardhmen e tij. Në Kosovë për çudi çdo gjë ka ndodhur jashtë çdo norme dhe kundrejt parimeve dhe ligjeve ndërkombëtare.   

 Vendi i vogël, me afër njëmbëdhjete mijë kilometra katror arriti ta bëjë krah  vetes ushtrinë më të fort në botë NATO-n dhe shtetet më të zhvilluara dhe më demokratike. Kështu nga populli duel një formacion ushtarak UÇK qe e nisi luftën, pastaj për më pak se dy vjet me ndihmën e forcave të Aleancës, Kosova u çlirua. Duke shikuar realitetin e kohës dhe gjendjen e keqe që ndodhej populli, kjo ishte një kthesë e madhe historike, por puna nuk përfundoj me kaq.  Se Serbia e humbi luftën, kjo është e thjeshtë për tu shpjeguar, por se si Kosova nuk po mund ta ndërtoj të ardhmen   e as ti bie vet tupanit e vet ta luaj  vallen, kësaj nuk e di si ti themi. Beogradi e ka humbur betejën me luftë por diçka tjetër me “paqe”.  Ndoshta sociologet mund ta quajnë ketë “gjysmë fitore të një humbje”, por unë e krahasoj me bërjen e muzikës dhe lojën e valles.  Në ketë rast duhet përmendur vetëm disa fakte: Beogradi e propozoj decentralizimin. Ajo u bë realitet dhe Prishtina nuk i bëri kundërshti, bëri ashtu siç ishte propozuar nga fqiu  dirigjues. Në negociatat dy paleshe  për zgjidhjen e statusit, pasi nuk u arrit marrëveshja, u tha nga Beogradi se duhet shtyre dhe ajo pati ndodhur, Prishtina nuk tha jo seriozisht. Kështu kemi mjafte shembuj, por këto dy që përmendem sa për ta argumentuar se sipas muzikës që  po e kompozon Serbia, po luhet vallja në Kosovë.

 

Valltarët politik si këngëtaret e tallavah-it

 

 Që t’ua gjej një  model  krahasues të përformancës së tyre, valltarëve  tanë “politikan”, m’u kujtua se këngëtaret kosovar të shundit ose siç po quhen në popull Tallava që janë bërë aq shumë, muzikën gjithmonë e kanë të huajën, më së shpeshti të vendeve ballkanike, por fjalët i prononcojnë gjysmë shqip. Të mendosh jo më shumë se dhjetë sekonda dhe ti krahasosh këto dy kategori, vëren një ngjashmëri tepër të madhe. Po në çoftë se të kërkohet ta bësh dallimin në mes tyre.  Për ketë duhet kohë tepër e gjatë dhe nuk mund gjesh  shumë dallime,  tek valltarët politik ekziston një xhelozi më e madhe dhe kritikojnë njëri tjetrin me fjalë që nuk thonë asgjë të hairit, kurse Tallava këngëtaret, sigurisht se janë xheloz edhe ata, por janë pak më të përmbajtur. Së paku kanë gënjyer nuk kam dëgjuar ti thonë njëri tjetrit ashtu siç ndodhë të valltarët politik.

Media në ketë rast shumë pak iu thotë atë që duhet thënë, pak i informon valltaret për rrugën e tyre, por fuqishëm iu shërben për lëshimet që ata bëjnë. Shqetësimi është edhe më i madh kur ti kthehesh pak vite më parë ose konkretisht pas çlirimit të vendit dhe ta analizosh unitetin politik të faktorit vendor në at kohë. Sigurisht aso kohe më së shumti i duhej uniteti popullit të sapo dalë nga lufta dhe vendit ta shkatërruar e djegur, por valltarët politik veç se nuk e hanin për së gjalli njëri tjetrin. Nuk u morën vesh për krijimin e një qeverie të përbashkët, për tre muaj sa u pati lënë kohë ish-shefi i UNMIK-t Bernard Kushner. Sikur të merreshin vesh dhe të krijohej qeveria, e jo të fillonte nga zero, padyshim se Kosova do bëhej më heret shtet dhe do kishte më pak korrupsion e shmë çka tjetër do ishte më ndryshe për të mirë.  E sot kur gjërat kanë ndryshuar dhe rrethanat janë krejtësisht tjera, ku lypen edhe mendime tjera, as pozitë as opozitë, nuk del kush ti thotë jo ndonjë propozimi që vjen nga fqinjët tanë “muzikëbërës”. Uniteti është i madh, ose të egrit janë zbutur edhe më shumë seç duhet, kurse të butet janë të butë. E keqja është se të fortë nuk kishim pasur por ose të fortit e fjalës kishin vdekur. 

 Pas sa muajsh të Pavarësisë së Ahtisarit, Kosovën e kanë njohur pesëdhjetë vende dhe atë falë ndikimit të SHBA-ve, jo të lobimit të qeverisë dhe faktorit politik të Prishtinës. Vendin e kanë njohur shtetet më të industrializuara të planetit dhe ekspertët ndërkombëtar e thonë se kjo është plotësisht e ligjshme. “Muzikëbërësi” i valltarëve të Kosovës Politike Qeveritare e opozitar nuk dinë të thonë jo. Si duket fjala jo u është fshirë nga fjalori i tyre varfanjak ose kanë ra në gjumin dimëror edhe pse me koha jemi akoma në vjeshtë. Beogradi ngriti çështjen e pavarësisë në gjykatën ndërkombëtare, për ta dëshmuar si jo legjitime siç thonë ata. Në Prishtinë nga Presidenti i Kukullave Fatmir Sejdiu, kryeministri i vet lëvduar Hashim Thaçi  e deri tek partitë opozitare, ambicioze për një prapanicë  në karrige të ministrit, nuk i shkon mendja kujt të thotë jo, jo nuk do të marrim pjesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, për shpalljen e pavarësisë, ose në gjykatë do të shtrohen për gjykim të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Serbinë dhe Kosovën.  A nuk ju mjaftojnë faktet që  Shqiptarëve të Kosova u është djegur pasuria, janë vrarë dhjetëra mira qytetarë të të gjitha moshave, janë dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre kohë pas kohe deri, një milion luftën e fundit . Dëmet e luftës paguhen gjithmonë sipas konventës ndërkombëtare, për këto duhet së pari një gjyq pastaj çështjet tjera.

Fundja edhe vendimi që do të dalë nga gjykata nuk është obligues për asnjërën palë. Kështu zë-vë-dhënësi i qeverisë Hajredin Kuqi, në vend se të dal para mediave dhe të thotë Kosova nuk e pranon një gjykim të tillë, ai tha se ne do të ndajmë një buxhet për ketë çështje. Puna e gjykatës zgjat deri në dy vjet dhe pos që është një kompozim i keq, është gjithashtu edhe një valle e keqe. Për të punuar punët e kryera, buxhetit të varfër të Kosovës  kjo do ti kushtoj goxha majm.  Ky gjyq do të ndikoj edhe në mos njohjen e pavarësisë nga vendet tjera.

Nuk e di kush, se ku mbeten tu  ato njëqind shtete që para pavarësisë ishin duke e pritur Hashimin. Ndoshta janë gjithnjë duke e pritur.

Pas  këtij procesi gjyqësor, ka informacione  se Prishtina dhe Beogradi do të kenë biseda të tjera shtesë dhe kjo prapë do të ndodh ngase valltarët tanë nuk do i thonë jo.  

       



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora